LAPS

LAPS LAPS (Lab of Activisim and Progressive Society) is a non-profit advocating for qualitative education.

11/09/2026
08/09/2026

PISA - alarmi që nuk po na zgjon nga gjumi tash e sa vjet!

Rezultatet e PISA 2025 e vendosin Kosovën, për të katërtën herë radhazi, dukshëm prapa vendeve të rajonit dhe ndër vendet me performancën më të ulët në këtë vlerësim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të publikuara nga OECD, në testimin e zhvilluar gjatë majit 2025 morën pjesë 6,632 nxënës 15 vjeçarë nga 213 shkolla. Rezultatet mesatare të Kosovës janë:
➡ 357 pikë në shkencë, njësoj si në vitin 2022;
➡ 340 pikë në lexim, krahasuar me 342 pikë në vitin 2022;
➡ 350 pikë në matematikë, pesë pikë më pak se në vitin 2022;
➡ 359 pikë në zgjidhjen kompjuterike të problemeve, rezultati më i lartë në këtë cikël.

Në të katër treguesit, rezultatet e Kosovës mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së. Por edhe më shqetësuese është ajo që fshihet prapa pikëve: vetëm rreth 21% e nxënësve arritën të paktën Nivelin 2 në shkencë, 15% në matematikë dhe 16% në lexim. Pra, shumica dërrmuese e 15 vjeçarëve në Kosovë nuk po arrijnë nivelin bazë të aftësive që u nevojiten për të kuptuar, për të zgjidhur probleme dhe për të zbatuar njohuritë në jetën e përditshme.

Të dhënat tregojnë edhe dallime të theksuara ndërmjet vajzave dhe djemve. Vajzat arritën 366 pikë në shkencë, kundrejt 347 pikëve të djemve, dhe 358 pikë në lexim, kundrejt 322 pikëve. Në matematikë rezultatet janë pothuajse të njëjta: 351 pikë për vajzat dhe 350 për djemtë.

Alarmuese janë edhe të dhënat për vijueshmërinë: 54% e nxënësve raportuan se kishin munguar të paktën një ditë, ndërsa 56% të paktën një orë mësimore, gjatë dy javëve para testimit.

Këto të dhëna nuk janë vetëm statistika, mirëpo janë fakte që dëshmojnë për probleme të thella në cilësinë e mësimit, motivimin e nxënësve, mbështetjen familjare dhe përgjegjësinë institucionale.

Pas katër cikleve të PISA-s, kjo nuk mund të trajtohet më si befasi. Problemi nuk është se nuk e dimë ku qëndrojmë. Problemi është se ende nuk kemi krijuar vazhdimësi në reforma, përgjegjësi institucionale dhe një vizion të përbashkët për arsimin.

Në vitin 2023, pas publikimit të rezultateve të PISA të ciklit të kaluar, organizatat e shoqërisë civile për arsimin parauniversitar, të bashkuara në ROSCAP, nisën një peticion për ndryshime duke dhënë propozime konkrete në arsimin parauniversitar. Mbi 12,526 qytetarë iu bashkuan thirrjes që arsimi të trajtohet si prioritet kombëtar, jo vetëm si temë që rikthehet sa herë publikohen rezultatet e PISA-s.

Që atëherë, Kosova ka kaluar një periudhë pa Kuvend dhe Qeveri funksionale, ndërsa reformat që kërkojnë vendimmarrje politike, bashkëpunim dhe vazhdimësi kanë mbetur në pritje. Por fëmijët tanë nuk mund të presin derisa politika të gjejë kohën e duhur për arsimin.

Ministria ka paralajmëruar se rezultatet do të analizohen dhe do të shërbejnë si referencë për Strategjinë e re të Arsimit 2035+. Megjithatë, Kosovës nuk i duhet vetëm një analizë tjetër por i duhen objektiva të matshme, përgjegjësi të qarta, afate konkrete dhe raportim publik për zbatimin e reformave. Përveç kësaj, nevojiten marrëveshje politike dhe shoqërore për sistemin arsimor që duam të ndërtojmë dhe gatishmëri për ta ndjekur atë vizion për vite, pavarësisht se kush është në pushtet.

PISA 2025 duhet të jetë momenti kur Kosova ndalon së pyeturi pse po renditet kaq dobët dhe fillon të veprojë seriozisht për t’i ndryshuar rezultatet e fëmijëve tanë dhe mundësitë e tyre për të ardhmen.

LAPS prezanton punën në UCL, Londër🇬🇧📚LAPS pati nderin të ftohet si folës mysafir në festivalin MAD 2026, të organizuar ...
13/07/2026

LAPS prezanton punën në UCL, Londër🇬🇧📚

LAPS pati nderin të ftohet si folës mysafir në festivalin MAD 2026, të organizuar nga Institute of Education (IOE), University College London (UCL) në Londër.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, Lejla ndau përvojën e LAPS si organizatë, duke prezantuar punën që bën me mësuesit dhe fëmijët, si dhe qasjet dhe praktikat që kontribuojnë në përmirësimin e edukimit parauniversitar.

