Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut

Directions Contact the organization

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) është institut i pavarur që promovon të drejtat
e njeriut në Kosovë.

IHDNj përmes hulumtimeve, analizeve, avokimit dhe debatit synon të mbroj, nxis
dhe promovoj të drejtat e njeriut në Kosove.

📢 Thirrje për aplikim – Ekspert/e ligjor/eInstituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) fton ekspertët ligjor...
13/10/2026

📢 Thirrje për aplikim – Ekspert/e ligjor/e

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) fton ekspertët ligjorë të aplikojnë për angazhim në projektin “Nga Evidenca në Ndryshim – Avokimi për të Drejtat e Minatorëve dhe punëtorëve të KEK-ut”.

Angazhimi synon të mbështesë dokumentimin dhe adresimin e rreziqeve profesionale, si dhe mbrojtjen e të drejtave të punës në sektorin minerar dhe energjetik.

📅 Afati për aplikim: 19 tetor 2026

📎 Kriteret, detyrat dhe mënyra e aplikimit janë të përcaktuara në dokumentin e thirrjes, të bashkëngjitur këtij postimi.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj), me mbështetjen e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), në kuadër të thirrjes për projektpropozime CFP-LRA-2026-01.
Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e vetme e IHDNj-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Created with the Heyzine flipbook maker

📢 Thirrje për aplikim – Ekspert/e i/e hulumtimeveInstituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) fton ekspertët...
13/10/2026

📢 Thirrje për aplikim – Ekspert/e i/e hulumtimeve

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) fton ekspertët e hulumtimeve të aplikojnë për angazhim në projektin “Nga Evidenca në Ndryshim - Avokimi për të Drejtat e Minatorëve dhe punëtorëve të KEK-ut”.

Angazhimi synon të mbështesë hulumtimin, dokumentimin dhe analizën e rreziqeve profesionale dhe kushteve të punës në sektorin minerar dhe energjetik, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Afati për aplikim: 19 tetor 2026

📎 Kriteret, detyrat dhe mënyra e aplikimit janë të përcaktuara në dokumentin e thirrjes, të bashkëngjitur këtij postimi.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj), me mbështetjen e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), në kuadër të thirrjes për projektpropozime CFP-LRA-2026-01.

Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e vetme e IHDNj-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Created with the Heyzine flipbook maker

12/10/2026

Drejtoresha e Institutit për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ),Kaltrina Rexhepi-Dragusha, gjatë paraqitjes në RTV Dukagjini, ka ngritur shqetësime lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës nga institucionet e drejtësisë.

Pavarësisht dëshmive dhe raporteve mjekësore që evidentojnë ushtrimin e dhunës, rikualifikimi i veprave penale si në këtë rast, ngre shqetësim serioz për mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e drejtësisë.

IHDNJ rithekson rëndësinë e trajtimit të drejtë dhe të paanshëm të rasteve të dhunës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbatim efektiv të ligjit.

08/10/2026

🚨63 MINATORË U SHPËTUAN, POR KUSH UA GARANTON SIGURINË NESËR?

Mirëpresim me gëzim lajmin se 63 minatorët e Stantërgut kanë dalë pa lëndime nga miniera. Por lehtësimi i sotëm nuk duhet ta zbehë shqetësimin për rreziqet me të cilat ata përballen çdo ditë, qindra metra nën tokë.

Përmes kësaj videoje, të realizuar në kuadër të hulumtimit tonë “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, rikujtojmë kushtet e rënda të punës dhe rreziqet serioze për jetën dhe shëndetin e minatorëve, të dokumentuara nga IHDNj.

Sot gëzohemi që u kthyen shëndoshë te familjet. Por nesër, kush ua garanton kthimin e sigurt?
IHDNj kërkon hetim të plotë të incidentit, përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente për sigurinë në punë.

Minatorët nuk duhet të presin një incident për t'u mbrojtur. Siguria e tyre është e drejtë, jo privilegj!

07/10/2026

Ngujimi i minatorëve, kërkohen veprime urgjente dhe hetim për gjendjen e krijuar në Trepçë

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka reaguar për ngujimin e mbi 60 minatorëve në minierën e Stantërgut, duke shprehur shqetësim të thellë dhe duke kërkuar reagim të menjëhershëm.

