07/10/2026
OHTK uron formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) uron formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar suksese dhe mbarësi në ushtrimin e përgjegjësive të tyre.
OHTK shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e vendit, me synim avancimin e sektorit të hotelerisë dhe turizmit, përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe punësim.
Besojmë se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat mund të ndërtojmë politika të qëndrueshme që e fuqizojnë turizmin dhe e bëjnë Kosovën një destinacion edhe më konkurrues.
Urime dhe suksese institucioneve të Republikës së Kosovës!
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës – OHTK