Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës

Call Directions Website

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës FBNSK përfaqëson dhe mbron interesat e shoqërive bjeshkatare alpiniste nga mbarë Kosova. FBNSK

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës përfaqëson dhe mbron interesat e shoqërive bjeshkatare alpiniste nga mbarë Kosova. Angazhohet në promovimin dhe vazhdimin e traditës mbi 90 vjeçare të bjeshkatarisë në Kosovë. Plotësisht i dedikohet rolit aktiv në mbrojtjen, konservimin dhe qasjen në bjeshkë.

30/08/2026

PEJA ROCK CLIMBING FESTIVAL 2026 – 10 DITË AVENTURË NË ZEMËR TË RUGOVËS!

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës me kënaqësi e shpërndan njoftimin për organizimin e “Peja Rock Climbing Festival 2026”, i cili do të mbahet nga 4 deri më 13 shtator 2026, në Pejë dhe në Grykën e Rugovës.
Për dhjetë ditë, adhurues të ngjitjes dhe aktiviteteve malore do të kenë mundësi të jenë pjesë e një programi të pasur me ngjitje në shkëmb, hapje dhe pajisje të rrugëve të reja të ngjitjes, bouldering, Via Ferrata, Zip Line, si dhe aktivitete që promovojnë kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.
Veçanërisht na gëzon fakti që festivali është prezantuar edhe në platformën e UIAA – International Climbing and Mountaineering Federation, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një dimension edhe më të gjerë ndërkombëtar.
Federata vlerëson dhe mbështet organizime të tilla nga Marimangat, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe masivizimin e sportit të ngjitjes, promovimin e Pejës dhe Rugovës si destinacion për sportet malore, si dhe në krijimin e mundësive që gjithnjë e më shumë të rinj të përfshihen në këto disiplina.

Rugova ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u shndërruar në një nga destinacionet më të rëndësishme të ngjitjes në rajon – dhe festivale të tilla janë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. 4–13 shtator 2026
Pejë – Gryka e Rugovës
Mirë se vini në Peja Rock Climbing Festival 2026!

PEJË – FESTIVALI I NGJITJES | EDICIONI IVFederata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës me kënaqësi e shpërnd...
30/08/2026

PEJË – FESTIVALI I NGJITJES | EDICIONI IV
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës me kënaqësi e shpërndan njoftimin për Edicionin e 4-të të Festivalit të Ngjitjes në Pejë, organizuar nga Klubi i Ngjitjes "Marimangat".

13 shtator 2026
⏰ 11:00 – 17:00
📍 Pejë
Festivali është një mundësi e shkëlqyer që fëmijët dhe të rinjtë të njihen nga afër me sportin e ngjitjes, të provojnë aftësitë e tyre në një ambient të sigurt dhe miqësor dhe të kalojnë një ditë plot aktivitet, lojë, argëtim dhe aventura.
Federata i mbështet fuqishëm iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në masivizimin e sportit të ngjitjes, përfshirjen e brezave të rinj dhe krijimin e një kulture sportive të lidhur me natyrën dhe malet tona.

Përgëzojmë organizatorët dhe partnerët për vazhdimësinë e këtij festivali dhe i ftojmë prindërit që së bashku me fëmijët e tyre të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë.
Ejani ta njohim sportin e ngjitjes!
Ju mirëpresim më 13 shtator në Pejë!

GENTIAN LIKAJ E PËRFUNDON ME SUKSES UTMB MONT-BLANC 2026! Një arritje e jashtëzakonshme për sportin e vrapimit malor në ...
30/08/2026

GENTIAN LIKAJ E PËRFUNDON ME SUKSES UTMB MONT-BLANC 2026!

Një arritje e jashtëzakonshme për sportin e vrapimit malor në Kosovë!

Gentian Likaj, përfaqësues i KTRA – Kosova Trail Running Association, e ka përfunduar me sukses garën prestigjioze UTMB Mont-Blanc 2026, një nga garat më të vështira dhe më të njohura të ultra-trail në botë.
Distanca: 173.5 km
Ngjitja pozitive: rreth 9,700 m
Renditja e Gentianit në kategori: 79

Përfundimi i një gare si UTMB është në vetvete një sukses i madh, ndërsa suksesi i Gentianit dëshmon përgatitjen, përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe forcën e tij në një konkurrencë ndërkombëtare të nivelit më të lartë.
Ky rezultat është një krenari për Gentianin, për klubin e tij, por edhe për gjithë komunitetin e vrapimit malor në Kosovë.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, duke parë rezultate të tilla dhe potencialin që po dëshmojnë sportistët tanë në arenën ndërkombëtare, motivohet edhe më shumë që me punë të pakursyer t’i çojë përpara planet dhe objektivat për zhvillimin dhe masivizimin e vrapimit malor në Kosovë, me theks të veçantë te përfshirja e të rinjve.

Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore. Bjeshkët tona ofrojnë kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e garave të vrapimit malor, prandaj synimi ynë është që këtë potencial ta shndërrojmë në mundësi konkrete për sportistët tanë dhe për promovimin ndërkombëtar të vendit.

Ambicia jonë është që, në një të ardhme jo të largët, Kosova të bëhet nikoqire dhe qendër e një gare prestigjioze ndërkombëtare të vrapimit malor, duke sjellë në bjeshkët tona sportistë nga vende të ndryshme të botës.

Urime Gentian Likaj për këtë sukses të madh dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën botërore të trail running!
Suksese të tilla janë motivim për sportistët tanë dhe një dëshmi se Kosova ka potencial për të qenë pjesë e rëndësishme e hartës ndërkombëtare të vrapimit malor.

29/08/2026

Ejani dhe knaquni !

🇽🇰 GENTIAN LIKAJ NË UTMB – CHAMONIX! Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë...
29/08/2026

🇽🇰 GENTIAN LIKAJ NË UTMB – CHAMONIX!

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se Gentian Likaj, vrapues i Kosova Trail Running Association – KTRA, do të përfaqësojë Kosovën në një nga ngjarjet më prestigjioze të vrapimit malor në botë – UTMB në Chamonix, Francë.
KTRA është anëtare e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja e Gentianit në këtë garë të jashtëzakonshme është një tjetër dëshmi e zhvillimit dhe ngritjes së vrapimit malor në vendin tonë, si dhe e pranisë gjithnjë e më të madhe të sportistëve kosovarë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Në kuadër të FBNSK-së funksionon edhe Seksioni i Skyrunning, i cili në periudhën e fundit është duke shënuar zhvillim të dukshëm, si në aspektin organizativ ashtu edhe në rritjen e interesimit dhe pjesëmarrjes së sportistëve tanë në gara ndërkombëtare.
Duke e parë potencialin dhe hovin që po merr kjo disiplinë, FBNSK synon që në të ardhmen Skyrunning-ut t’i kushtojë trajtim dhe vëmendje të veçantë, përmes zhvillimit të strukturave, mbështetjes së sportistëve, organizimit të garave dhe rritjes së përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës në këtë sport.

Në Chamonix, Gentiani do të garojë duke mbajtur me krenari edhe emblemën e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, duke përfaqësuar sportin dhe vendin tonë në skenën ndërkombëtare. 🇽🇰
Gentian, të dëshirojmë garë të mbarë, forcë dhe sukses deri në vijën e finish*t!
Kosova është me ty! 🇽🇰

26/07/2026

NGUSHËLLIME PËR TRAGJEDINË NË ELBRUS

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës shpreh dhimbjen dhe keqardhjen e thellë për tragjedinë e ndodhur në malin Elbrus, ku pesë bjeshkatarë nga Bosnjë e Hercegovina humbën jetën gjatë ekspeditës së tyre.

Ky lajm i rëndë ka prekur thellë mbarë komunitetin e bjeshkatarëve. Humbja e njerëzve që ndanin të njëjtën dashuri dhe pasion për malet është një humbje për të gjithë familjen e madhe të bjeshkatarisë.

Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve, shoqatave të tyre dhe gjithë komunitetit bjeshkatar të Bosnjë e Hercegovinës.

Të mbijetuarve u dëshirojmë shërim të shpejtë, forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë tragjedi të rëndë.

Qofshin të paharruar dhe u prehshin në paqe.
_______________________________________________________________________

CONDOLENCES FOLLOWING THE TRAGEDY ON MOUNT ELBRUS

The Kosovo Mountaineering and Sport Climbing Federation expresses its profound sorrow and deepest regret over the tragedy on Mount Elbrus, where five mountaineers from Bosnia and Herzegovina lost their lives during their expedition.

This tragic news has deeply affected the entire mountaineering community. The loss of people who shared the same love and passion for the mountains is a loss for the whole mountaineering family.

In these difficult moments, we extend our most sincere condolences to the families of the victims, their friends, their mountaineering associations, and the entire mountaineering community of Bosnia and Herzegovina.

We wish the survivors a swift recovery, strength, and courage as they face this immense tragedy.

May their memory live forever, and may they rest in peace.

TAKIM ME MINISTRIN E SPORTIT DHE RINISË, Z. BLERIM GASHANIKryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të...
24/07/2026

TAKIM ME MINISTRIN E SPORTIT DHE RINISË, Z. BLERIM GASHANI

Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, z. Arianit Nikçi, së bashku me alpinisten Mrika Nikçi, u pritën në takim nga Ministri i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani.

Federata shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrit Gashani për pritjen, konsideratën e treguar ndaj aktiviteteve dhe të arriturave në fushën e bjeshkatarisë dhe alpinizmit, si dhe për vlerësimin e veçantë të rekordit Guinness të vendosur nga Arianit dhe Mrika Nikçi, si babë e bijë, për përfundimin më të shpejtë të sfidës “Seven Summits” – ngjitjen e majave më të larta të shtatë kontinenteve për 1 vit e 202 ditë.

