Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës- Kosovo Chamber of Physiotherapists

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës- Kosovo Chamber of Physiotherapists
Call Directions Website

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës- Kosovo Chamber of Physiotherapists Kompleksi i Q.K.U.K, Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Kati i I-rë, RKS-10000.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës

Organizatë e pavarur profesionale e Fizioterapeutëve me veprimtari profesionale në Republikën e Kosovës.

Një hap historik për fizioterapinë e Kosovës në Evropë! Me kënaqësi njoftojmë se profesorët e fizioterapisë Bekim Haxhiu...
03/10/2026

Një hap historik për fizioterapinë e Kosovës në Evropë!

Me kënaqësi njoftojmë se profesorët e fizioterapisë Bekim Haxhiu dhe Zheralldin Durguti po marrin pjesë në Grupet Punues të World Physiotherapy Europe Region, duke përfaqësuar Odën e Fizioterapisë së Kosovës.

Për herë të parë, Oda e Fizioterapisë së Kosovës përfaqësohet drejtpërdrejt në grupet punuese të World Physiotherapy Europe Region.

Ky përfaqësim shënon një moment të rëndësishëm për profesionin e fizioterapisë në Kosovë. Prania jonë në këto struktura evropiane krijon mundësi për shkëmbim të përvojave, zhvillim profesional, bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontribut në proceset që lidhen me të ardhmen e fizioterapisë në Evropë.

Ky është më shumë se një përfaqësim.
Është zëri i fizioterapisë së Kosovës në nivel evropian.

OFTK i përgëzon dhe ju uron suksese profesorëve Bekim Haxhiu dhe Zheralldin Durguti për këtë përfaqësim dhe kontribut në avancimin e profesionit!

Me respekt,
OFTK

Dita e fundit për regjistrimin e hershëm [Early Bird] në Kongresin e MadriditOda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton a...
15/09/2026

Dita e fundit për regjistrimin e hershëm [Early Bird] në Kongresin e Madridit

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton anëtarët se sot mbyllet mundësia për regjistrim të hershëm [Early Bird] për Kongresin Evropian të Fizioterapisë në Madrid të organizuar nga European Region World Physiotherapy.

Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e mbi një mijë profesionistëve ndërkombëtarë për ligjërata dhe sesione praktike.

Linku për regjistrim: https://www.physiocongress.eu/registration?fbclid=IwY2xjawUV-RVwZG9mBWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMXBiRFdDV1dIRmlpM0xDM2xzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeh1saG8PilrHjf7e7ho1xmUZTLlFBWSE-Ku5m-iHQBGlBhPIgchHAO3m3npQ_aem_d1OcD4hcZIpWU3FGmw6dSQ

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton të gjithë anëtarët për mbajtjen e Kongresit të 1-rë Ndërkombëtar dhe të 10-të ...
14/09/2026

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton të gjithë anëtarët për mbajtjen e Kongresit të 1-rë Ndërkombëtar dhe të 10-të Kombëtar të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Stamboll.

Ky event shkencor mbahet më 28-29 nëntor 2026.
Kongresi është organizuar nga Asociacioni i Fizioterapeutëve të Turqisë, dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për të ndarë kërkimet dhe përvojat klinike.

Afati për dërgimin e abstrakteve është 25 tetor 2026.
OFTK i inkurajon të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë.

Për detaje, vizitoni uebfaqen e kongresit:
https://ftrkongre2026.org/en

Me respekt,
OFTK

Kryetari Gashi i uron anëtarët e OFTK-së për Ditën Ndërkombëtare të FizioterapisëSot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fizio...
08/09/2026

Kryetari Gashi i uron anëtarët e OFTK-së për Ditën Ndërkombëtare të Fizioterapisë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fizioterapisë. Me këtë rast, Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Prof. Ass. Dr. Feim Gashi PT, uron të gjithë kolegët për punën e tyre.

Tema e këtij viti i kushtohet sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjeve në tru, të cilat mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Kryetari Gashi thekson se fizioterapia nuk është vetëm trajtim pas sëmundjes, por një mjet i fuqishëm parandalimi.

Vetëm gjysmë ore aktivitet fizik, pesë herë në javë, mund të ulë rrezikun e goditjes në tru për një të katërtën. Andaj sipas tij, fizioterapeutët luajnë rol kyç duke ndihmuar qytetarët të lëvizin më shumë.

