Koha Press

Koha Press Koha Press është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë.

05/03/2025
🔴Arrestohet anti-islamisti Ismet Popaj, personi që provokoi muslimanët në ditën e tretë të Ramazanit.Një incident i paza...
04/03/2025

🔴Arrestohet anti-islamisti Ismet Popaj, personi që provokoi muslimanët në ditën e tretë të Ramazanit.

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Personi i dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari, tashmë i arrestuar nga Policia, grisi Kuranin ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

28/02/2025

Po vazhdon numërimi i votave me postë që kanë ardhur nga diaspora. Ndërkohë, janë numëruar edhe dy kuti të tjera nga votat në Gjakovë . Nacionale ju sjellë detaje nga numërimi atje…

Lëvizja Vetëvendosje po prinë me vota, megjithatë, ndiqet menjëherë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në njërën nga këto vendvotime, VV ka marrë 161 vota, pasuar nga LDK më 91, AAK me 36 dhe PDK me 7 vota.

VP 02/05 Gjakove

LDK 91

VV 161

PDK 7

AAK 36

Në një tjetër vendvotim, LDK ka marrë më shumë vota se VV, me gjithsej 172 krahasuar me 92.

Vp 02/12 Gjakove

LDK 172

VV 92

PDK 8

AAK 16

Ndërkohë, më poshtë, gjeni votat e publikuara gjatë ditës nga gazeta Nacionale.

Gjakove VP 02/07

LDK - 78

PDK 22

VV - 237

AAk 24

Irdk 11

Familja 0

PLE 5

Dhe:

Gjakove VP02/05

LDK 85

PDK 12

VV 140

AAk 22

Familja 1

Irdk 10

Srpska 3

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar statistikat e votave nga diaspora, që kanë votuar në ambasada e konsullata.

Aktualisht, janë numëruar 40 kuti, nga 43 në total.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 10 mijë e 898 vota.

PDK-ja është e dyta me 1 mijë e 10 vota, kurse LDK-ja ka 1 mijë e 6 vota. Kurse, AAK-ja ka 260 vota.

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Ambasada e Konsullata 👇👇
28/02/2025

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Ambasada e Konsullata 👇👇

🔴 Haxhiu për skenaret e koalicioneve potenciale, LDK rritet vetëm në rast se ka koalicion VV-PDK🔴 “As LVV nuk i ka të si...
27/02/2025

🔴 Haxhiu për skenaret e koalicioneve potenciale, LDK rritet vetëm në rast se ka koalicion VV-PDK

🔴 “As LVV nuk i ka të sigurt deputetët – Ka frikë mes “As LVV nuk i ka të sigurt deputetët – Ka frikë mes PDK-së e LDK’së – Krejt variantet na çojnë në zgjedhje të parakohshme”, Blerim Latifi në Pressing

🔴 “Ia rrit PDK-së, ia zvogëlon LDK-së – VV shkon në 50 ”, matematika e Nexhmedin Spahiut për mandatet

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e grevaKryesindikalisti i Arsimit, Rra...
26/02/2025

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri ku sipas tij, do të ulet e të bisedojë me sindikatat.

Jasharaj në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur “prirje” për të realizuar kërkesat e sindikalistëve.

“Kjo mungesë dhe kjo vonesë e aq më keq që nuk dihet ndonjë datë saktë se kur do të aktivizohet parlamenti dhe qeveri e dalë nga vota e 9 shkurtit. Është normale që krijohen telashe shtesë ngase edhe gjatë katër vitet e Qeverisë Kurti 2 e cila nuk ka pasur ndonjë rezultat të shënuar sepse ka munguar dialogu dhe shumë nga çështjet e ngritura nuk janë përfillur nga kjo qeveri dhe çdo vonesë ndikon që çështjet problemet dhe sfidat të shtohet dhe neve na mbetet të urojmë që të kemi një qeveri që së paku që dinë të qaset dialogu dhe të ulet me sindikata. Na mbetet të urojmë që të mos na ndodh sikur katër vite me qeverisjen e Kurtit që nuk ka ekzistuar fare. Kur kërkesat jo vetëm të sindikatës sonë, por edhe të policisë zjarrfikësve kanë mbetur si kërkesa të publikuara të protestuar, mirëpo nuk kemi pasur ndonjë dialog dhe kjo qeveri që shkoj nuk ka pasur prirje për të realizuar ndonjë kërkesë, dhe kërkesat kanë mbetur të parealizuara dhe gjërat që kanë bërë për arsimit dhe të tjerët nuk kanë qenë marrëveshje me sindikatat kanë qenë sepse qeverisë i ka shkuar në mbetje ta bëjë”.

Tutje, ai ka thënë se pagat në Kosovë janë më të ultat në Ballkan:

“Çështja e parë jemi të përgatitur që ta kemi një ministri që i kupton hallet e sindikatës që do të jetë në biseda kontrata kolektive ngase edhe sektori i arsimit dhe të tjerët nuk kanë kontratë por as punëtorët e sektorit publik nuk kanë marrëveshje kolektive. Këto pagat në Kosovë kanë mbetur më të ulëta në Ballkan dhe si të tilla nuk janë më ato që japin mundësi një punëtori të arsimit dhe të tjerëve të jetojnë pa brenga dhe shumica prej tyre janë në kredi dhe jetesa e tyre është rënduar vazhdimisht”.

“Çdo herë më lehtë është të debatohet dhe të arrihet marrëveshje kur formohet qeveria prej dy ose më shumë subjekteve politike ngase sindikatat më lehtë nëse kanë përplasje me një subjekt që është në qeveri angazhohet që nga subjekti tjetër të gjejë ndonjë njeri që është më i mirë kuptueshëm. Qeveritë që janë dy ose më shumë subjekte janë më të kujdesshme kurse është parë tek ne kur një parti fiton bindshëm dhe e ka qeverinë dhe parlamentin vet sillet me kryeneçësia dhe nuk ka prirje për dialog. Të kemi një qeveri të Kosovës më dy ose më shumë subjekte politike por të kemi një qeveri kur ulet në kolltuk e dinë që e ka votën e popullit dhe ta arsyetojë atë”.

Jasharaj ka përsëritur se nëse vazhdojnë të injorohen, mund të ketë protesta e greva.

“Nëse nuk ndodh kjo do të ketë prapë telashe dhe përplasje dhe nuk mund të përjashtohet se mund të vinë deri në momentet ku anëtarësia jonë mund të kërkojë veprime sindikale të cilat nuk i dëshirojmë por nëse vazhdohet të injorohet kërkesat e punëtorëve më së keqi mund të ketë edhe protesta e greva” – u shpreh ai.

🔴 Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Zeqiraj, është emëruar të mërkurën Ushtrues Detyre i Kryeshefit ekzeku...
26/02/2025

🔴 Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Zeqiraj, është emëruar të mërkurën Ushtrues Detyre i Kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Hidrodrini” në Pejë.

Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidrodrini”, pasi që paraprakisht kanë shkarkuar Dri Canën nga pozita e kryeshefit, për shkak të “vlerësimit negativ të performancës”.

Personi që ka zëvendësuar Canën, aktivist i theksuar i partisë në pushtet, ka qenë i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata Themelore në Pejë me 6 muaj burg, pasi ishte shpallur fajtor për vënien e zjarrit të një makine të Gjykatës për Kundërvajtje së bashku me një person tjetër.

Partia e tij, LVV-ja, e kishte mbrojtur menjëherë aktivistin Zeqiraj, duke pretenduar se dënimi i tij ishte bërë “pa asnjë fakt”.

/Albanian post

Garë e ashpër për komunën e Gjilanit-së !Jepni komentin tuaj
25/02/2025

Garë e ashpër për komunën e Gjilanit-së !
Jepni komentin tuaj

Nazim Gagica me thirrje për miratimin e buxhetit: Qytetarët e Gjilanit nuk mund të jenë peng i politikës!👇
24/02/2025

Nazim Gagica me thirrje për miratimin e buxhetit: Qytetarët e Gjilanit nuk mund të jenë peng i politikës!👇

Kryetari Hyseni u bënë thirrje partive politike dhe asamblistëve që të votojnë buxhetin e qytetarëveMe ftesë të kryetari...
24/02/2025

Kryetari Hyseni u bënë thirrje partive politike dhe asamblistëve që të votojnë buxhetin e qytetarëve

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është thirrur seancë urgjente për miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Seanca do të mbahet me 25 shkurt (e marte) në orën 14:00.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njofton qytetarët se janë në javën e fundit kur Kuvendi Komunal mund dhe duhet ta votoj buxhetin e qytetit tonë për vitin 2025.

Sipas tij në takimin e fundit me partitë politike opozitare në Gjilan i është kërkuar që i gjithë procesi i aprovimit të buxhetit të kthehet nga e para.

“Edhe pse ne kemi mbajtur dëgjimet buxhetore dhe kemi ndjekur çdo hapë ligjor për aprovimin e buxhetit, opozita nuk mori pjesë në asnjë dëgjim buxhetor dhe nuk dërgoi asnjë propozim të vetëm”, tha kryetari Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se më pas e kanë dërguar buxhetin drejt Kuvendit Komunal, por deri tani, pra në javën e fundit të afatit ligjor nuk është aprovuar buxheti i komunës tonë.

Më tej ai shtoi se tani kur ditët janë të numëruara është tepër vonë dhe jashtë çdo afati ligjor për dëgjime buxhetore apo procedura tjera.

“Prandaj me datën 25 shkurt, vetëm tri ditë para përfundimit të aftit ligjor do të thërrasim një seancë tjetër urgjente për aprovimin e buxhetit. U bëjë thirrje partive politike dhe të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal që të votojnë e aprovojnë buxhetin e qytetarëve të Gjilanit”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Koha Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share