Ministria e Zhvillimit Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal Ministarstvo za Regionalni Razvoj
Ministry of Regional Development

Zëvendësministri i Parë Ali Dula merr pjesë në festivalin “Patate Fest” në VushtrriSot me datë 08 tetor 2026 – Zëvendësm...
08/10/2026

Zëvendësministri i Parë Ali Dula merr pjesë në festivalin “Patate Fest” në Vushtrri

Sot me datë 08 tetor 2026 – Zëvendësministri i Parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Dula, mori pjesë sot në festivalin “Patate Fest”, të mbajtur në Vushtrri, një ngjarje që promovon prodhimet vendore, traditën bujqësore, ndërmarrësinë dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Në kuadër të këtij festivali, Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështeti pjesëmarrjen e disa bizneseve të udhëhequra nga gratë e rajonit të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, pjesëmarrja e të cilave u organizua përmes Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Veri (AZhR Veri).

Në ceremoninë solemne të hapjes së festivalit morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, z. Armend Muja, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, si dhe përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe akterë të tjerë të zhvillimit ekonomik.

Pjesëmarrja e MZhR-së në këtë aktivitet pasqyron rëndësinë që Ministria i kushton fuqizimit ekonomik të grave, mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, promovimit të produkteve vendore dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm rajonal.

Festivale të tilla përbëjnë një mundësi të rëndësishme për promovimin e potencialit ekonomik të rajoneve, zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve, si dhe rritjen e dukshmërisë së produkteve dhe shërbimeve vendore në treg.

Ministria e Zhvillimit Rajonal mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që nxisin ndërmarrësinë, fuqizojnë rolin e grave në ekonomi dhe kontribuojnë në zhvillimin e balancuar socio-ekonomik të të gjitha rajoneve të Republikës së Kosovës.

MZHR: Ministri Demiri merr pjesë në Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026.Gjilan, 8 tetor 2026 – Ministri i Zhvillimit Raj...
08/10/2026

MZHR: Ministri Demiri merr pjesë në Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026.

Gjilan, 8 tetor 2026 – Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, mori pjesë sot në Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka”

Ministri Demiri në këtë forum u shoqërua nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së, z. Ylber Çitaku, si dhe nga këshilltarët e Ministrit, z. Rejhan Elezi dhe z. Amer Karçe.

Në këtë forum, i cili bashkoi përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, komunitetit të biznesit, diasporës, universiteteve dhe partnerëve zhvillimorë, Ministri Demiri theksoi rëndësinë e zhvillimit të balancuar rajonal dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe diasporës.

Në fjalën e tij, Ministri Demiri vuri në pah potencialet e Anamoravës në bujqësi dhe përpunim, tregti, prodhim, turizëm dhe kapital njerëzor, duke theksuar se qëllimi i përbashkët duhet të jetë shndërrimi i këtyre potencialeve në investime, vende të reja pune dhe mundësi për të rinjtë.
“Zhvillimi rajonal fillon nga rajoni. Zhvillimi i balancuar i vendit nuk mund të ndërtohet vetëm nga qendra. Ai ndërtohet në rajone, me komunat, me bizneset vendore, me institucionet akademike dhe me njerëzit që jetojnë dhe investojnë këtu”, tha Ministri Demiri.
Ai prezantoi edhe rolin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes investimeve në projekte kapitale në komuna, programeve të zhvillimit rajonal, përfshirë Programin për Zhvillim Rajonal dhe Bujqësi, si dhe përmes koordinimit dhe partneritetit me komunat, institucionet qendrore, bizneset, universitetet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Duke folur për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, Ministri Demiri theksoi se MZHR-ja synon ta thellojë bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës, për krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet rajoneve.
Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se është propozuar organizimi në të ardhmen i një konference të përbashkët MZHR–OEK, ku bizneset nga rajonet e Kosovës do të kenë mundësi të takohen me partnerë ekonomikë nga vendet me të cilat Ministria ka memorandume bashkëpunimi, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe rolit të diasporës, e cila, përveç remitancave, përfaqëson një burim të rëndësishëm të kapitalit, njohurive dhe lidhjeve me tregjet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, Ministri mirëpriti prezantimin e platformës B2B, e cila synon të krijojë lidhje të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve vendore dhe bizneseve të diasporës.
Forumi përfshiu diskutime mbi potencialin ekonomik dhe mundësitë për investime në komunat e Anamoravës, prezantimin e platformës B2B dhe takime ndërmjet bizneseve vendore, përfaqësuesve të diasporës, institucioneve dhe akterëve të tjerë relevantë.