Për këtë arsye kryetari Gashi vazhdimisht ka avokuar dhe ka bërë thirrje që fizioterapia të përfshihet më gjerësisht në sistemin shëndetësor, veçanërisht në kujdesin parësor për të ndihmuar qytetarët në parandalimin e sëmundjeve në zemër dhe tru.

Në këtë ditë OFTK i fton të gjithë anëtarët që të vazhdojnë të jenë promotorë të lëvizjes dhe shëndetit. Të mbetemi të bashkuar në misionin tonë për të ofruar një cilësi më të mirë jete për çdo pacient.

Me respekt,
OFTK

NJOFTIM/Englisht belowNënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës dhe Odës së Fiziot...
07/09/2026

NJOFTIM/Englisht below
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës dhe Odës së Fizioterapeutëve të Malit të Zi

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Odën e Fizioterapeutëve të Malit të Zi. Kjo marrëveshje u formalizua të shtunën më 5 shtator në Podgoricë, gjatë një takimi zyrtar mes përfaqësuesve të të dyja organizatave.

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i OFTK-së, Prof. Ass. Dr. Feim Gashi PT. dhe Kryetari i Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (KEVP), Prof. Asoc. Dr. Zheralldin Durguti, u prit në takim nga Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Malit të Zi, z. Dragan Guberinic.

Qëllimi qendror i këtij memorandumi është intensifikimi i marrëdhënieve profesionale ndërmjet dy shteteve. Përmes këtij dokumenti, palët janë dakorduar për shkëmbimin e praktikave më të mira, nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të anëtarëve, si dhe organizimin e përbashkët të ngjarjeve shkencore si kongrese, seminare dhe trajnime të specializuara.

Kjo nismë vlerësohet si një hap strategjik në drejtim të avancimit të profesionit të fizioterapisë në rajon, duke harmonizuar standardet profesionale dhe duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta hulumtuese.

OFTK rithekson përkushtimin e saj të palëkundur për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional jashtë vendit, me synim mbrojtjen dhe ngritjen e vazhdueshme të standardeve të këtij profesioni.
Dokumentin e Memorandumit e gjeni brenda linkut në faqen zyrtare të OFTK-së.
Me respekt,
OFTK
https://oftk-ks.org/index.php/2026/09/07/nenshkruhet-memorandumi-i-bashkepunimit-mes-odes-se-fizioterapeuteve-te-kosoves-dhe-odes-se-fizioterapeuteve-te-malit-te-zi/
------------------
MEMORANDUM OF COOPERATION SIGNED BETWEEN THE CHAMBER OF PHYSIOTHERAPISTS OF KOSOVA AND THE CHAMBER OF PHYSIOTHERAPISTS OF MONTENEGRO

The Chamber of Physiotherapists of Kosova (KCHPT) has signed a Memorandum of Cooperation with the Chamber of Physiotherapists of Montenegro. This agreement was formalized on Saturday, September 5, in Podgorica, during an official meeting between representatives of both organizations.

The Kosovan delegation, led by the President of KCHPT, Prof. Ass. Dr. Feim Gashi, PT, and the Chairman of the Commission for Continuing Professional Education, Prof. Assoc. Dr. Zheralldin Durguti, was hosted by the President of the Chamber of Physiotherapists of Montenegro, Mr. Dragan Guberinić.

The central objective of this memorandum is the intensification of professional relations between the two countries. Through this document, the parties have agreed to exchange best practices, promote the continuous professional development of their members, and jointly organize scientific events such as congresses, seminars, and specialized training sessions.

This initiative is evaluated as a strategic step toward advancing the profession of physiotherapy in the region, harmonizing professional standards, and paving the way for joint research projects.

KCHPT reiterates its unwavering commitment to deepening international institutional cooperation, aiming to protect and continuously raise the standards of the profession.
You can find the memorandum document via the link on the official website of OFTK.
Best regards,
KCHPT

https://oftk-ks.org/index.php/2026/09/07/nenshkruhet-memorandumi-i-bashkepunimit-mes-odes-se-fizioterapeuteve-te-kosoves-dhe-odes-se-fizioterapeuteve-te-malit-te-zi/

27/08/2026

Njoftim për anëtarët e OFTK-së: Merrni pjesë vetëm në aktivitetet e akredituara nga Oda

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, ju bëjmë thirrje që, para se të merrni pjesë në kongrese, konferenca, trajnime, workshope apo çfarëdo aktiviteti tjetër të Edukimit të Vazhduar Profesional, të siguroheni se aktiviteti është i akredituar nga OFTK.