Ftesa për të prezantuar në një institucion të tillë përbën një vlerësim të rëndësishëm për punën e LAPS. Institute of Education (IOE), pjesë e University College London (UCL), është renditur si institucioni numër një në botë për fushën e Edukimit për 13 vite radhazi.

🎨PIKA PIKA në Gjilan!Javën e kaluar, në sheshin e Gjilanit, u mbajt Ekspozita e Artit PIKA PIKA, ku u prezantuan punimet...
12/07/2026

🎨PIKA PIKA në Gjilan!

Javën e kaluar, në sheshin e Gjilanit, u mbajt Ekspozita e Artit PIKA PIKA, ku u prezantuan punimet e fëmijëve të krijuara gjatë punëtorisë së artit aborigjen.

Përmes vizatimeve të tyre, fëmijët ndanë mënyrën se si e shohin shkollën, komunitetin dhe bashkëjetesën, duke i shndërruar ngjyrat dhe format në histori, ide dhe dëshira për një të ardhme më gjithëpërfshirëse.

Përveç ekspozitës, aktiviteti përfshiu edhe një kënd të vizatimit, i cili u ofroi kalimtarëve mundësinë të bëheshin pjesë e aktivitetit, të shprehnin kreativitetin e tyre dhe të bashkoheshin me mesazhin që arti mund të jetë një urë komunikimi dhe mirëkuptimi.

Faleminderit të gjithë fëmijëve, prindërve, qytetarëve, partnerëve, dhe komunës së Gjilanit, që na u bashkuan dhe e bënë këtë aktivitet një festë të artit, kreativitetit dhe komunitetit.💙✨

This activity is supported by “The BIG Project – Barabar Initiative (going) Grassroot,” funded by the European Union and implemented by Integra and CASA. The project supports grassroots actors and artists in Kosovo to promote social inclusion and inter-community cohesion through art and culture.

A two-day Dot Painting (PIKA PIKA) workshop was held under the guidance of art expert Ms. Aferdita Selimi. The activity ...
21/06/2026

A two-day Dot Painting (PIKA PIKA) workshop was held under the guidance of art expert Ms. Aferdita Selimi. The activity brought together children from diverse communities, creating an inclusive environment that encouraged learning, creativity, and collaboration.🎨🫟

During the workshop, participants were introduced to Aboriginal art techniques, with a particular focus on dot painting as a unique form of artistic expression. Through interactive and hands-on activities, children learned how art can be used to tell stories, express emotions and aspirations, and share personal experiences through visual storytelling.

This activity is supported by “The BIG Project – Barabar Initiative (going) Grassroot,” funded by the European Union and implemented by Integra and CASA. The project supports grassroots actors and artists in Kosovo to promote social inclusion and inter-community cohesion through art and culture.

🎨✨PIKA PIKA është një projekt që sjell së bashku fëmijë nga komunitete të ndryshme përmes artit me pika të frymëzuar nga...
10/06/2026

🎨✨PIKA PIKA është një projekt që sjell së bashku fëmijë nga komunitete të ndryshme përmes artit me pika të frymëzuar nga tradita aborigjene. Përmes krijimtarisë, dialogut dhe bashkëpunimit, fëmijët eksplorojnë tema sociale, ndajnë historitë e tyre dhe mësojnë se si arti mund të shërbejë si mjet për ndryshim pozitiv në komunitet.

🎨✨PIKA PIKA brings together children from diverse communities through Aboriginal-inspired dot art. Through creativity, dialogue, and collaboration, children explore social issues, share their stories, and discover how art can be a powerful tool for positive change in their communities.

LAPS fillon zyrarisht projektin e ri PIKA PIKA, një iniciativë nga Integra NGO dhe NGO CASA, në kuadër të The BIG Projec...
04/05/2026

LAPS fillon zyrarisht projektin e ri PIKA PIKA, një iniciativë nga Integra NGO dhe NGO CASA, në kuadër të The BIG Project – Barabar Initiative (Going) Grassroots.

PIKA PIKA është një projekt që mbledh së bashku nxënës nga komunitete të ndryshme, duke përdorur artin aborigjen si mjet për shprehje dhe reflektim, duke elaboruar përvojat e tyre në shkollim, sfidat me të cilat përballen dhe qëllimet për të ardhmen, si dhe duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin ndërkulturor përmes kreativitetit.🎨🖌️

8 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Romëve na kujton rëndësinë e barazisë, dinjitetit dhe respektit për të drejtat e komunit...
08/04/2026

8 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Romëve na kujton rëndësinë e barazisë, dinjitetit dhe respektit për të drejtat e komunitetit rom në Kosovë.

Edhe sot, shumë pjesëtarë të këtij komuniteti përballen me pabarazi dhe pengesa në qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime publike.

LAPS qëndron në solidaritet me komunitetin rom dhe angazhohet për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe pa racizëm.

Barazia është e drejtë për të gjithë. Sot dhe çdo ditë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!

Address

Muharrem Fejza
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LAPS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LAPS:

Shortcuts

Share