15/10/2025
Diteve të fundit patëm kënaqësinë të inaugurojmë kabinetin e ri të Teknologjisë së Informacionit (IT) në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” – një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më moderne për nxënësit tanë. 💻✨
Ky kabinet do t’u mundësojë të rinjve të mësojnë në një ambient bashkëkohor, me pajisje adekuate dhe me përmbajtje që i afrohen standardeve evropiane të arsimit profesional.
Faleminderit nga zemra stafit të përkushtuar të Qendrës për punën, bashkëpunimin dhe entuziazmin që tregojnë çdo ditë, si dhe një falënderim i veçantë për Humanity First për mbështetjen bujare dhe përkushtimin ndaj arsimit dhe komunitetit. 🙏
Ky është edhe një shembull i bukur se si bashkë mund të krijojmë ndryshim të qëndrueshëm dhe me ndikim real.
Shihemi ne projektet e radhes🫶