Unioni i Turizmit të Kosovës - UTK

Call Directions Website Contact the organization

Unioni i Turizmit të Kosovës - UTK Unioni i Turizmit të Kosovës me seli në Prishtinë është themeluar me 16.06.2020 në Prishtinë.

Qëllimi i themelimit të këtij unioni është forcimi dhe zhvillimi i sektorit të turizmit.

Një mundësi e mirë për të promovuar  Kosovën dhe biznesin tuaj.Bëhu pjesë edhe ti.Apliko
14/10/2026

Një mundësi e mirë për të promovuar Kosovën dhe biznesin tuaj.
Bëhu pjesë edhe ti.
Apliko

09/10/2026

10% MË SHUMË VIZITORË NË HOTELET E KOSOVËS NË GUSHT 2026
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit gusht 2026, hotelet në Kosovë regjistruan 101,792 vizitorë, krahasuar me 92,544 vizitorë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo paraqet një rritje prej 10% në nivel vjetor.
Numri i netë qëndrimeve ishte 212 411, prej tyre 135 740 (62.6%) nga vizitorët e jashtëm dhe 76 671 (ose 36.1%) vizitorët e brendshëm.
Këto të dhëna dëshmojnë rëndësinë e vazhdueshme të turizmit për ekonominë e Kosovës dhe potencialin për zhvillimin e mëtejmë të vendit si destinacion turistik.
Unioni i Turizmit të Kosovës vlerëson se vazhdimi i këtij trendi kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe bizneseve të turizmit, investime në produkte turistike, promovim më të madh ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.
Turizmi zhvillohet përmes bashkëpunimit, profesionalizmit dhe promovimit të potencialit të Kosovës! 🇽🇰
📌 Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

27/09/2026
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, sot u mbajt konferenca e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Tur...
25/09/2026

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, sot u mbajt konferenca e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës (UTK) dhe organizata të tjera të sektorit.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci, përfaqësues institucionalë, ambasadorë dhe përfaqësues të bizneseve dhe industrisë së turizmit.

Konferenca ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të turizmit në Kosovë, sfidat e sektorit dhe perspektivat e zhvillimit të tij, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe industrisë së turizmit.
Gjatë diskutimeve u theksuan zhvillimet pozitive në sektor, përfshirë rritjen e numrit të turistëve dhe të netqëndrimeve, rritjen e interesimit të operatorëve ndërkombëtarë dhe përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Kosovës në paketat turistike ballkanike dhe evropiane.
Njëkohësisht, u diskutua për nevojën e politikave mbështetëse për sektorin, promovimit ndërkombëtar, zhvillimit të produkteve të reja turistike, ngritjes së cilësisë së shërbimeve, profesionalizimit të industrisë dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Unioni i Turizmit të Kosovës vlerëson bashkëpunimin me institucionet dhe partnerët e sektorit dhe mbetet i përkushtuar që të kontribuojë në hartimin e politikave dhe iniciativave që e forcojnë industrinë e turizmit dhe promovojnë Kosovën si destinacion turistik në tregjet ndërkombëtare.

🤝 Institucionet dhe industria së bashku për një turizëm më profesional, konkurrues dhe të qëndrueshëm.
🌍 Gëzuar Ditën Botërore të Turizmit!

KosovoTourism TourismDevelopment

24/09/2026
Mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e një prej trajnimeve më të vlefshme në industrinë e hotelerisë dhe turizmit.M...
19/09/2026

Mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e një prej trajnimeve më të vlefshme në industrinë e hotelerisë dhe turizmit.

MENAXHER HOTELI (CHA®)

Ky është një program profesional me certifikim të njohur ndërkombëtarisht, i krijuar për ata që synojnë të avancojnë karrierën e tyre dhe të arrijnë standarde të larta në menaxhimin hotelier.

📅 Trajnimi fillon më 15 nëntor 2026
🌍 Certifikim i njohur ndërkombëtarisht
📌 Afati i fundit për aplikim: 24.09.2026

Gjatë këtij programi do të përfitoni njohuri në menaxhim, menaxhim financiar, shërbim ndaj klientit, udhëheqje ekipesh dhe standarde moderne të industrisë globale.

Ky është momenti për të investuar në veten tuaj.

Njihuni me trajnerin e programit Certified Hotel Administrator (CHA)

Z. Georges Ubbelohde – CHA, CHE, CHT, CHIA, CHBA, trajneri ndërkombëtar që do të udhëheqë trajnimin dhe certifikimin Certified Hotel Administrator (CHA) në Kosovë.

🎁 Bonus i veçantë:
20 aplikuesit e parë përfitojnë ofertë speciale për regjistrim.
Mos e humbni këtë mundësi!

Aplikoni tani:
https://akademiaeturizmit-ks.com/

Info shtesë:
+383 45 427 985

Kjo iniciativë mbështetet nga Matching Skills to Jobs (MSJ), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe implementohet nga Swisscontact.

Lajme pozitive për turizmin e KosovësSipas Unionit të Turizmit të Kosovës, duke u bazuar në statistikat e ASK-së:Krahasu...
07/09/2026

Lajme pozitive për turizmin e Kosovës
Sipas Unionit të Turizmit të Kosovës, duke u bazuar në statistikat e ASK-së:
Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur ishin regjistruar 77,481 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele është rritur për 27.8 për qind.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 217,798 net-qëndrime.
Sipas ASK-së, gjatë korrikut 2026, hotelet në Kosovë kanë pritur gjithsej 99,053 vizitorë.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349124154

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Unioni i Turizmit të Kosovës - UTK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Unioni i Turizmit të Kosovës - UTK:

Share