Follow Up - Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social

Call Directions Website Contact the organization

Follow Up - Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Follow Up - Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social, Non-Governmental Organization (NGO), Rr. Kacaniku 50, Pristina.

Follow UP është organizatë që ka për qëllim edukimin, aftësimin dhe mbështetjen psiko-sociale të grupeve të cënueshme, në mënyrë që të integrohen dhe të jenë pjesë aktive e shoqërisë sonë.

Shkolla Digjitale na ka mundësu që 7 fëmijë të grave të mbijetuara të dhunës në familje me i ndjekë programet e saj pa p...
08/10/2026

Shkolla Digjitale na ka mundësu që 7 fëmijë të grave të mbijetuara të dhunës në familje me i ndjekë programet e saj pa pagesë. 💙

Për këta fëmijë, kjo është një mundësi me mësu, me kriju e me zbulu talentin e vet. Me provu diçka të re dhe, hap pas hapi, me fitu ma shumë besim në atë që munden me arritë.

Në punën tonë, e shohim sa shumë përkushtim duhet me ndërtu një jetë ma të sigurt për vete e për fëmijët. Prandaj, na gëzon kur kësaj përpjekjeje i bashkohen njerëz e institucione që hapin mundësi konkrete.

Faleminderit Shkollës Digjitale për këtë mbështetje dhe për hapësirën që u ka dhanë fëmijëve me mësu e me i ndjekë ëndrrat e veta. ✨

🤝 Nga mbështetja drejt mundësive konkrete për pavarësi.Follow Up ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Jungle, përmes...
07/09/2026

🤝 Nga mbështetja drejt mundësive konkrete për pavarësi.

Follow Up ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me
Jungle, përmes të cilit gratë e mbijetuara të dhunës në familje do të kenë mundësi të ndjekin pa pagesë programe të aftësimit profesional.

Përmes programeve të Jungle në fusha si marketingu digjital, dizajni dhe multimedia, programimi, analiza e të dhënave, menaxhimi i projekteve dhe burimet njerëzore, gratë do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësi të reja dhe të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe zhvillim profesional.

Për ne, largimi nga dhuna është vetëm fillimi. Riintegrimi afatgjatë kërkon mundësi reale për arsimim, punësim dhe pavarësi ekonomike.

Prandaj, partneritete të tilla janë veçanërisht të rëndësishme: sepse mbështetjen e kthejnë në mundësi konkrete për një fillim të ri. 🌱

Falënderojmë Jungle për gatishmërinë që ekspertizën dhe mundësitë e tyre t'i vendosin në shërbim të grave me të cilat punojmë. 💛

Kur një grua ka mundësinë të mësojë, të punojë dhe të jetë ekonomikisht e pavarur, ajo ka më shumë mundësi ta ndërtojë jetën sipas kushteve të saj.

☕ Çaj për VeteNjë herë në muaj, ulemi për veten. E këtë herë, çajin e pimë bashkë. 🤍Në takimin tonë mujor "Çaj për Vete"...
03/09/2026

☕ Çaj për Vete

Një herë në muaj, ulemi për veten. E këtë herë, çajin e pimë bashkë. 🤍

Në takimin tonë mujor "Çaj për Vete" , na u bashkua doktoresha Rreze Serhati Morina, endokrinologe, me të cilën folëm për shëndetin e gruas. E më shumë se ligjëratë, u bë muhabet, me shumë pyetje, diskutime e tema që shpesh na interesojnë t'gjithave, po jo gjithmonë kemi ku me i pyet.

Pastaj e mbushëm çajin, u ulëm pak ma rahat dhe bashkë me psikologen tonë folëm për shëndetin mendor, për veten, për çka na lodh, çka na bën mirë e sa rëndësi ka me ia lanë nganjëherë pak vend edhe vetes.

E natyrisht, mes nesh pati edhe fëmijë. Se aty ku ka gra e nana, ka jetë, ka fëmijë, ka pak zhurmë e shumë gjallëri. 🫶

Çaj për Vete është pikërisht kjo: një herë në muaj, një hapësirë e jona për me mësu diçka të re, me pyet pa hezitim, me fol, me dëgju njëra-tjetrën - e me pi një çaj bashkë.

Se çajin shpesh e kemi shërby për të tjerët.
Këtë herë, ulu edhe ti. Çaji është për ty. ☕🤍

Falë mbështetjes së kompanisë Europrinty, fëmijët e grave që mbështesim do ta fillojnë vitin e ri shkollor si bashkëmosh...
02/09/2026

Falë mbështetjes së kompanisë Europrinty, fëmijët e grave që mbështesim do ta fillojnë vitin e ri shkollor si bashkëmoshatarët e tyre: me çanta të reja, fletore dhe të gjitha mjetet e nevojshme shkollore. 🎒📚

Për një fëmijë, një çantë e re nuk është vetëm një mjet për shkollë, por është gëzim, motivim dhe ndjesia se nuk është më pak se të tjerët.

E falënderojmë përzemërsisht Europrinty-n që u bë pjesë e këtij fillimi të bukur dhe që, me këtë kontribut, solli buzëqeshje, dinjitet dhe më shumë siguri për fëmijët në ditën e tyre të parë të shkollës. 💛

22/08/2026

Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Qendrën Multifunksionale CONCORDIA Tranzit ekipin e Follow Up – Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social.

