22/12/2025
TRAJNIMI I VULLNETARËVE PËR OFRIMIN E NDIHMËS NË CHAT 💬🧠
Më 20 dhe 21 dhjetor 📅, dy grupe vullnetarësh morën pjesë në trajnimin për ofrimin e ndihmës në chat 💻🤝. Trajnimi u hap me një prezantim të përgjithshëm rreth faqes Shendetimendor.org nga Shkurtë Bajgora, Drejtoreshë e Qendrës për Shëndet Global, e cila foli rreth historikut, sfidave dhe qëllimeve aktuale të faqes SHENDETIMENDOR.ORG.
🧩🎓Vullnetarët u familjarizuan me kornizën teorike të ofrimit të ndihmës së parë psikologjike, e prezantuar nga prof. Aliriza Arënliu, duke u ndalur në parimet bazë të komunikimit mbështetës në mjedisin online.
🧠➡️💬Gjatë trajnimit, vullnetarët kaluan nëpër fazat e një bisede në chat, duke filluar me FAZËN E PARË – Krijimi i marrëdhënies, ku bashkë me Arta Rexhepin, theksuan rëndësinë e empatisë, sigurisë dhe ndërtimit të besimit.
Më pas, trajnimi vazhdoi me FAZËN E DYTË – Eksplorimi 🔍, e udhëhequr nga Veronë Përccuku, ku u trajtuan mënyrat e eksplorimit të mendimeve, emocioneve dhe nevojave të përdoruesit që kontaktojnë përmes chat-it.
🧠Në vazhdim, FAZA E TRETË – Sqarimi, u prezantua nga Diona Visoka, u diskutua rreth mënyrave për të kuptuar se përse dikush ka kontaktuar në chat dhe se si të prioritizohen nevojat e atyre që kontaktojnë. Në FAZËN E KATËRT – Informatat ℹ️, vullnetarët bashkë me Diellza Halimin eksploruan videot psikoedukuese si mjet mbështetës. Trajnimi u përmbyll me FAZËN E PESTË – Përfundimi i bisedës, me diskutime në rëndësinë e mbylljes së qartë, etike dhe mbështetëse të bisedës.
*Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia*