11/09/2026
Lamtumirë, Anik 🌈🐻
Në fillim të kësaj jave, i thamë lamtumirën ariut tonë të dashur Anikut.
Gjatë javëve të fundit, Aniku vuante nga vështirësitë në lëvizje, të cilat gradualisht u përkeqësuan. Në fund, ai nuk mund të ngrinte më pjesën e pasme të trupit dhe ishte në gjendje vetëm të zvarritej. Shenjat klinike tregonin për një hernie diskale ose një frakturë në zonën e shtyllës kurrizore. Fatkeqësisht, pavarësisht mjekimit, gjendja e tij nuk u përmirësua dhe nuk kishte më mundësi të tjera trajtimi. Rezultatet e autopsisë ende po i presim.
Ekipi ynë veterinar dhe kujdestarët tanë të përkushtuar bënë gjithçka që mundën për ta mbajtur Anikun sa më rehat, duke u siguruar që ai të merrte trajtimin e plotë të dhimbjeve dhe kujdesin më të mirë të mundshëm. Megjithatë, nuk kishte shpresë që ai të mund të qëndronte përsëri në këmbë. Duke pasur gjithmonë mirëqenien e tij në qendër të çdo vendimi, u mor vendimi i vështirë për ta lënë të largohej në paqe 💔
Aniku ishte një nga pesë arinjtë e shpëtuar nga restoranti “Te Ariu” në Prishtinë, në qershor të vitit 2013, duke u bërë një nga banorët e parë të strehimores tonë. Për më shumë se një dekadë, ai gëzoi sigurinë dhe kujdesin që i ishin mohuar për shumë vite.
Ata që e njihnin Anikun do ta kujtojnë si një shpirt të butë. Ai ndante hapësirën e tij me arinjtë Hana dhe Mali, dhe të tre jetuan së bashku në një harmoni të jashtëzakonshme. Prania e tij e qetë do t’i mungojë shumë të gjithëve që patën mundësinë të kujdeseshin për të.
Pusho i qetë, i dashur Anik. Faleminderit që na lejove të ishim pjesë e rrugëtimit tënd. Do të kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona ❤️
-------------------------------------------------------------
Farewell, Anik 🌈🐻
Earlier this week, we said a heartbreaking goodbye to our beloved senior brown bear, Anik, aged 27, at our sanctuary.
In recent weeks, Anik had been suffering from impaired mobility that got progressively worse. In the end, he could no longer lift his hindquarters and was only able to crawl. His clinical signs were indicative of either a slipped disc or a fracture in the vertebral area. Sadly, despite medication, his condition did not improve and there were no further treatment options available. The results of the post-mortem examination are currently pending.
Our veterinary team and dedicated caretakers did everything they could to keep Anik comfortable, ensuring he received full pain relief and the highest standard of care. However, there was no hope that he would ever be able to stand again. With his welfare always at the heart of every decision, the difficult choice was made to let him go peacefully. 💔
Anik was one of five bears rescued from the restaurant "Te ariu" in Prishtina in June 2013, making him one of the very first residents of the sanctuary. For more than a decade, he enjoyed the safety and care he had been denied for so many years.
Those who knew Anik will remember him as a gentle soul. He shared his enclosure with bears Hana and Mal, and the three lived together in remarkable harmony. His quiet presence will be deeply missed by everyone who had the privilege of caring for him.
Rest easy, dear Anik. Thank you for allowing us to be part of your journey. You will always hold a special place in our hearts. ❤️