KosInt

KosInt Private Intelligence Agency

Lufta Izrael-Gaza!!Pse Izraeli po heziton te urdheroje ofensiven t**esore ne Gaza!?Ndonese shume analiste nderkombetare,...
25/10/2023

Lufta Izrael-Gaza!!

Pse Izraeli po heziton te urdheroje ofensiven t**esore ne Gaza!?

Ndonese shume analiste nderkombetare, prisnin qe Izraeli te niste nje ofensive t**esore ne Rripin e Gazes qe 10 dite me pare, parashikimet e tyre dolen te gabuara!

Ndonese Izraeli ka rrethuar kufirin me Rripin e Gazes, deri me sot nuk ka guxuar te hyje me trupa ne Gaza dhe eshte mjaftuar vetem me bombardime ajrore, te cilat nuk kane pasur fare efekt mbi Hamasin, por vetem sa kane sjelle viktima te shumta me disa mijra ne civile, duke i prishur pune dhe imazhit te Izraelit ne bote, ne rrafshin propagandistik, qe eshte dhe nje pjese jo pak e rendesishme e luftes!

Per te kuptuar pse Izraeli po heziton te futet me ushtri ne Gaza, e cila eshte dhe menyra e vetme per te demtuar apo luftuar Hamasin, duhet te njohim dhe artin e luftes!

Per ne qe e njohim luften dhe taktikat e saje, hezitimi i Izraelit, apo dilemat e shumta, jane fare llogjike dhe normale. Pasi kjo do jete nje lufte dhe beteje urbane.

Lufta urbane eshte dhe lloji me i veshtite i luftes, sepse ne dallim me luften frontale ne terren te hapur, ne kte lufte superiotiteti teknologjik ne armatim zerohet dhe tanket nuk kane hapesire manovrimi dhe bllokohen nga barrikadat apo rrenojat e ndertesave duke u kthyer ne nje gjah te lehte per kundratanket e kundershtarit te cilat mund te te godasin nga te kater anet nga distanca te aferta, fshehur nen ndonje rrenoje apo nga ndonje nga dritaret e shumta te pallateve dhe shtepiave perreth!
Te vetmet arme qe vlejne ne nje lufte urbane, jane armet e kembesorise, automatiket, mitralozet, snajperet dhe granatat e dores, arme te cilet i posedojne te dyja palet, me te cilat duhet te luftojne te barabarte, lagje me lagje, banese me banese dhe dhome me dhome!

Ne luften urbane dhe bombardimet ajrore mbi pallate dhe ndertesa shkojne ne disfavor te ushtrise sulmuese, pasi i kthejns rruget dhe rrugicat e qyteteve ne pirgje te medha rrenojash, te cilat forcat mbrojtese i kthejne kollaj ne fortesa dhe barrikada gjigande te pakalueshme, duke u fshehur nen to!

Shpesh ne historine e njerezimit, betejat urbane kane percaktu dhe fatet e luftes, pasi jane betejat me humbjet me te medha ne njerez. Nje shembull i tille eshte dhe beteja urbane e Stalingradit qe vendosi dhe fatet e luftes se dyte boterore!

Nga betejat me te famshme dhe me te pergjakshme urbane ne historine e njerezimit do permendja, betejen e Stalingradit 1942, Betejen e Berlinit 1945 dhe betejen e Maniles 1945, e cila eshte konsideru dhe si Stalingradi i Azise!

Kohet e fundit, beteja urbane te pergjakshme, me humbje te medha jetesh nga te dyja palet, kemi pare ne betejen e Groznit, ne Çeçeni, ne betejen e Alepos, ne Siri dhe ne betejat e Mariupolit dhe Bakhmutit se fundmi ne luften e Ukraines!

Pra dhe arsyeja pse Izraeli po mendohet e mendohet mire, eshte sepse e di se çfare e pret ne nje beteje urbane ne Gaza!

Ne dallim me tre luftrat e meparshme, ate te 1948, ate te 1967 dhe ate te 1973, te cilat ishin luftra frontale ne terrene te hapura, si ne shkretetirat e gadishullit te Sinait, apo ne malesite e Sirise, ne lartesite Golan ku armatimet qe dergonte Amerika kishin efekt, kjo eshte hera e pare qe Izraeli po perballet me nje lufte totalisht urbane, ku asnje armatim i rende dhe modern qe mund te mari nga Amerika nuk i hyn shume ne pune!

