Atlantic Treaty Association of Kosova

Call Directions Contact the organization

Atlantic Treaty Association of Kosova ACK promotes Euro- Atlantic values, constructive leadership and engagement in International affairs

LETËR MBËSHTETËSEPër kandidaturën e z. Faton Bislimi për President të Republikës së Kosovës.Të nderuar deputetë të Kuven...
30/08/2026

LETËR MBËSHTETËSE

Për kandidaturën e z. Faton Bislimi për President të Republikës së Kosovës.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Asociacioni i Traktit Atlantik të Kosovës si një organizim i përkushtuar ndaj forcimit të orientimit euroatlantik të Republikës së Kosovës, konsolidimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe thellimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të NATO-s, e sheh me vëmendje të veçantë procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë, ne e konsiderojmë kandidaturën e z. Faton Bislimit një kandidaturë me potencial të veçantë për t'i dhënë Presidencës së Kosovës një rol më të fuqishëm unifikues, përfaqësues dhe thellësisht euroatlantik.
Kosova ka nevojë për një President që të jetë President i të gjithë qytetarëve, faktor bashkimi institucional dhe shoqëror dhe një zë i besueshëm i Republikës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Faton Bislimi, me formimin e tij akademik, përvojën e gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhimin e tij për Kosovën dhe lidhjet e krijuara ndër vite me botën akademike, politike dhe diplomatike amerikane, përfaqëson një profil që mund t'i shërbejë Kosovës pikërisht në këtë drejtim.
Për Asociacionin e Traktit Atlantik të Kosovës, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm çështje e politikës së jashtme. Ajo është pjesë e themeleve mbi të cilat është ndërtuar liria dhe shtetësia e Kosovës. Prandaj, në këtë periudhë kur vendi ynë synon fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, Presidenca duhet të jetë një institucion që e forcon dhe e thellon këtë orientim strategjik.
Ne besojmë se një President duhet të ketë aftësinë të ndërtojë ura dhe jo mure, të bashkojë dhe jo të ndajë, të komunikojë me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë me dinjitet, profesionalizëm dhe besueshmëri.
Në këtë kuptim, z. Faton Bislimi paraqet një figurë që mund të kontribuojë në forcimin e lidhjes së Kosovës me Shtetet e Bashkuara, me botën euroatlantike dhe me diasporën shqiptare, duke e shndërruar këtë kapital njerëzor, diplomatik dhe politik në një avantazh për Republikën e Kosovës.
Atlantic Treaty Association of Kosova vlerëson veçanërisht vizionin për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe në partneritet të përhershëm strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është edhe kuptimi i sakrificës së brezave që punuan dhe luftuan për lirinë e Kosovës, jo vetëm të kemi një shtet të lirë, por një Republikë të fuqishme, demokratike, prosperuese dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike.
Për këto arsye, Asociani i Traktit Atlantik i Kosovës shpreh mbështetjen e tij për kandidaturën e z. Faton Bislimit për President të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që, në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese, të vlerësojnë me seriozitet këtë kandidaturë dhe potencialin e saj për të kontribuar në një Kosovë më të bashkuar, më të fuqishme dhe më të orientuar drejt aleancave strategjike.
Kosova ka nevojë për një President që e kupton peshën e institucionit që përfaqëson dhe që mund të jetë zë i Kosovës brenda vendit dhe ambasador i saj në botën demokratike.
Në këtë frymë, Asociacioni konsideron Faton Bislimin një kandidat të denjë për të ushtruar përgjegjësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 30 gusht 2026
Republika e Kosovës

09/07/2026
09/07/2026
09/07/2026

The in Ankara has concluded. Allies have set a clear direction for the Alliance:
✧ Ironclad commitment to Article 5
✧ Defence investment rising
✧ New capabilities delivered
✧ Industry production expanding
✧ European Allies and Canada assuming greater responsibility

Now it is time to deliver.

That is where NATO - Allied Command Transformation (ACT) helps build operational advantage: by turning ambition, investment and innovation into capabilities Allies can use.

NATO ACT helps the Alliance accelerate the transition from investment to capability by connecting operational requirements with experimentation, innovation, industry and interoperability. The focus is not simply on developing new technologies, but on fielding capabilities that can be be adopted, integrated and employed by Allied forces.

Atlantic Treaty Association of Kosova is closely following the proceedings of the NATO Summit in Ankara, recognizing it ...
08/07/2026

Atlantic Treaty Association of Kosova is closely following the proceedings of the NATO Summit in Ankara, recognizing it as a pivotal moment for the future of Euro-Atlantic security.
As the international security environment continues to face unprecedented challenges, the decisions and strategic directions emerging from this summit will play a crucial role in strengthening the Alliance's collective defense, resilience, and partnerships.
For Kosovo, NATO remains the cornerstone of peace, stability, and security. The presence of KFOR, the continued cooperation with Allied nations, and our unwavering commitment to Euro-Atlantic values reinforce Kosovo's aspiration to become an integral part of the Euro-Atlantic family.
The Atlantic Treaty Association of Kosovo reaffirms its dedication to promoting transatlantic cooperation, democratic values, regional stability, and informed public dialogue on security and defense issues. We remain committed to supporting Kosovo's Euro-Atlantic path and to strengthening cooperation with partners across the Alliance.
We extend our best wishes for a successful NATO Summit in Ankara and look forward to decisions that will further enhance peace, security, and stability throughout the Euro-Atlantic area and the Western Balkans.

08/07/2026

Address

Sheshi Nene Tereza
Pristina

Telephone

+38349552059

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Atlantic Treaty Association of Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Atlantic Treaty Association of Kosova:

Shortcuts

Share