28/09/2026
✨ Vazhdon trajnimi i pastiçerisë!
Me shumë përkushtim, kreativitet dhe dëshirë për të mësuar, pjesëmarrëset nga Komuna e Prishtinës po vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnimin e pastiçerisë.
Gjatë trajnimit, ato po zhvillojnë aftësi praktike dhe njohuri të reja në përgatitjen dhe dekorimin e ëmbëlsirave, duke krijuar hap pas hapi mundësi të reja për zhvillim profesional dhe personal. 🧁🎂
Trajnimi realizohet nga Fondacioni Amaneti, me mbështetje financiare të Komunës së Prishtinës, në kuadër të angazhimit për fuqizimin dhe aftësimin profesional të qytetarëve.
🌸 Aftësi të reja, mundësi të reja!