Institute of Southeast Europe for Health and Social Policy

Directions Website

Institute of Southeast Europe for Health and Social Policy Linku i aplikimit për Konferencën e 17-të Ndërkombëtare të Shkencave Shëndetësore:

https://forms.gle/wZPUNWgmPjYC823N9

Shëndeti urban dhe qytetet e mençura në PrishtinëNë kuadër të angazhimit për promovimin e shëndetit publik dhe zhvillimi...
14/10/2026

Shëndeti urban dhe qytetet e mençura në Prishtinë

Në kuadër të angazhimit për promovimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e politikave të bazuara në dëshmi, përfaqësues të Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS) zhvilluan një takim me z. Pëllumb Bajçinovci, Drejtor i Mobilitetit, dhe Dr. Bujar Gashi, Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytetin e Prishtinës, për të diskutuar konceptin “Qytetet e mençura dhe shëndeti urban”.

Gjatë takimit, Prof. Riaz Agahi prezantoi konceptin, duke paraqitur objektivat dhe fushat kryesore të tij, si dhe mundësitë për zbatimin e zgjidhjeve praktike në nivel lokal. Koncepti synon përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve përmes integrimit të shëndetit në planifikimin urban, shfrytëzimit të të dhënave dhe mjeteve digjitale, si dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Diskutimi u përqendrua në disa fusha me rëndësi për shëndetin urban, përfshirë monitorimin e cilësisë së ajrit si dhe promovimin e mobilitetit aktiv dhe jetesës së shëndetshme. U theksua gjithashtu rëndësia e qasjeve praktike dhe e përdorimit të të dhënave për identifikimin dhe adresimin e sfidave të shëndetit urban.

Falënderojmë z. Pëllumb Bajçinovci dhe Dr. Bujar Gashi për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv.

IEJL-PShS mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të shëndetit publik dhe promovimit të politikave të bazuara në dëshmi, që kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve më të shëndetshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

Vazhdon avokimi për forcimin e vaksinimit kundër fruthit në KosovëInstituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetëso...
13/10/2026

Vazhdon avokimi për forcimin e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë

Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS) vazhdon angazhimin për promovimin e vaksinimit të fëmijëve, përfshirë vaksinimin kundër fruthit, si dhe për forcimin e programit të vaksinimit rutinor në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar gjithsej 203 raste me fruth, përfshirë 17 raste të reja gjatë javës së fundit. Krahasuar me 3 gushtin, kur ishin raportuar 99 raste, numri i përgjithshëm i rasteve është më shumë se dyfishuar.

Lidhur me këtë, Dr. Agron Gashi, Drejtor Ekzekutiv i IEJL-PShS, mori pjesë në programin e TV Dukagjinit, ku diskutoi situatën epidemiologjike të fruthit në Kosovë, rëndësinë e vaksinimit rutinor dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, profesionistëve shëndetësorë dhe aktorëve të tjerë relevantë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

IEJL-PShS vlerëson angazhimin e IKShPK-së, institucioneve shëndetësore, ekipeve të vaksinimit dhe profesionistëve shëndetësorë në parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së fruthit.

Njëkohësisht, Instituti rithekson rëndësinë e identifikimit dhe vaksinimit të fëmijëve të pavaksinuar, përfshirë ata që kanë humbur ose vonuar dozat e vaksinimit, si dhe të komunikimit të vazhdueshëm, të hapur dhe të bazuar në dëshmi shkencore për të ndërtuar dhe ruajtur besimin e prindërve dhe komuniteteve.

Gjatë intervistës u diskutua gjithashtu marrëveshja e financimit përmes kredive në vlerë prej 41 milionë eurosh, e nënshkruar me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), për investime në pajisje mjekësore dhe modernizimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

IEJL-PShS mbetet i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim, me synimin që çdo fëmijë të ketë qasje në vaksinim dhe të mbrohet nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.

Intervistën mund ta ndiqni këtu: https://youtu.be/Z8ZfnX4XiWI?si=XcO0n7X6FhVJ2CgU

12/10/2026

A është e qëndrueshme Mjekësia Familjare në Kosovë?

A e dini se rreth 70% e specialistëve të licencuar të Mjekësisë Familjare në Kosovë janë të moshës 55 vjeç e lart?

Kjo e dhënë ngre një çështje të rëndësishme strategjike për të ardhmen e Mjekësisë Familjare.

Struktura aktuale moshore kërkon planifikim në kohë për zëvendësimin e profesionistëve që dalin në pension dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja specialistike, për të siguruar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Pyetja strategjike është: A po përgatitet sistemi shëndetësor i Kosovës për gjeneratën e ardhshme të specialistëve të Mjekësisë Familjare?

