Instituti për Ndërgjegjësim dhe Veprim social INVES

Instituti për Ndërgjegjësim dhe Veprim social INVES Instituti për Ndërgjegjësim dhe Veprim Social (INVES) është Organizatë Joqeveritare e regjistruar
në Departamentin për OJQ, Ministria e Punëve të Brendshme.

Në kuadër të projektit për "Shëndetin Mendor" të OJQ TOKA-s, me organizimin e Supervullnetarëve dhe nën udhëheqjen e mës...
09/06/2026

Në kuadër të projektit për "Shëndetin Mendor" të OJQ TOKA-s, me organizimin e Supervullnetarëve dhe nën udhëheqjen e mësueseve Zyhrije Lala dhe Janina Çerkini, u realizuan takime treditore në SHFMU “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Gjatë këtyre takimeve u mbajtën ligjërata e diskutime me nxënës lidhur me temën “Vetëdijësimi mbi pasojat e bullizmit tek nxënësit”, me qëllim sensibilizimin dhe promovimin e një mjedisi shkollor më të sigurt dhe më mbështetës për të gjithë.

Në përmbyllje të aktiviteteve, përfaqësuesit e Instituti INVES, aktivisti Labinot Azemi dhe psikologu Orhan Nazifi, u ndanë mirënjohje për nxënësit Supervullnetarë dhe udhëheqëset e projektit, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre në luftën kundër bullizmit.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti me rëndësi për mirëqenien dhe shëndetin mendor të nxënësve.

Orhan Nazifi nga Instituti INVE​S sot dëshmoi edhe një herë përkushtimin ndaj jetës dhe komunitetit, duke dhuruar gjak n...
29/04/2026

Orhan Nazifi nga Instituti INVE​S sot dëshmoi edhe një herë përkushtimin ndaj jetës dhe komunitetit, duke dhuruar gjak në repartin e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj.

Ky akt human nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një mesazh i fortë ndërgjegjësimi se secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim real. Dhurimi i gjakut është një nga format më të pastra të ndihmës – një veprim i vogël që mund të shpëtojë jetë dhe t’u japë shpresë familjeve që përballen me sfida të mëdha.

Instituti INVE​S vazhdon të promovojë vlera njerëzore dhe të jetë aktiv në kauza që prekin drejtpërdrejt shoqërinë, duke inkurajuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre iniciativave jetike.

28/04/2026

Labinot Azemi në lëvizje të re në Komunën e Vushtrrisë – çfarë po sjellë?

Drejtuesit e Institutit INVES realizuan një takim me znj. Hyrë Uka Hoxha, Drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë të P...
27/04/2026

Drejtuesit e Institutit INVES realizuan një takim me znj. Hyrë Uka Hoxha, Drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Vushtrrisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komunës dhe Institutit.

Takimi u karakterizua nga një frymë bashkëpunuese dhe gatishmëri për të ndërtuar partneritete në të ardhmen.

08/04/2026

Labinot Azemi dhe Orhan Nazifi ndajnë mirënjohje për kryetarin e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin për angazhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve

07/04/2026
30/03/2026
Përfaqësuesi i institutit INVES, psikologu Orhan Nazifi, realizoi një ligjëratë informuese mbi bullizmin kibernetik në I...
30/03/2026

Përfaqësuesi i institutit INVES, psikologu Orhan Nazifi, realizoi një ligjëratë informuese mbi bullizmin kibernetik në IAAP “Zenel Hajdini” dhe Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, në kuadër të projektit për Promovimin e Vlerave Humane, nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Në këtë ligjëratë u trajtuan rreziqet e bullizmit në hapësirën digjitale, format e shfaqjes së tij, si dhe mënyrat konkrete të parandalimit dhe reagimit ndaj tij.

Kontribut të çmuar në realizimin e aktivitetit dhanë edhe nxënëset aktiviste vullnetare Enkelejda Beqiri dhe Ardiana Hasani, të cilat ndihmuan në përcjelljen e mesazheve sensibilizuese tek nxënësit.

Ligjërata theksoi rëndësinë e raportimit të rasteve të bullizmit dhe mbështetjes së viktimave, duke synuar krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës në shkolla.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me prof. Arsim Hamiti dhe prof. Vedat Ismajli.

Address

Sheshi "Ahmet Krasniqi" Nr.10
Pristina
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti për Ndërgjegjësim dhe Veprim social INVES posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share