Në përmbyllje, Ministri Demiri uroi që diskutimet dhe takimet e forumit të konkretizohen në partneritete, projekte të përbashkëta dhe investime të reja në Anamoravë, duke ritheksuar se MZHR-ja do të mbetet partner i përkushtuar i komunave, bizneseve dhe të gjithë atyre që investojnë në zhvillimin e rajoneve të Kosovës.

Forumi Ekonomik i Anamoravës 2026 është organizuar në kuadër të projektit HOME – Holistic Opportunities for Migrant and Diaspora Engagement, të zbatuar nga Caritas Switzerland dhe të financuar nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.
___________________
MRR: Ministar Demiri učestvovao na Ekonomskom forumu Anamorave 2026.

Gnjilane, 8. oktobar 2026. godine – Ministar regionalnog razvoja, g. Rasim Demiri, učestvovao je danas na Ekonomskom forumu Anamorave 2026, koji su organizovali Privredna komora Kosova i Javni univerzitet „Kadri Zeka“.

Ministra Demirija na ovom forumu pratili su vršilac dužnosti generalnog sekretara Ministarstva regionalnog razvoja, g. Ylber Çitaku, kao i savjetnici ministra, g. Rejhan Elezi i g. Amer Karçe.

Na forumu, koji je okupio predstavnike centralnih i lokalnih institucija, poslovne zajednice, dijaspore, univerziteta i razvojnih partnera, ministar Demiri naglasio je značaj uravnoteženog regionalnog razvoja i saradnje između javnih institucija, privatnog sektora i dijaspore.

U svom obraćanju, ministar Demiri istakao je potencijale Anamorave u oblastima poljoprivrede i prerade, trgovine, proizvodnje, turizma i ljudskog kapitala, naglašavajući da zajednički cilj treba biti pretvaranje ovih potencijala u investicije, nova radna mjesta i mogućnosti za mlade.

„Regionalni razvoj počinje u samom regionu. Uravnotežen razvoj zemlje ne može se graditi samo iz centra. On se gradi u regionima, zajedno s opštinama, lokalnim preduzećima, akademskim institucijama i ljudima koji ovdje žive i investiraju“, izjavio je ministar Demiri.

Ministar je predstavio i ulogu Ministarstva regionalnog razvoja u podršci ekonomskom razvoju kroz ulaganja u kapitalne projekte u opštinama, programe regionalnog razvoja, uključujući Program za regionalni razvoj i poljoprivredu, kao i kroz koordinaciju i partnerstvo s opštinama, centralnim institucijama, poslovnom zajednicom, univerzitetima i međunarodnim partnerima.

Govoreći o saradnji s poslovnom zajednicom, ministar Demiri naglasio je da Ministarstvo regionalnog razvoja nastoji dodatno produbiti saradnju s Privrednom komorom Kosova radi stvaranja novih mogućnosti za preduzeća i jačanja ekonomskih veza između regiona.

U tom kontekstu, saopštio je da je predloženo buduće organizovanje zajedničke konferencije MRR–PKK, na kojoj bi preduzeća iz različitih regiona Kosova imala priliku da se sastanu s ekonomskim partnerima iz zemalja s kojima Ministarstvo ima potpisane memorandume o saradnji, uključujući Tursku, Bugarsku, Albaniju, Crnu Goru i Sjevernu Makedoniju.

Posebna pažnja posvećena je i ulozi dijaspore, koja, pored novčanih doznaka, predstavlja značajan izvor kapitala, znanja i veza s međunarodnim tržištima. U tom kontekstu, ministar je pozdravio predstavljanje B2B platforme, čiji je cilj uspostavljanje direktnih veza između lokalnih preduzeća i preduzeća iz dijaspore.