Për më shumë, lexoni analizën këtu:https://isee-hsp.net/wp-content/uploads/2026/06/Analiza-KPSH-dhe-MF-1999-2026.pdf

07/10/2026

A e dini se Kosova ka ligj për mbrojtjen e ushqyerjes me qumësht gjiri? Si është gjendja me ushqyerjen me qumësht gjiri në Kosovë?

Kosova ka kornizë ligjore për mbrojtjen e ushqyerjes me qumësht gjiri që nga viti 2008.

Sipas të dhënave nga Anketat e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) në 2013–2014, 2019–2020 dhe 2025:

Përqindja e foshnjave nën 6 muaj që ushqeheshin ekskluzivisht me qumësht gjiri ishte: 39.9% (2013–2014); 29.2% (2019–2020); dhe 41.9% (2025).

Ndërsa fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji, brenda orës së parë pas lindjes, ishte: 45.4% (2013–2014); 32.1% (2019–2020); dhe 37.0% (2025).

Përqindja e fëmijëve të moshës 0–23 muaj që ishin ushqyer me shishe me biberon gjatë ditës paraprake ishte: 61.6% (2013–2014); 69.3% (2019–2020); dhe 68.0% (2025).

Të marra së bashku, këto të dhëna tregojnë se gjendja e ushqyerjes me qumësht gjiri në Kosovë është më komplekse.

Pyetja nuk është vetëm nëse një indikator është përmirësuar, por edhe se si mund të forcohet më tej mbështetja për nënat, fëmijët dhe familjet, si dhe zbatimi i ligjit për mbështetjen, promovimin dhe mbrojtjen e ushqyerjes me qumësht gjiri.

Të dhënat e disponueshme na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë gjendjen kur interpretohen me integritet, komunikohen në kontekstin e tyre të plotë dhe përdoren me përgjegjësi.

Vetëm kështu mund të kuptojmë më mirë se çfarë ka ndryshuar, të jemi më strategjikë në veprim dhe të identifikojmë fushat ku nevojiten vëmendje dhe intervenime efektive.

Referenca ligjore: Ligji Nr. 02/L-81 për Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri; Ligji Nr. 05/L-023 për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.

Burimi: Kosovo Multiple Indicator Cluster Survey (MICS) 2013–2014; Kosovo MICS 2019–2020; Kosovo MICS 2025 — Agjencia e Statistikave të Kosovës / UNICEF.

23% e nxënësve përdorin produkte të duhanitIEJL-PShS vazhdon të avokojë, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta me orga...
05/10/2026

23% e nxënësve përdorin produkte të duhanit

IEJL-PShS vazhdon të avokojë, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta me organizata dhe institucione të tjera, për ambiente pa tym duhani dhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga duhani, nikotina dhe produktet e reja të nikotinës.

Në takimin e organizuar nga Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC, me pjesëmarrjen e institucioneve shëndetësore, profesionistëve dhe ekspertëve, u prezantuan të dhënat: mbi 23% e nxënësve përdorin produkte të duhanit, mbi 27% përdorin cigare elektronike, ndërsa mbi 47% kanë përdorur duhan të paktën një herë (Global Youth To***co Survey – GYTS 2025).

Zbatimi efektiv i Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe forcimi i kornizës ligjore mbeten thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik, përfshirë mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Kjo përfshin kufizimin e reklamimit dhe sh*tjes pranë shkollave, monitorimin e vazhdueshëm dhe krijimin e ambienteve plotësisht pa tym duhani.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet edhe produkteve të reja të nikotinës, si dhe forcimit të bashkëpunimit me fëmijët, prindërit, shkollat dhe komunitetin për parandalimin e përdorimit të tyre.

IEJL-PShS falënderon KADC për ftesën dhe mundësinë për t’iu bashkuar përpjekjeve të përbashkëta avokuese për forcimin e masave që mbrojnë shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve dhe kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik.

Mbrojtja e fëmijëve nga duhani dhe nikotina nuk është vetëm çështje shëndetësore — është përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Tetori Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, mbështetjes dhe kujdesit ndaj shëndetit të çdo gruaje. 🎀Përmes inform...
01/10/2026

Tetori Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, mbështetjes dhe kujdesit ndaj shëndetit të çdo gruaje. 🎀

Përmes informimit dhe solidaritetit, kontribuojmë në një shoqëri më të vetëdijshme dhe më të kujdesshme.