Gjatë takimit u diskutua për punën, sfidat, planet dhe iniciativat e Federatës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të bjeshkatarisë, alpinizmit dhe ngjitjes sportive në Kosovë.

Vlerësimi dhe përkrahja institucionale përbëjnë një motivim të rëndësishëm për Federatën, sportistët dhe komunitetin tonë, që të vazhdojnë punën me përkushtim dhe të synojnë arritje të reja brenda dhe jashtë vendit.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e sporteve malore dhe për përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjithmonë mirënjohës!

FBNSK vlerëson angazhimin e ShKShMK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në ShqipëriFederata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitje...
16/07/2026

FBNSK vlerëson angazhimin e ShKShMK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës shpreh mirënjohje për angazhimin profesional të ekipit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës – ShKShMK, organ i FBNSK-së që vepron nën ombrellën e Federatës, në operacionin e zhvilluar më 13–14 korrik 2026 në Kanionin e Lumit Mat, në Shqipëri.

Ekipi i ShKShMK-së, në bashkëpunim me shërbimet homologe dhe institucionet e Shqipërisë, mori pjesë në kërkimin, lokalizimin dhe evakuimin e trupit të bjeshkatarit dhe shpëtuesit malor, Erkin Lika.

FBNSK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Lavdi kujtimit të Erkin Likës.

Të rinjtë tanë, e ardhmja e ngjitjes sportive në KosovëNgjitësit tanë më të mirë janë duke u stërvitur dhe duke fituar p...
24/06/2026

Të rinjtë tanë, e ardhmja e ngjitjes sportive në Kosovë

Ngjitësit tanë më të mirë janë duke u stërvitur dhe duke fituar përvojë të vlefshme nga instruktorë gjermanë, me standarde të larta profesionale dhe përkushtim të madh në zhvillimin e sportistëve të rinj.

Për Federatën e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, qëllimi nuk është vetëm krijimi i sportistëve të suksesshëm, por edhe formimi i trajnerëve dhe udhëheqësve të së nesërmes.

Këta të rinj përfaqësojnë të ardhmen e alpinizmit dhe ngjitjes sportive në Kosovë. Ata po përgatiten jo vetëm për të arritur majat e tyre personale, por edhe për të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes, edukimit dhe frymëzimit të gjeneratave që do të vijnë pas tyre.

Me këtë rast, Federata falënderon udhëheqësit e Komisionit të Ngjitjes Sportive për angazhimin dhe koordinimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, si dhe trajnerët Virtyt Morina, përfaqësues i klubit Marimangat, dhe Fidan Abazi, përfaqësues i klubit TEK – Trail Explorer Kosova, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tyre në përgatitjen e të rinjve tanë.

Kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e një brezi të ri sportistësh, trajnerësh dhe liderësh të ngjitjes sportive në Kosovë.

Investimi në të rinjtë sot do të thotë një komunitet më i fortë, më i sigurt dhe më i suksesshëm nesër.

Njoftim për aktivitetin “Ditët e Gjeravicës”Federata Bjeshkatare dhe e Ngjitjes Sportive e Kosovës njofton të gjithë bje...
16/06/2026

Njoftim për aktivitetin “Ditët e Gjeravicës”

Federata Bjeshkatare dhe e Ngjitjes Sportive e Kosovës njofton të gjithë bjeshkatarët, dashamirët e natyrës dhe qytetarët se më 20 dhe 21 qershor 2026 do të mbahet aktiviteti tradicional “Ditët e Gjeravicës”, i organizuar nga Shoqata Bjeshkatare “Rrasa e Zogut”.

Ky aktivitet tashmë është shndërruar në një traditë të bukur bjeshkatare, e cila bashkon të rinj e të moshuar, familje, sportistë dhe adhurues të natyrës në një atmosferë festive, miqësore dhe të paharrueshme në Gropë të Erenikut.

Programi parasheh që natën e parë të ketë muzikë live dhe atmosferë shoqërore, ndërsa ditën e nesërme do të realizohet ngjitja bjeshkatare në Gjeravicë, maja më e lartë e Kosovës.

Ftojmë të gjithë bjeshkatarët dhe qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti, ta marrin familjen dhe miqtë, dhe së bashku të kalojmë dy ditë në ajër të pastër, në natyrën e mrekullueshme të bjeshkëve tona.

Tradita vazhdon – të gjithë në “Ditët e Gjeravicës”!

Gropë e Erenikut
20–21 qershor 2026
Ngjitje në Gjeravicë – pika më e lartë e Kosovës
Muzikë live dhe atmosferë festive

Për rezervim dhe detaje shtesë, mund të kontaktoni:

Bekim Gaxheri – 049 212 686
Zenel Dinaj – 044 265 571

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share