Forum je obuhvatio diskusije o ekonomskom potencijalu i mogućnostima za investiranje u opštinama Anamorave, predstavljanje B2B platforme, kao i susrete između lokalnih preduzeća, predstavnika dijaspore, institucija i drugih relevantnih aktera.

Na kraju, ministar Demiri izrazio je nadu da će se diskusije i susreti održani tokom foruma konkretizovati kroz partnerstva, zajedničke projekte i nove investicije u Anamoravi, ponovo naglašavajući da će Ministarstvo regionalnog razvoja ostati posvećen partner opštinama, preduzećima i svima koji ulažu u razvoj regiona Kosova.

Ekonomski forum Anamorave 2026 organizovan je u okviru projekta HOME – Holistic Opportunities for Migrant and Diaspora Engagement (Sveobuhvatne mogućnosti za uključivanje migranata i dijaspore), koji sprovodi Caritas Switzerland, a finansira Vlada Kneževine Lihtenštajn.

MZHR organizon takim informues për identifikimin e zonave për investime strategjike në Rajonin Zhvillimor LindjeSot më 0...
06/10/2026

MZHR organizon takim informues për identifikimin e zonave për investime strategjike në Rajonin Zhvillimor Lindje

Sot më 06 tetor 2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi takim informues në Rajonin Zhvillimor Lindje, me qëllim të formimit të Grupit Punues në nivel rajonal, i cili do të angazhohet në procesin e identifikimit të zonave të përshtatshme për investime strategjike.
Takimi kishte për qëllim informimin dhe koordinimin e akterëve relevantë në nivel rajonal, si dhe diskutimin e potencialeve, nevojave dhe prioriteteve investuese të rajonit, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Procesi i identifikimit të zonave për investime strategjike synon të krijojë një bazë të qëndrueshme për orientimin e investimeve dhe shfrytëzimin më efikas të potencialeve zhvillimore të Rajonit Zhvillimor Lindje, duke kontribuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit.
Në kuadër të takimit, u prezantua gjithashtu edhe fillimi i procesit të brendimit të rajoneve zhvillimore, i cili synon krijimin dhe promovimin e një identiteti të qëndrueshëm, të dallueshëm dhe konkurrues për rajonet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e komunave të Rajonit Zhvillimor Lindje shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe angazhim aktiv në realizimin e këtyre proceseve, të cilat synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të balancuar të rajonit.

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së Ali Dula takon Presidentin Erdoğan në kuadër të TEKNOFEST 2026Në kuadër të vizitës zyr...
05/10/2026

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së Ali Dula takon Presidentin Erdoğan në kuadër të TEKNOFEST 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, Zëvendësministri i Parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Dula, i deleguar nga Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, takoi Presidentin e Republikës së Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, gjatë pjesëmarrjes në festivalin ndërkombëtar të teknologjisë dhe aviacionit TEKNOFEST 2026 në Şanlıurfa.

Takimi përbëri një nga momentet e rëndësishme të vizitës zyrtare duke reflektuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë takimit, z. Dula theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, teknologjinë, inovacionin dhe zhvillimin rajonal.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për zhvillimin e nismave e projekteve të përbashkëta, në funksion të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

MZHR organizon takim informues për identifikimin e zonave për investime strategjike Ministria e Zhvillimit Rajonal sot m...
02/10/2026

MZHR organizon takim informues për identifikimin e zonave për investime strategjike

Ministria e Zhvillimit Rajonal sot më datë 02.10.2026 , realizoi takim informues në Rajonin Zhvillimor Jugperëndim për formimin e Grupit Punues në nivel rajonal, i cili do të angazhohet në procesin e identifikimit të zonave për investime strategjike.
Takimi synon të informojë dhe koordinojë akterët relevantë në nivel rajonal, me qëllim identifikimin e potencialeve, nevojave dhe prioriteteve investuese që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajonit.

Procesi i identifikimit të zonave strategjike pritet të shërbejë si bazë për orientimin më të mirë të investimeve dhe për shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të Rajonit Zhvillimor Jugperëndim.
Gjithashtu, u njoftua nisja e procesit të brendimit të rajoneve, me qëllim krijimin e një identiteti të qëndrueshëm dhe konkurrues për rajonet zhvillimore.

