15/06/2026
📘 Në kuadër të projektit “Edukimi Mediatik - Ekspertiza Nordike në Kosovë”, zhvilluam një sesion interaktiv me Këshillin e Nxënësve të SHFMU “Dardania” në Prishtinë.
Duke u mbështetur në njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë Trajnimit të Trajnerëve (ToT) me ekspertin nordik të edukimit mediatik, sollëm para nxënësve praktika dhe qasje të suksesshme të vendeve nordike, duke i lidhur ato me sfidat dhe realitetin e përditshëm të të rinjve në mjedisin digjital.
Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, nxënësit reflektuan mbi mendimin kritik, verifikimin e informacionit dhe përdorimin e përgjegjshëm të mediave. Sesioni u përmbyll me një diskutim të hapur, ku ata ndanë përvojat, mendimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me sfidat e informimit në epokën digjitale.
🌱 Fuqizimi i të rinjve me aftësi të edukimit mediatik mbetet një investim i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të informuar, më kritike dhe më demokratike.
______
K𝘺 𝘢𝘬𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘶 𝘳𝘦𝘢𝘭𝘪𝘻𝘶𝘢 𝘯𝘨𝘢 𝘌𝘥𝘶𝘤𝘢𝘵𝘪𝘰𝘯 𝘌𝘮𝘱𝘰𝘸𝘦𝘳𝘮𝘦𝘯𝘵 𝘐𝘯𝘪𝘵𝘪𝘢𝘵𝘪𝘷𝘦 (𝘌𝘌𝘐) 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘶𝘢𝘥𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘳𝘰𝘫𝘦𝘬𝘵𝘪𝘵 “𝘌𝘥𝘶𝘬𝘪𝘮𝘪 𝘔𝘦𝘥𝘪𝘢𝘵𝘪𝘬 -𝘌𝘬𝘴𝘱𝘦𝘳𝘵𝘪𝘻𝘢 𝘕𝘰𝘳𝘥𝘪𝘬𝘦”, 𝘪 𝘧𝘪𝘯𝘢𝘯𝘤𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘒𝘦̈𝘴𝘩𝘪𝘭𝘭𝘪 𝘕𝘰𝘳𝘥𝘪𝘬 𝘪 𝘔𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘷𝘦, 𝘮𝘦 𝘮𝘣𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘢𝘮𝘣𝘢𝘴𝘢𝘥𝘢𝘷𝘦 𝘯𝘰𝘳𝘥𝘪𝘬𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘦̈.
***
📘 As part of the “Media Literacy -Nordic Expertise” project, we conducted an interactive session with the Student Council of SHFMU “Dardania” in Pristina.
Drawing on the knowledge and insights gained through the Training of Trainers (ToT) delivered by a Nordic media literacy expert, we introduced students to successful Nordic approaches and best practices, connecting them to the realities and challenges young people face in today’s digital environment.
Through discussions and practical activities, students explored critical thinking, information verification, and responsible media engagement. The session concluded with an open dialogue where students shared their perspectives, experiences, and concerns regarding the challenges of navigating information in the digital age.
🌱 Strengthening media literacy among young people is a vital investment in building informed, critical, and engaged citizens.
_______
𝘛𝘩𝘪𝘴 𝘢𝘤𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘺 𝘸𝘢𝘴 𝘪𝘮𝘱𝘭𝘦𝘮𝘦𝘯𝘵𝘦𝘥 𝘣𝘺 𝘌𝘥𝘶𝘤𝘢𝘵𝘪𝘰𝘯 𝘌𝘮𝘱𝘰𝘸𝘦𝘳𝘮𝘦𝘯𝘵 𝘐𝘯𝘪𝘵𝘪𝘢𝘵𝘪𝘷𝘦 (𝘌𝘌𝘐) 𝘢𝘴 𝘱𝘢𝘳𝘵 𝘰𝘧 𝘵𝘩𝘦 “𝘔𝘦𝘥𝘪𝘢 𝘓𝘪𝘵𝘦𝘳𝘢𝘤𝘺 -𝘕𝘰𝘳𝘥𝘪𝘤 𝘌𝘹𝘱𝘦𝘳𝘵𝘪𝘴𝘦” 𝘱𝘳𝘰𝘫𝘦𝘤𝘵, 𝘧𝘶𝘯𝘥𝘦𝘥 𝘣𝘺 𝘵𝘩𝘦 𝘕𝘰𝘳𝘥𝘪𝘤 𝘊𝘰𝘶𝘯𝘤𝘪𝘭 𝘰𝘧 𝘔𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘦𝘳𝘴, 𝘸𝘪𝘵𝘩 𝘵𝘩𝘦 𝘴𝘶𝘱𝘱𝘰𝘳𝘵 𝘰𝘧 𝘵𝘩𝘦 𝘕𝘰𝘳𝘥𝘪𝘤 𝘦𝘮𝘣𝘢𝘴𝘴𝘪𝘦𝘴 𝘪𝘯 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘰. Suomen suurlähetystö Pristina - Embassy of Finland in Pristina