12/10/2026
“Mbështetja e BE-së për arsimin në Kosovë është pjesë e përkushtimit tonë afatgjatë ndaj vendit dhe integrimit të tij evropian”, tha Alexis Hupin, Zëvendësshef i BE-së në Kosovë, në hapjen e Ditëve të Erasmus+ në Europe House Prishtinë.
Duke mirëpritur studentë, edukatorë dhe përfaqësues të organizatave rinore dhe të shoqërisë civile në një aktivitet të organizuar bashkërisht me Zyrën Erasmus+ në Kosovë (Kosovo Erasmus+ Office), ai theksoi se që nga viti 2015, mbi 12,000 studentë dhe pjesëtarë të stafit akademik nga Kosova kanë përfituar nga programet e mobilitetit Erasmus+, duke fituar mundësi për të studiuar, zhvilluar aftësi profesionale dhe shkëmbyer përvoja në mbarë Evropën.
Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe mundësi të tjera që ofron Erasmus+, me një mesazh të qartë: Erasmus+ hap dyert drejt mundësive arsimore dhe zhvillimit profesional, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë ta përjetojnë Evropën nga afër.
Investimi në arsim dhe mobilitet për të rinjtë dhe edukatorët është një nga mënyrat më të qëndrueshme përmes së cilave BE-ja mbështet të ardhmen e Kosovës.
---
„Podrška EU obrazovanju na Kosovu deo je naše dugogodišnje posvećenosti ovoj zemlji i njenoj evropskoj integraciji“, izjavio je Aleksis Hupin, zamenik šefa EU na Kosovu, na otvaranju Erazmus dana u Evropskoj kući u Prištini.
Pozdravljajući studente, prosvetne radnike i predstavnike omladinskih organizacija i organizacija civilnog društva na događaju organizovanom u saradnji sa Kancelarijom Erazmus+ na Kosovu, Hupin je istakao da je od 2015. godine više od 12.000 studenata i članova akademskog osoblja sa Kosova koristilo programe mobilnosti Erazmus+, koji su im pružili priliku da studiraju, razvijaju profesionalne veštine i razmenjuju iskustva širom Evrope.
Na događaju su predstavljene i brojne druge mogućnosti koje pruža Erazmus+, uz jednu jasnu poruku: Erazmus+ otvara vrata obrazovnim mogućnostima i profesionalnom usavršavanju, pružajući priliku da se Evropa upozna iz prve ruke.
Ulaganje u obrazovanje i mobilnost mladih i prosvetnih radnika jedan je od najtrajnijih načina na koje EU podržava budućnost Kosova.