Sekhmet

Sekhmet Arts, culture & media empowering q***r voices in Kosovo and beyond 🌈
Our space: /projectspacesekhmet

Trajnim për gazetari të përgjegjshme dhe bursa për prodhimin e artikujveInstituti Sekhmet hap thirrjen për studentë/e të...
30/07/2026

Trajnim për gazetari të përgjegjshme dhe bursa për prodhimin e artikujve

Instituti Sekhmet hap thirrjen për studentë/e të gazetarisë, gazetarë/e të rinj/reja dhe profesionistë/e të medias, të interesuar për të marrë pjesë në një trajnim mbi raportimin profesional, etik dhe të ndjeshëm ndaj të drejtave të njeriut dhe komuniteteve LGBTIQ+.

Trajnimi synon të forcojë njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve për identifikimin dhe kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes, stereotipeve dhe narrativave diskriminuese në media, si dhe për krijimin e përmbajtjeve gazetareske të bazuara në fakte, etikë profesionale dhe respekt për dinjitetin njerëzor.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin pjesë në një trajnim njëditor, gjatë të cilit do të trajtohen tema si: parimet e raportimit etik dhe të përgjegjshëm; identifikimi i gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjeve diskriminuese; raportimi për komunitetet LGBTIQ+ dhe grupet e margjinalizuara; përdorimi i gjuhës gjithëpërfshirëse në media; verifikimi i informatave dhe përdorimi i burimeve të besueshme; zhvillimi i ideve për artikuj me interes publik.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të aplikojnë me një propozim për krijimin e një artikulli ose përmbajtjeje tjetër gazetareske.

Nga pjesëmarrësit e trajnimit do të përzgjidhen pesë përfitues/e, të cilët do të marrin nga një bursë në vlerë prej 300 eurosh për hulumtimin dhe prodhimin e një artikulli gazetaresk.

Artikujt e përzgjedhur do të zhvillohen me mbështetje editoriale dhe do të publikohen në platformën Kallxo.com.

Për më shumë rreth aplikimit, shikojeni linkun më posht si dhe linkun ne BIO.
https://www.sekhmet-ks.com/news

Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, përmes projektit "Lufta kundër diskriminimit dhe urrejtjes", që është pjesë e programit të përbashkët "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".

Sekhmet Institute në bashkëpunim me kallxo.com ju fton ti lexoni artikujt e plotë të projektit “Reporting with pride: Im...
30/04/2026

Sekhmet Institute në bashkëpunim me kallxo.com ju fton ti lexoni artikujt e plotë të projektit “Reporting with pride: Improving LGBTIQ+ Representation in Kosovo’s Media”.
Artikujt e plotë i gjeni tek webfaqja e Kallxo.com si dhe në webfaqen e Sekhmet Kosova: https://www.sekhmet-ks.com/copy-of-radio-show-lequ-zem%C3%ABr

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Reporting Diversity Network.

Address

Henrik Bariç 5
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sekhmet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share