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së Ali Dula viziton TEKNOFEST-in në TurqiSot, më 02.10.2026, në kuadër të vizitës zyrtare...
02/10/2026

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së Ali Dula viziton TEKNOFEST-in në Turqi

Sot, më 02.10.2026, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, Zëvendësministri i Parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Dula, i deleguar nga Ministri z. Rasim Demiri, vizitoi TEKNOFEST-in, festivalin ndërkombëtar të teknologjisë dhe aviacionit që këtë vit po zhvillohet në qytetin e Şanlıurfës.

Gjatë vizitës, z. Dula vizitoi hapësirat ekspozuese dhe u njoh nga afër me projektet, produktet dhe zgjidhjet inovative të prezantuara në fusha të ndryshme të teknologjisë, përfshirë inteligjencën artificiale, robotikën, aviacionin, hapësirën dhe teknologjitë e avancuara.

TEKNOFEST përfaqëson një platformë të rëndësishme për promovimin e inovacionit dhe teknologjisë, duke bashkuar të rinj, studentë, studiues, universitete, institucione dhe kompani me qëllim të zhvillimit dhe promovimit të ideve dhe zgjidhjeve të reja teknologjike.

Me këtë rast, z. Dula vlerësoi përparimin e Turqisë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke theksuar rëndësinë e investimeve në dije, arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim teknologjik.

Vizita në TEKNOFEST ofroi mundësi për t’u njohur me përvojat dhe praktikat e avancuara të Turqisë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të cilat mund të shërbejnë si referencë dhe frymëzim për iniciativa të ngjashme në Kosovë.

Në kuadër të mandatit të saj, Ministria e Zhvillimit Rajonal mbetet e përkushtuar në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar rajonal, fuqizimin e të rinjve dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e potencialit njerëzor, inovacionit dhe konkurrueshmërisë ekonomike.

MZHR organizon takim informues për identifikimin e zonave për investime strategjike Ministria e Zhvillimit Rajonal ka or...
02/10/2026

MZHR organizon takim informues për identifikimin e zonave për investime strategjike

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka organizuar takim informues në Rajonin Zhvillimor Perëndim për formimin e Grupit Punues në nivel rajonal, i cili do të angazhohet në procesin e identifikimit të zonave për investime strategjike.

Takimi synon të informojë dhe koordinojë akterët relevantë në nivel rajonal, me qëllim identifikimin e potencialeve, nevojave dhe prioriteteve investuese që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajoneve.

Procesi i identifikimit të zonave strategjike pritet të shërbejë si bazë për orientimin më të mirë të investimeve dhe për shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të rajoneve të Kosovës.

Gjithashtu u njoftua nisja e procesit të brendimit të rajoneve, me qëllim krijimin e një identiteti të qëndrueshëm dhe konkurues për rajonet zhvillimore.

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së, z. Ali Dula, në takim me Zëvendësministrin turk të Industrisë dhe Teknologjisë, z. Mu...
01/10/2026

Zëvendësministri i Parë i MZHR-së, z. Ali Dula, në takim me Zëvendësministrin turk të Industrisë dhe Teknologjisë, z. Muhammet Kasım Gönüllü

Sot, më 1 tetor 2026, Zëvendësministri i Parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, z. Ali Dula, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, si i deleguar i Ministrit të Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, dhe në këtë cilësi përfaqëson Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës.

Vizita realizohet me ftesë të Qeverisë së Republikës së Turqisë, përkatësisht Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, dhe zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në TEKNOFEST, që po mbahet në qytetin e Şanlıurfës.

Gjatë vizitës, z. Dula u prit në takim nga Zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Republikës së Turqisë, z. Muhammet Kasım Gönüllü. Në cilësinë e të deleguarit të Ministrit Demiri, z. Dula përfaqësoi Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në këtë takim, ku u diskutua për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, veçanërisht në fushat që lidhen me zhvillimin rajonal, teknologjinë, industrinë dhe zhvillimin ekonomik.

