Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet

Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet ka për qëllim hulumtimin e çështjeve që lidhen me drejtësinë sociale!

Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet

Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet është institucion jofitimprurës, i pavarur, i pa ndikuar politikisht nga parti politike apo grupe të ndryshme interesi, i themeluar konform legjislacionit që rregullon Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës. Instituti ka për qëllim hulumtimin e çështjeve që lidhen me drejtësinë

sociale në kuptim të shpërndarjes së të mirave publike në mënyrë të barabartë dhe meritore, konform legjislacionit në fuqi por edhe parimeve të përgjithshme të drejtësisë, duke përfshirë barazinë e shanseve, si dhe të drejtat e kategorive të veçanta sociale, të drejtat nga marrëdhënia e punës, siguria dhe shëndeti në punë si dhe shëndeti psiko-fizik i këtyre kategorive. Instituti do të fokusohet në gjendjen socio-ekonomike dhe të sigurisë dhe shëndetit në sektorin privat, ku edhe konsiderohet që drejtësia sociale por edhe zbatueshmëria e legjislacionit janë më të cënuara, por edhe në politikbërjen dhe implementimin nga ana e sektorit publik apo edhe publiko-privat. Gjithashtu, Instituti do të bëjë hulumtime dhe studime për shkaqet e padrejtësive sociale në Republikën e Kosovës, duke u bazuar edhe në hulumtime dhe literaturë përkatëse si dhe bazuar në studimet e studiuesëve më kredibil botëror. Në raport me të gjeturat nga hulumtimet tona, por edhe hulumtimet e institucioneve të tjera që kanë kredibilitet dhe kapacitete për hulumtime nga kjo fushë, do të rekomandohen dhe adresohen edhe rekomandimet përkatëse tek akterët kompetent.

Address

Ndue Perlleshi
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet:

Share