La Leche League Kosova

La Leche League Kosova La Leche League Kosova eshte dege e La Leche League International (LLL).

Misioni ynë është të ndihmojmë nënat në Kosovë që të ushqejnë me gji përmes mbështetjes, inkurajimit, informacionit dhe edukimit nga një nënë për nënën tjetër. LLL promovon ushqyerjen me gji si një element i rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës dhe nënës. La Leche League Kosovo siguron materiale edukuese për nënat rreth metodave të sigurta dhe të sakta të gjidhënies dhe konsultime direkete me lideren e organiztës përmes telefonit apo mesazheve në faqen tonë në Facebook.

Në këtë ditë me shi kujtojmë një ditë me diell, në të cilën një grua shtatzënë u informua mbi fakte të sakta rreth proce...
06/01/2026

Në këtë ditë me shi kujtojmë një ditë me diell, në të cilën një grua shtatzënë u informua mbi fakte të sakta rreth procesit të gjidhënies.

Çfarë ndodh kur një grua shtatzënë merr informata të sakta për gjidhënien?

Pritshmëritë e saj afrohen me realitetin, hendeku ndërmjet njohurive mbi atë që pritet të ndodhë pas lindjes dhe përvojës reale zvogëlohet dhe, si rrjedhojë, ajo ka më pak gjasa të përjetojë ankth postnatal dhe depresion. Ajo bëhet më e aftë të kërkojë ndihmë dhe mbështetje për gjidhënie pas lindjes nga partneri dhe familja. Foshnja fillon të pijë kulloshtër, ndërsa nëna ndjehet e aftë të ushqejë fëmijën e saj. Me këtë, ajo fiton vetëbesim dhe e merr situatën në duart e veta.

Por çfarë ndodh me natyrën dhe botën përreth nesh?🌍⛰️🏖🌄🌍

Një nënë që ushqen foshnjën me gji kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit:
• Gjidhënia nuk prodhon mbetje - pa shishe plastike, apo ambalazh;
• Ushqimi me formulë kërkon energji për prodhim, paketim, transport dhe përgatitje;
• Një foshnjë e ushqyer me formulë përdor dhjetëra shishe plastike dhe qindra kanaçe gjatë vitit të parë;
• Gjidhënia kursen ujë dhe energji elektrike;

Gjidhënia është ushqimi më natyral për foshnjën dhe një zgjedhje e qëndrueshme për planetin. Një akt dashurie për foshnjën dhe për botën ku ajo do të rritet 💚

📍 Së shpejti, La Leche League Kosova dhe Action for Mothers and Children do të fillojnë me klasa informuese për gjidhënien, të cilat do të organizohen çdo muaj, për të mbështetur gratë para lindjes me informacione të sakta dhe të bazuara në dëshmi.

Jashte binte shi..., brenda krijohej ngrohtesi dhe ndanim dituri! Ne diten kur  dhe  ju dhane perkrahje nenave qe kane l...
07/08/2025

Jashte binte shi..., brenda krijohej ngrohtesi dhe ndanim dituri!
Ne diten kur dhe ju dhane perkrahje nenave qe kane lindur ne Spitalin e Gjilanit, LLL Kosova dhe informoi dy gra shtatzena mbi pergatitjen per gjidhenie te suksesshme. Se bashku me Krenaren dhe Dafinen eksploruam bazat e gjidhenies, biseduam mbi teknikat parandaluese te qarjes se majave te gjirit, e gjithashtu parandalimin e mastitit, pame shembuj/ fotografi konkrete te pozicionimit dhe puthitjes se duhur te bebeve ne gji, dhe ndame burime te sigurta informacioni nderkombetare, ashtu edhe vendore si web-faqja beba-ks.org dhe aplikacioni .
Gjithashtu, pjesemarreset u informuan per peogramin e Vizitave Shtepiake dhe menyren e perfitimit te tij nga ekipi i vecante i vizitave te Qendres Kryesore te Mjekesise familjare ne Prishtine.

Falenderojme shume per mundesine e shfrytezimit te hapesires. Te gjithe se bashku, institucionet publike, nderkombetare dhe komuniteti per te mbeshtetur nenat!

Zana (*per: Nanat e Zakonshme) dhe Mesi (*per: Femijet Mesatar) jone ne jeten reale! Nje nene matane kufirit, ne Shqiper...
25/07/2025

Zana (*per: Nanat e Zakonshme) dhe Mesi (*per: Femijet Mesatar) jone ne jeten reale! Nje nene matane kufirit, ne Shqiperi, vitin e kaluar kerkoj ndihmen e LLL Kosova per informacione te sakte per gjidhenien, LLL i ofroi ato... pas nje kohe nena dergoi lejen per pubkikim te fotografise se saj dhe cunit i cili duket kaq i lumtur ne krahet e nenes. Per fat te keq, nga fotot e shumta te pranuara, nuk po mundemi te identifikojme nenen , prandaj i bejme thirrje te na shkruaj ne koment ose edhe ne mesazh :) ....deri atehere ata do te jene Zana dhe Mesi jone, jo ne boten e cudirave, por ne boten reale ne te cilen kane tejkaluar sfidat e gjidhenies! Jemi shume te lumtur per ju!

Derisa shenimi i Javes se Gjidhenies per vitin 2025 po afron, nje nene e cila ka lindur femije binjak ne javen e 30-te t...
21/07/2025

Derisa shenimi i Javes se Gjidhenies per vitin 2025 po afron, nje nene e cila ka lindur femije binjak ne javen e 30-te te shtatzanise, po pompon qumesht per te vegjelit e saj.

Cili proces mendoni se kerkon me shume durim:
- Pompimi;
- Gjidhenia direkte

*Cdo dite eshte dite e mire per te mbeshtetur, inkurajuar dhe fuqizuar nje nene qe ka dilema rreth gjidhenies!

Gushti po afron, dashuria qe ndahet gjate procesit te gjidhenies asnjehere shterron! Te festojme dhe te edukohemi se bas...
21/07/2025

Gushti po afron, dashuria qe ndahet gjate procesit te gjidhenies asnjehere shterron!
Te festojme dhe te edukohemi se bashku!

Na ndiqni per aktivitetet qe do te prezantojme :)

Address

Pristina

Telephone

+38344915500

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when La Leche League Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to La Leche League Kosova:

Share