Pjesëmarrja e përfaqësuesit të MZHR-së në TEKNOFEST 2026 paraqet një mundësi të rëndësishme për njohjen me zhvillimet dhe inovacionet e reja teknologjike e industriale, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave që mund të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe nismave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal.

Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të ndërsjellë, ndërsa takime të tilla institucionale kontribuojnë në thellimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri ka realizuar aktivitetin në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të...
30/09/2026

Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri ka realizuar aktivitetin në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri”

OJQ “AZHR VERI”, më 29 shtator 2026, në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar Rajonal”, i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, mbajti trajnimin “Rreziqet ndaj sigurisë – Masat parandaluese dhe mbrojtëse!”.

Trajnimi kishte në fokus identifikimin e rreziqeve dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse në vendin e punës dhe ishte i dedikuar për bizneset lokale, përfaqësuesit e institucioneve dhe të gjithë të interesuarit për përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të mbrojtur në vendin e punës.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR mori pjesë z. Kreshnik Uka, i cili ishte i pranishëm në cilësinë e monitoruesit të këtij projekti.

Aktiviteti është mbajtur në Mitrovicë.

Ministri Demiri priti në takim Kryetarin e OEK-së, Lulzim RafunaMinistri i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, priti so...
29/09/2026

Ministri Demiri priti në takim Kryetarin e OEK-së, Lulzim Rafuna

Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, priti sot në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u diskutua për mandatin dhe fushëveprimtarinë e MZHR-së, me theks në mbështetjen e komunave me investime në projekte kapitale, si dhe në mbështetjen e bizneseve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Z. Rafuna e njoftoi Ministrin Demiri për Konferencën Rajonale që do të mbahet më 8 tetor 2026 në Gjilan, për të cilën i përcolli ftesën për pjesëmarrje aktive dhe fjalë rasti. Konferenca organizohet në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka”, ndërsa mbështetet nga komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, si dhe nga Caritasi Zviceran.

U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së, z. Ylber Çitaku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me theks të veçant propozimin e Ministrit Demiri lidhur me organizimin në të ardhmen të një konference të përbashkët MZHR–OEK, me pjesëmarrjen e bizneseve dhe partnerëve nga vendet me të cilat MZHR ka memorandume bashkëpunimi, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim u theksua rëndësia e partneritetit ndërmjet institucioneve publike, komunitetit të biznesit, universiteteve dhe partnerëve zhvillimorë për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.
——————————
Ministar Demiri održao sastanak sa predsednikom PKK-a, Lulzimom Rafunom

Ministar regionalnog razvoja, g. Rasim Demiri, sastao se danas sa predsednikom Privredne komore Kosova, g. Lulzimom Rafunom, i njegovim saradnicima.

Tokom sastanka razgovarano je o mandatu i delokrugu rada Ministarstva regionalnog razvoja, sa posebnim osvrtom na podršku opštinama kroz ulaganja u kapitalne projekte, kao i na podršku preduzećima i organizacijama civilnog društva.

G. Rafuna je upoznao ministra Demirija sa Regionalnom konferencijom koja će biti održana 8. oktobra 2026. godine u Gnjilanu, na koju mu je uputio poziv za aktivno učešće i obraćanje. Konferencija se organizuje u saradnji sa Univerzitetom „Kadri Zeka“, a podržavaju je opštine Gnjilane, Kamenica i Vitina, kao i Švajcarski karitas.

Vršilac dužnosti generalnog sekretara Ministarstva regionalnog razvoja, g. Ylber Çitaku, istakao je značaj saradnje, posebno predlog ministra Demirija da se u budućnosti organizuje zajednička konferencija Ministarstva regionalnog razvoja i Privredne komore Kosova, uz učešće preduzeća i partnera iz zemalja sa kojima Ministarstvo regionalnog razvoja ima memorandume o saradnji, uključujući Tursku, Bugarsku, Albaniju, Crnu Goru i Severnu Makedoniju.

Na sastanku je istaknut značaj partnerstva između javnih institucija, poslovne zajednice, univerziteta i razvojnih partnera za unapređenje ekonomskog i regionalnog razvoja.

Address

Ndërtesa E Qeverisë, Ish Rilindja
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Zhvillimit Rajonal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share