PROGRAMET
AVOKIMI PER GJITHPERFSHIRJE
Promovimin e qasjes së bazur në të drejtat e njeriut përgjatë zhvillimit të legjislacionit, politikave publike dhe shërbimeve bazike publike ndaj grupeve të cënueshme, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, komunitetet pakicë, fëmijët dhe të rinjët, gratë dhe vajzat, personat e moshuar për realizimin e të drejtave dhe pjesmarrjen e plotë në shoqër
i duke u bazuar në vlerat evropiane. SHERBIMET PER GJITHPERFSHIRJE
Ofrimin e shërbimeve për grupet e cënueshme bazuar në standartet e shërbimeve dhe programet e licensuara/akredituara dhe përmes stafit profesionist dhe të licensuar për shërbime sociale, shëndetësore, educative dhe atyre të punësimit. HULUMTIMI DHE NGRITJA E KAPACITETEVE PER GJITHPERFSHIRJE
Angazhimin në Hulumtime, Analiza, Edukim, Trajnim dhe Dokumentim për gjithpërfshirje me qëllim të përmirësimit të bazës së të dhënave mbi nevojat dhe të drejtat e grupeve të cënueshe dhe ofrimin e tyre në dispozicion për mbështetje ndaj institucioneve për zhvillimin dhe realizimin e politikave gjithpërfshirëse zhvillimore, sociale, arsimore, shëndetësore dhe të punësimit. Si dhe për ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cënueshme, përfaqësuese të tyre dhe ofruesve të shërbimeve për gjithëpërfshirje