02/09/2026
Sot, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, të organizuar nga Organizata Studentore “Reforma”, zhvilluan një vizitë në Tiranë.
Gjatë takimit me Kryeministrin Rama, patëm mundësinë të diskutojmë për një sërë çështjesh me interes të përgjithshëm, ndër të cilat marrëdhëniet dhe raportet ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, proceset në Hagë, pritshmëritë për 16 shtatorin, arsimin, aktivitetet e të rinjve dhe tema të tjera me rëndësi për studentët dhe të rinjtë.
Organizata Studentore “Reforma” vlerëson lart bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e shtetit shqiptar dhe angazhimin e tyre në mbështetje të të rinjve dhe studentëve.
Në emër të studentëve dhe Organizatës Studentore “Reforma”, falënderojmë përzemërsisht Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, për pritjen dhe bashkëbisedimin e hapur, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
🇦🇱🇽🇰 Bashkëpunimi Shqipëri–Kosovë është një vlerë e rëndësishme për të ardhmen e të rinjve tanë.
📷 Albatrit Llugiqi