Sipas informacioneve nga terreni, thuhet në reagimin e këtij instituti, minatorët ndodhen nën tokë, të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8 dhe se dalja e tyre po realizohet përmes rrugëve emergjente, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për të mundësuar nxjerrjen e sigurt të të gjithë punëtorëve.

“Është e domosdoshme të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit, shkaqet e incidentit dhe nëse të gjithë mekanizmat, pajisjet dhe procedurat e sigurisë kanë funksionuar siç duhet.”, thuhet në reagim.

Sipas këtij instutiti, Prokuroria duhet të nisë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Hetimi duhet të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë, neglizhencë institucionale, mosfunksionim të pajisjeve apo përgjegjësi të tjera individuale dhe institucionale. Përgjegjësit, nëse konstatohen, duhet të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.”, thuhet në reagim.

Kjo situate, sipas këtij institute, rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun e jashtëzakonshëm me të cilin përballen minatorët gjatë punës së tyre, qindra metra nën tokë.

“IHDNj i ka ngritur këto shqetësime edhe më herët përmes hulumtimit “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, në të cilin janë dokumentuar kushtet e vështira të punës, ekspozimi ndaj rreziqeve profesionale, si dhe problemet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë të minatorëve. Gjetjet e këtij hulumtimi kanë treguar se minatorët përballen çdo ditë me ekspozim ndaj pluhurit, gazrave, ngarkesave të rënda fizike dhe rreziqeve të tjera që mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin dhe jetën e tyre. Fakti që dhjetëra punëtorë ndodhen në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, deri në rreth 645 metra nën tokë, është një tjetër alarm se siguria e minatorëve nuk mund të bëhet temë vetëm kur ndodh një incident. Ajo duhet të garantohet çdo ditë, në çdo ndërrim dhe në çdo metër nën tokë.”, thuhet tutje.

Aty thuhet se siguria e minatorëve kërkon përgjegjësi konkrete, transparencë të plotë dhe masa të menjëhershme për parandalimin e rasteve të ngjashme.

IHDNj kërkon që, pas përfundimit të operacionit të shpëtimit, të bëhet një vlerësim i plotë i gjendjes së minierës, pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve emergjente dhe procedurave të sigurisë.

07/10/2026

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) shpreh shqetësim të thellë dhe kërkon reagim të menjëhershëm për ngujimin e 64 minatorëve në minierën e StanTërgut. Sipas informacioneve nga terreni, minatorët ndodhen nën tokë, të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8,...

07/10/2026

...

64 MINATORË TË NGUJUAR NË MINIERËN E STANTËRGUT: IHDNj KËRKON SHPËTIM TË MENJËHERSHËM DHE HETIME🚨🚨REAGIM 🚨🚨Instituti për...
07/10/2026

64 MINATORË TË NGUJUAR NË MINIERËN E STANTËRGUT: IHDNj KËRKON SHPËTIM TË MENJËHERSHËM DHE HETIME

🚨🚨REAGIM 🚨🚨

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) shpreh shqetësim të thellë dhe kërkon reagim të menjëhershëm për ngujimin e 64 minatorëve në minierën e StanTërgut. Sipas informacioneve nga terreni, minatorët ndodhen nën tokë, të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, në thellësi që arrijnë deri në rreth 645 metra.

IHDNj kërkon nga të gjitha institucionet dhe ekipet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për shpëtimin dhe nxjerrjen e sigurt të të gjithë minatorëve. Jeta dhe siguria e tyre duhet të jenë prioriteti absolut. Çdo minutë është e rëndësishme dhe operacioni i shpëtimit duhet të zhvillohet me urgjencë, profesionalizëm dhe koordinim të plotë.

Sipas informacioneve të deritanishme, dalja e minatorëve po realizohet përmes rrugëve emergjente, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për të mundësuar nxjerrjen e sigurt të të gjithë punëtorëve.

Është e domosdoshme të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit, shkaqet e incidentit dhe nëse të gjithë mekanizmat, pajisjet dhe procedurat e sigurisë kanë funksionuar siç duhet.

