FNLK For New Life Kosovo

FNLK  For New Life Kosovo Ndihmë dhe kontribut në fushën e të zhdukurve civil të luftës dhe risocializimi i viktimave t?

Drejtoresha e OJQ "For New Life Kosovo", znj. Kumrie Karaqica, me ftesë të z. Bardhyl Mahmuti kryetar i Qendrës “Gjenoci...
20/01/2026

Drejtoresha e OJQ "For New Life Kosovo", znj. Kumrie Karaqica, me ftesë të z. Bardhyl Mahmuti kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, e cila vepron në Zvicër, mori pjesë në tubimin përkujtimor, i organizuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, kushtuar viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, ku morën pjesë numër të madh bashkatdhetarësh, përfaqësues institucionesh, shoqatash kulturore, organizatash humanitare dhe personalitete nga Kosova, Shqipëria, mërgata shqiptare në Evropë dhe komunitetet arbëreshe. Interesimi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve bëri që salla të rezultonte e vogël për dhimbjen e madhe dhe për të gjithë ata që kishin ardhur për të nderuar viktimat e Gjenocidit serb të viteve 1998–1999 dhe për të dëshmuar se kujtesa historike shqiptare mbetet e gjallë dhe aktive.

Tubimi u hap me himnet kombëtare dhe një minutë heshtje në nderim të viktimave dhe të rënëve të luftës çlirimtare. U rikujtuan krimet e kryera gjatë viteve 1998–1999, përfshirë vrasjet masive, zhdukjet me forcë, dhunën seksuale, dëbimet dhe shkatërrimet e mëdha materiale, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit, ruajtjes së kujtesës kolektive dhe kërkimit të drejtësisë.

Programi artistik, me interpretime muzikore dhe këngë kushtuar viktimave, përcolli mesazhe të forta dhimbjeje, shprese dhe qëndrese. Në kuadër të përkujtimit u ndanë edhe mirënjohje për kontributin në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar.

Tubimi u mbyll me një mesazh të fuqishëm për kujtesë, drejtësi dhe angazhim të vazhdueshëm, duke riafirmuar se viktimat e gjenocidit mbeten dritë e përhershme në ndërgjegjen kolektive shqiptare.
Qëllimi i organizatës sonë është që të vazhdojmë me aktivitete të tilla, me synimin për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar mbi çështjen e krimeve të luftës në Kosovë regjimi serb gjatë viteve 1998-99.

For New Life Kosovo shpreh falënderime të sinqerta për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e këtij projekti, siç janë z. Bardhyl Mahmuti dhe z. Adnan Asllani, dhe të gjitha ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti.

bashku jemi më të fort.

Drejtoresha e OJQ "For New Life Kosovo", znj. Kumrie Karaqica, merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare për Personat e Z...
30/11/2025

Drejtoresha e OJQ "For New Life Kosovo", znj. Kumrie Karaqica, merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare për Personat e Zhdukur: Ukraina dhe Europa Juglindore, që po mbahet në Varshavë, Poloni. Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe ekspertë nga rajoni.

Gjatë konferencës, u diskutuan temat e rëndësishme si:

- Roli i Shoqatave Familjare në adresimin e çështjeve të personave civilë të zhdukur.
- Realiteti i riatdhesimit dhe sfidat që përballen familjet.
- Roli kyç i familjeve si kontribues kryesorë në përkujtimin, mbrojtjen e së vërtetës dhe kujtesës.

Ky event është organizuar nga International Commission on Missing Persons - ICMP, dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve lidhur me personat e zhdukur.

Të pranishëm në punimet e Konferencës ishin edhe përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Address

Ilaz Kodra, Nr. 52
Pristina
10000

Telephone

+38349361476

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FNLK For New Life Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to FNLK For New Life Kosovo:

Shortcuts

Share