ISEE-HSP i bashkohet mesazhit të Tetorit Rozë. 💗

Analiza për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe Mjekësinë Familjare prezantohet para udhëheqësve komunalë të shëndetësisëDr...
01/10/2026

Analiza për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe Mjekësinë Familjare prezantohet para udhëheqësve komunalë të shëndetësisë

Dr. Agron Gashi, Drejtor Ekzekutiv i IEJL-PShS, sot prezantoi Analizën për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe Mjekësinë Familjare në Kosovë në takimin e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Prezantimi u fokusua në zhvillimet kryesore të KPSh-së dhe Mjekësisë Familjare gjatë më shumë se dy dekadave, duke evidentuar progresin strukturor të arritur, sfidat që lidhen me funksionalitetin e sistemit, financimin dhe qëndrueshmërinë e Mjekësisë Familjare, si dhe prioritetet kryesore për të ardhmen.

Vëmendje e veçantë iu kushtua strukturës moshore të specialistëve të Mjekësisë Familjare dhe sfidave që kjo paraqet për qëndrueshmërinë afatgjatë të Mjekësisë Familjare në Kosovë.

Takimi mundësoi gjithashtu shkëmbim të drejtpërdrejtë të përvojave dhe perspektivave nga niveli lokal, me fokus në identifikimin e zgjidhjeve më funksionale dhe të qëndrueshme për forcimin e KPSh-së në Kosovë.

Forcimi i sistemit shëndetësor kërkon që KPSh-ja të trajtohet si prioritet strategjik dhe të mbështetet me investim të qëndrueshëm dhe të konsiderueshëm.

Falënderojmë Dr. Bujar Gashi, Kryesues i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për ftesën dhe bashkëpunimin, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për diskutimin dhe kontributin e tyre.

IEJL-PShS mbetet i përkushtuar në mbështetjen e politikëbërjes së bazuar në dëshmi, me synim forcimin e një sistemi shëndetësor të orientuar drejt njerëzve, cilësor, të barabartë dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Analizën e plotë mund ta lexoni këtu:https://isee-hsp.net/wp-content/uploads/2026/06/Analiza-KPSH-dhe-MF-1999-2026.pdf

29/09/2026

Konferenca e 17-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Shëndetit!

Edicioni i 17-të i Konferencës Ndërkombëtare mbi Shkencat e Shëndetit mblodhi në Prishtinë studentë dhe profesionistë të shëndetësisë për të diskutuar mbi temën "Plakjen e Shëndetshme – Shkenca, Kujdesi dhe Inovacioni Social". Konferenca e 17-të shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe avancimin e politikave sociale e shëndetësore.

Falënderojmë të gjithë prezantuesit dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre të çmuar!

25 vite progres në mbijetesën e fëmijëve në Kosovë – nga rezultatet te prioritetet për fazën e ardhshmeMë 25 shtator 202...
25/09/2026

25 vite progres në mbijetesën e fëmijëve në Kosovë – nga rezultatet te prioritetet për fazën e ardhshme

Më 25 shtator 2026, në Prishtinë, u prezantua analiza “Vdekshmëria perinatale dhe e fëmijëve në Kosovë, 2000–2025”, e cila sjell një pasqyrë gjithëpërfshirëse të ndryshimeve në mbijetesën e të porsalindurve dhe fëmijëve gjatë 25 viteve të fundit.

Aktiviteti u organizua bashkërisht nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS), Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC).

Të dhënat tregojnë progres të rëndësishëm në mbijetesën e fëmijëve gjatë 25 viteve të fundit. Megjithatë, vdekshmëria mbetet më e lartë krahasuar me nivelet rajonale dhe evropiane, duke treguar se ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.

Ndërsa vdekshmëria e përgjithshme e fëmijëve ka shënuar rënie, sfidat e mbetura përqendrohen gjithnjë e më shumë rreth lindjes dhe gjatë ditëve dhe javëve të para të jetës. Faza e ardhshme kërkon fokus të mëtejshëm në cilësinë dhe sigurinë e kujdesit, vazhdimësinë e shërbimeve, barazinë dhe llogaridhënien.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve shëndetësore, profesionistë shëndetësorë dhe përfaqësues të organizatave profesionale, me synimin për të kaluar nga dokumentimi i progresit drejt identifikimit të prioriteteve konkrete për veprim.

Një pjesë e veçantë e këtij takimi ishte edhe prania e profesionistëve shëndetësorë në pension, të cilët, përmes punës, përvojës dhe përkushtimit të tyre ndër vite, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe fëmijët në Kosovë.

Progresi i 25 viteve të fundit është një arritje e përbashkët, por edhe një përgjegjësi për të vazhduar përpara – drejt kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të barabartë për çdo nënë, të porsalindur dhe fëmijë në Kosovë.

Lexoni analizën e plotë: https://isee-hsp.net/policy-briefs-pod/analiza-vdekshmeria-perinatale-dhe-e-femijeve-ne-kosove-2000-2025/

Address

Veranda D4, Hyrja C Dhe D
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute of Southeast Europe for Health and Social Policy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share