Përmes një bisede të hapur dhe miqësore, patëm mundësinë të njihemi më nga afër me punën e njëri-tjetrit, të ndajmë përvojat tona dhe të shqyrtojmë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Na gëzon gjithmonë kur takojmë njerëz dhe organizata me të cilët mund të ndajmë ide, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të krijojmë lidhje të reja. 💛

Faleminderit ekipit të Follow Up për vizitën dhe kohën e kaluar së bashku. Shpresojmë të takohemi përsëri së shpejti!
************************
We had the pleasure of welcoming the team from Follow Up – Organisation for Social Integration and Development to the CONCORDIA Tranzit Multifunctional Centre.

Through an open and friendly conversation, we had the opportunity to learn more about each other’s work, share our experiences, and explore possibilities for future collaboration.

We are always happy to meet people and organisations with whom we can exchange ideas, learn from one another, and build new connections. 💛

Thank you to the Follow Up team for visiting us and for the time spent together. We hope to meet again soon!

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim shumë produktiv me organizatën Action for Mothers and Children (AMC), e cil...
10/08/2026

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim shumë produktiv me organizatën Action for Mothers and Children (AMC), e cila punon për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së grave dhe fëmijëve në Kosovë. 💛

Folëm për punën që bëjmë, sfidat që hasim çdo ditë dhe, mbi të gjitha, për mënyrat se si mund t’i bashkojmë forcat tona për t’u ardhur në ndihmë grave dhe fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje.

Nga ky takim dolëm me ide të përbashkëta, vullnet për bashkëpunim dhe bindjen se, kur organizatat punojnë së bashku, mund të bëjnë shumë më tepër për njerëzit që u shërbejnë.

Mezi presim që bisedat e sotme t’i kthejmë në hapa dhe veprime konkrete. 🤝

Sot, Sen Zen u mundësoi pa pagesë fëmijëve të një nëne vetushqyese, të mbijetuar të dhunës në familje, një eksperiencë s...
23/07/2026

Sot, Sen Zen u mundësoi pa pagesë fëmijëve të një nëne vetushqyese, të mbijetuar të dhunës në familje, një eksperiencë sa argëtuese, aq edhe të shëndetshme në dhomën e kripës. 🧂💙

Momente të tilla u dhurojnë fëmijëve gëzim, kujdes dhe përvoja të reja, ndërsa për nënat përbëjnë një mbështetje me shumë vlerë.

E falënderojmë përzemërsisht Sen Zen për bujarinë, përkujdesjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në mirëqenien e familjeve që mbështesim. Solidariteti bëhet më kuptimplotë kur shndërrohet në veprim konkret. 🤍

📢 Bashkohu me ekipin e Follow Up!Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social Follow Up shpall konkurs për pozitën Punëto...
10/06/2026

📢 Bashkohu me ekipin e Follow Up!

Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social Follow Up shpall konkurs për pozitën Punëtore Sociale.

Nëse dëshiron të kontribuosh në fuqizimin dhe riintegrimin e grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës në familje, bëhu pjesë e ekipit tonë!

🔗 Për më shumë informata mbi kriteret dhe mënyrën e aplikimit, klikoni në linkun më poshtë:

https://drive.google.com/file/d/1bST-hmLh0dbMOdkCwlY84iyxM7Szgv94/view?usp=drivesdk

⏳ Afati i aplikimit: 20.06.2026

U mbajt sot takimi avokues me përfaqësuese të grupit joformal të grave të mbijetuara të dhunës në familje, të cilat patë...
31/03/2026

U mbajt sot takimi avokues me përfaqësuese të grupit joformal të grave të mbijetuara të dhunës në familje, të cilat patën mundësinë të ndajnë përvojat dhe shqetësimet e tyre drejtpërdrejt me përfaqësues institucionalë.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Qendrat për Punë Sociale, strehimorja, si dhe Drejtoria e Arsimit. Diskutimi u fokusua në sfidat konkrete me të cilat përballen gratë pas daljes nga dhuna, duke theksuar nevojën për mbështetje më të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Gjatë takimit u prezantua edhe analiza e politikave me titull “Kur siguria ka afat skadimi”, e cila nxjerr në pah boshllëqet në sistemin e mbrojtjes dhe rëndësinë e forcimit të mekanizmave institucionalë për të garantuar siguri reale dhe të vazhdueshme për të mbijetuarat.

Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një dialogu më të hapur dhe bashkëpunimi më efektiv ndërmjet institucioneve dhe grave që kanë përjetuar dhunë, me qëllim adresimin e nevojave të tyre në mënyrë më të drejtë dhe të qëndrueshme.

Përfunduam me sukses punëtorinë me Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Prishtinës, ku diskutuam ...
27/03/2026

Përfunduam me sukses punëtorinë me Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Prishtinës, ku diskutuam rreth rregullores së re dhe hapave në vijim.

Në një periudhë tranzicioni dhe ristrukturimi, ky takim shërbeu për të reflektuar mbi rolet dhe përgjegjësitë, si dhe për të siguruar vazhdimësi dhe koordinim efektiv në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin dhe angazhimin!

Address

Rr. Kacaniku 50
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00

Telephone

+38348888614

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Follow Up - Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Follow Up - Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social:

Shortcuts

Share