22/04/2025
Sot, profesori Besnik Krasniqi — themelues i BSCK‑së — ishte i ftuar në emisionin “Ekonomiks” në RTK, ku diskutoi për rëndësinë e ekonomisë qarkore dhe mënyrat për të mbështetur idetë inovative në këtë sektor.
Gjatë bisedës, ai theksoi se pa një kornizë të re ligjore nuk mund ta shfrytëzojmë plotësisht dobitë që sjell modeli i ekonomisë qarkore. “Dokumenti i parë i Politikave”, i hartuar prej tij, është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe po zbatohet nga People in Need dhe Rilindja e Gjelbër.