Në bazë të rregullores përkatëse, pikët e EVP-së iu njihen anëtarëve vetëm për aktivitetet që plotësojnë kriteret dhe janë të akredituara sipas procedurave të përcaktuara.

Për këtë arsye, për çdo trajnim apo aktivitet profesional që ju intereson, kontaktoni paraprakisht OFTK-në dhe kërkoni konfirmim nëse aktiviteti është i akredituar dhe nëse pikët e fituara do t’ju njihen.

Mos u bazoni vetëm në informacionet e organizatorëve. Verifikoni paraprakisht në administratën e OFTK-së në mënyrë që pjesëmarrja juaj të ketë vlerën e duhur profesionale dhe pikët t’ju llogariten sipas rregullores.

Me respekt,
OFTK

Anëtarët e OFTK-së përzgjidhen në grupet punuese të ER World PhysiotherapyOda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton se d...
08/07/2026

Anëtarët e OFTK-së përzgjidhen në grupet punuese të ER World Physiotherapy

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton se dy anëtarë të saj, profesorë nga Kosova janë përzgjedhur anëtarë në grupe të World Physiotherapy - Europe Region për periudhën 2026–2028.

Profesor Bekim Haxhiu është emëruar në grupin për Avokim dhe Çështje të BE-së, ndërsa Profesor Zheralldin Durguti në grupin për Praktikë Profesionale.

Ky përfaqësim shënon një arritje madhore për Kosovën në sferën ndërkombëtare.

Për OFTK-në, ky angazhim direkt garanton që zhvillimi i politikave, edukimit dhe praktikave tona shëndetësore të jetë në përputhje të plotë me standardet më të larta evropiane.

Për këtë arsye OFTK e falënderon Komitetin Ekzekutiv të ER World Physiotherapy, për punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në bashkëpunimin me organizatat profesionale në avancimin dhe ngritjen e fizioterapisë në regjionin e Evropës.

Me respekt,
OFTK

Njoftim,Të gjithë anëtarët e OFTK-së të interesuar për pjesëmarrje në Kongresin e 6-të të Fizioterapisë në Madrid, ju ft...
26/06/2026

Njoftim,

Të gjithë anëtarët e OFTK-së të interesuar për pjesëmarrje në Kongresin e 6-të të Fizioterapisë në Madrid, ju ftojmë të dërgoni emrat tuaj në zyrën e administratës së odës.

OFTK si pjesëmarrëse në organizimin e Kongresit, ka përfituar zbritje nga 15-20% për anëtarët dhe do të dërgojmë listën e pjesëmarrësve nga Kosova.

Të gjithë anëtarët e interesuar të lajmërohen në numrin e telefonit 045 460 551.

Me respekt,
OFTK

Krerët e odave vizitë në punishten e objektit të Odave të Profesionistëve ShëndetësorëKryetari i OFTK-së Prof. Ass. Dr. ...
25/06/2026

Krerët e odave vizitë në punishten e objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

Kryetari i OFTK-së Prof. Ass. Dr. Feim Gashi së bashku me përfaqësuesit e odave tjera të profesionistëve shëndetësor zhvilluan sot një vizitë në punishten e objektit të ri të OPSH-ve.

Vizita u bë me qëllim të vlerësimit të ecurisë së punimeve dhe progresi të arritur deri më tani.

Gjatë vizitës, u prezantuan aktivitetet e zhvilluara në fazat aktuale të ndërtimit, si dhe u diskutuan hapat e ardhshëm për realizimin e projektit sipas afateve të parapara. U vlerësua se punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me planin dinamik dhe standardet e përcaktuara.

Me respekt,
OFTK

Njoftim,Është hapur thirrja për regjistrim të hershëm në Kongresin e 6-të të Fizioterapisë së Rajonit të Evropës.Linku p...
12/06/2026

Njoftim,
Është hapur thirrja për regjistrim të hershëm në Kongresin e 6-të të Fizioterapisë së Rajonit të Evropës.
Linku për regjistrim: https://www.physiocongress.eu/registration

Me respekt,
OFTK

Address

Kompleksi I Q. K. Utca K, Klinika E Mjekësisë Fizikale Me Rehabilitim, Kati I I-rë, RKS. Address:UCCK Complex, Physical Medicine Clinic With Rehabilitation, 1st Floor, RKS. Tel +383(0) 45 460 551; E-m
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345460551

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës- Kosovo Chamber of Physiotherapists posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share