12/10/2026
Shkëmbim përvojash Kosovë–Mbretëri e Bashkuar: Rema Duli viziton Klubin Dëshira
Sot, në ambientet e qendrës sonë, patëm kënaqësinë të mirëprisnim znj. Rema Duli, eksperte e shëndetit publik dhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë vizitës, e njoftuam znj. Duli me punën, aktivitetet dhe shërbimet që ofron Klubi Dëshira në mbështetje të personave me probleme të shëndetit mendor dhe personave me dëmtime intelektuale, me synim rehabilitimin, fuqizimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri.
Nga ana e saj, morëm informacione mbi organizatat dhe praktikat që zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbështetjes së personave me nevoja të ngjashme. Shkëmbimi i përvojave dhe ideve të tilla është një mundësi e vlefshme për të mësuar nga praktikat e mira dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi.
E falënderojmë znj. Rema Duli për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë për të ndarë përvojat e saj me ne. Besojmë se takime të tilla kontribuojnë në zhvillimin e shërbimeve dhe në krijimin e më shumë mundësive për një jetë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.