Si e spjegova me lart, çdo beteje urbane eshte ekstremisht e veshtire dhe e ashper me humbje te medha per te dyja palet, por nje lufte ne Gaza eshte akoma me e veshtire se nje lufte normale urbane, per shkak te disa tipareve qe do i spjegoj ketu!

Ne rradhe te pare, Rripi i Gazes eshte nje territor jo vetem ekstremisht i urbanizuar, me ndertesa, pallate dhe labirinthe rrugesh pafund, nga veriu, deri ne kufirin egjiptian, por ka dhe nje dendesi popullsie nga me te lartat me bote.

Ne vetem 365 km² siperfaqe, jetojne me shume se 2 miljone banore palestineze, qe nese do jipja nje shembull ilustrues per ta bere panoramen me te qarte, eshte njesoj sikur te gjithe banoret e Shqiperise, te mblidhen per te jetuar ne territorin ne gjatesi nga qyteti i Durresit deri ne Rrogozhine ne lumin Shkumbin dhe nje gjeresi 7 deri ne 10 kilometra!

Perveç ketyre, ne Gaza ka dhe nje element shume te rendesishem, i cili eshte shume i favorshem per mbrojtesit dhe shume i disfavorshem per sulmuesit, nje element qe ska qene prezent as ne betejat e Stalingradit, eshte Gaza e nendheshme. Rreth 500 kilometra rrjet tunelesh te ndertuara disa dhjetra metra nen t**e, tunele te cilat lidhin çdo pjese te Gazes dhe gjithashtu lidhen dhe me territorin egjiptian. Ne keto labirinthe tunelesh, Hamasi ka jo vetem shtabin e pergjithshem, por ka dhe punishte armatimi dhe depo te medha me armatime. Keto tunele jane aq thelle nen t**e, sa nuk ka asnje lloj predhe apo rakete izraelite qe te mund ti depertoje nepermjet bombardimit.
Tunelet e Gazes, kane rreth 16 vjet qe kane filluar te ndertohen dhe gjate kohes jane perfeksionuar, modernizuar dhe ne disa prej tyre ka dhe shina treni per te bere te mundur levizjen e shpejte te trupave dhe armatimeve nga nje cep ne njerin cep te Gazes ne rast lufte!
Kjo do te thote se Hamasi nepermjet tuneleve dhe daljeve sekrete qe ka ne te gjithe territorin, mund ti dali dhe pas shpine ushtareve izraelite dhe ti godasi aty ku nuk e presin dhe ne territore qe ato kane mendu me pare se i kan siguru!

Pra, Izraelit i duhet te perballet, jo vetem me luften e tmerrshme urbane, lagje me lagje, pallat me pallat, shtepi me shtepi dhe dhome me dhome siper t**e, por i duhet me pas te futet dhe te luftoje pellembe per pellembe ne tunelet e nent**es, ku humbjet per ushtaret izraelite do ishin katastrofike!

Nje element po ashtu i rendesishem per tu permendut, eshte dhe fakti qe dekaden e fundit, Hamasi jo vetem ka rritur profesionalizmin dhe ka shtu numrin e ushtareve, te cilet dhe para mobilizimit varionte nga 50.000 deri ne 70.000 luftetare, qe per nje lufte mbrojtese urbane dhe ndnt**esore jane tmeresisht shume. Po ashtu Hamasi kohet e fundit, eshte furnizuar dhe me arme moderne perendimore, kryesisht kundratanke, te cilat i ka mare nga Rusia nepermjet Iranit dhe jane arme te kapura nga ushtria ruse ne luften e Ukraines!

Gjate ksaj kohe kam degju si qeveritaret izraelite, si analiste ushtarak mbi kete lufte qe pritet te ndodhe dhe projektimet me optimiste per Izraelin qe i japin qeveritaret e Izraelit per te motivu ushtaret e tyre flasin per nje lufte disa mujore, ndersa ato me realiste neutrale nga specialiste perendimore, flasin per nje lufte shume te gjate, te cilen Izraeli e ka te pamundur ta fitoje!

Por, a do japi urdher Netanjahu per sulmin me trupa t**esore!?
Personalisht mendoj se po, pasi nese nuk e ben do ishte fundi i tije politik!
Pra, personalisht pres ate luften e tmerrshme urbane dhe nent**esore, e cila do jete sa e pergjakshme dhe e gjate, aq dhe e rrezikshme per te ndezur lindjen e mesme duke e çuar ne nje lufte te madhe rajonale...

Ingrit Bonati

ELI COHENEli Cohen, spiun izraelit i lindur në Egjipt, i cili u infiltrua në radhët më të larta të ushtrisë siriane dhe ...
21/09/2023

ELI COHEN

Eli Cohen, spiun izraelit i lindur në Egjipt, i cili u infiltrua në radhët më të larta të ushtrisë siriane dhe qeveritare duke u paraqitur si një biznesmen sirian. Midis 1961 dhe 1965 Cohen i kaloi sekretet siriane qeverisë Izraelite në atë që mbahet mend si një nga operacionet më të guximshme dhe më produktive të mbledhjes së inteligjencës në historinë e Izraelit.
Ai punonte si përkthyes dhe llogaritar përpara se të rekrutohej nga inteligjenca izraelite në 1960.
Cohen arriti te krijonte besim dhe kontakte të shumta me zyrtarë të lartë sirianë, të cilët i joshi në banesën e tij me festa të bujshme, ku perfshiheshin pije alkoolike dhe pr******ta. Me kalimin e viteve, ai ishte në gjendje t'i siguronte Mossad-it informacion të gjerë mbi rendin sirian të betejës, vendndodhjen e fortifikimeve, marrëdhëniet e Sirisë me Bashkimin Sovjetik, thashethemet parlamentare dhe betejat për pushtet brenda udhëheqjes.
Cohen njihet ndryshe nga izraelitet si "njeriu yne ne Damask" per shkak të një operacioni shumë të veçantë të zhvilluar në Golan (territor i cili ne ate kohe ishte në duart e sirianeve). Kur ai dhe miqte e tij vizituan Golanin, vunë re se ushtarët sirianë në detyrë ishin shumë të ekspozuar ndaj diellit.
Ai u sugjeroi komandantëve që ata të mbillnin pemë eukalipt, gjoja për të siguruar hije për ushtarët dhe për t'i bërë gjërat më të lehta për ta, por në fakt propozimi i shërbeu Forcës Ajrore Izraelite: Në Luftën Gjashtë Ditore, pilotët izraelit mund të identifikonin pemët eukalipt nga sipër duke iu siguruar kështu sulmin e sakte ndaj bazave te armikut.
Nën presionin e mbajtësve të tij në Izrael, dhe vetbesimit te lartë nisur nga arritjet personale, Cohen filloi të transmetonte mesazhe në kodin Morse në baza gati-ditore duke përdorur një pajisje telegrafike që e mbante të fshehur në shtëpinë e tij. Por transmetuesi i tij shkaktoi ndërhyrje në radion e përdorur nga shefi i komandës së ushtrisë siriane, e cila ishte përtej rrugës nga banesa e tij, duke çuar përfundimisht në kapjen e tij.
Ne 18 maj 1965, Cohen u ekzekutua duke u varur publikisht për 6 orë në sheshin Marjeh, Damask. Trupi i tij nuk u rikthye kurrë në Izrael. Edhe sot rreth 54 vitesh pas vdekjes se tij, Sirianet refuzojnë kthimin e trupit të tij në familje.

Konflikti në krahinen Nagorno-Karabakh Forcat ushtarake të Azerbaijan në një operacion ushtarak mirë të organizuar kan a...
20/09/2023

Konflikti në krahinen Nagorno-Karabakh

Forcat ushtarake të Azerbaijan në një operacion ushtarak mirë të organizuar kan arritur që brenda ditës të marin nën kontroll Karabakh. Avantazhin kryesorë e ka pasur përdorimi i Bayraktar TB2 duke shkatrruar pikat strategjike të mbështetjes ushtarake të ushtrisë Armene.

15/09/2023

KOSINT do të thotë (Kosova Open Source Intelligence)
Agjencion Privat i Inteligjencës. Përbëhet nga profesionalist të fushës së inteligjencës. Qëllimi kryesor është analizimi i ngjarve me interes shtetëror dhe publik për qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë profesionale dhe përpilimi i artikujve që vendosin dritë mbi dezinformimin dhe propagandën e shërbimeve jo-mike në vendit tonë.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KosInt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share