Njëkohësisht, IHDNj kërkon nga Prokuroria kompetente që të nisë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Hetimi duhet të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë, neglizhencë institucionale, mosfunksionim të pajisjeve apo përgjegjësi të tjera individuale dhe institucionale. Përgjegjësit, nëse konstatohen, duhet të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

Kjo situatë rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun e jashtëzakonshëm me të cilin përballen minatorët gjatë punës së tyre, qindra metra nën tokë.

IHDNj i ka ngritur këto shqetësime edhe më herët përmes hulumtimit “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, në të cilin janë dokumentuar kushtet e vështira të punës, ekspozimi ndaj rreziqeve profesionale, si dhe problemet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë të minatorëve.

Gjetjet e këtij hulumtimi kanë treguar se minatorët përballen çdo ditë me ekspozim ndaj pluhurit, gazrave, ngarkesave të rënda fizike dhe rreziqeve të tjera që mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin dhe jetën e tyre.

Fakti që dhjetëra punëtorë ndodhen në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, deri në rreth 645 metra nën tokë, është një tjetër alarm se siguria e minatorëve nuk mund të bëhet temë vetëm kur ndodh një incident. Ajo duhet të garantohet çdo ditë, në çdo ndërrim dhe në çdo metër nën tokë.

Ky rast nuk duhet të mbyllet me një raport formal apo me fajësime të përgjithshme. Siguria e minatorëve kërkon përgjegjësi konkrete, transparencë të plotë dhe masa të menjëhershme për parandalimin e rasteve të ngjashme.

IHDNj kërkon që, pas përfundimit të operacionit të shpëtimit, të bëhet një vlerësim i plotë i gjendjes së minierës, pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve emergjente dhe procedurave të sigurisë. Institucionet përgjegjëse duhet të garantojnë zbatimin e standardeve të sigurisë në punë dhe mbrojtjen e jetës së çdo minatori.

📢 Thirrje për aplikim - Ekspert/e ligjor/eInstituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) fton ekspertë dhe eks...
06/10/2026

📢 Thirrje për aplikim - Ekspert/e ligjor/e

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) fton ekspertë dhe eksperte ligjore të aplikojnë për analizimin e kuadrit ligjor dhe hartimin e rekomandimeve për mbrojtjen e shëndetit në punë dhe të drejtave sociale të minatorëve në Kosovë.

👉 Dokumentet e kërkuara sipas ToR dërgohen në: [email protected].

📅 Afati i fundit për aplikim: 11 tetor 2026.

📄 Detajet dhe kushtet e aplikimit i gjeni në thirrjen e bashkëngjitur.

Created with the Heyzine flipbook maker

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ) mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të iniciativës “Innovation C...
30/09/2026

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ) mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të iniciativës “Innovation Catalyst Initiative for Minorities”, ku organizatat partnere prezantuan punën, rezultatet dhe përvojat e krijuara gjatë zbatimit të iniciativave të tyre në komunitet.

Në kuadër të panelit “Youth, Digital Safety & Inclusion in Schools”, IHDNJ prezantoi përvojën nga projekti “Fuqizimi i Nxënësve Kundër Diskriminimit dhe Dhunës në Shkolla”, duke sjellë në diskutim rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të nxënësve në adresimin e diskriminimit, bullizmit dhe dhunës.

Përmes punës sonë me nxënësit, kemi synuar të krijojmë hapësira ku ata jo vetëm informohen për të drejtat e tyre, por edhe ndihen të sigurt për të shprehur përvojat, shqetësimet dhe idetë e tyre.

Përmbyllja e projektit shënon fundin e një cikli aktivitetesh, por jo të angazhimit tonë për shkolla më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim, ku çdo nxënës dëgjohet, respektohet dhe fuqizohet🥇

Falënderojmë The Foundation House, Luxembourg Aid & Development dhe Dukatin e Madh të Luksemburgut për mbështetjen dhe partneritetin gjatë kësaj iniciative, si dhe të gjithë nxënësit, shkollat dhe partnerët që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut:

Shortcuts

Share