05/10/2026
Vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët të bashkëpunimit ndërmjet SHPRK-së dhe Global Learning Lab International për edhe dy vite!
Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim në Kosovë Rick Hathaway, Co-Funder dhe Managing Director i Global Learning Lab International. Gjatë vizitës së tij, ai zhvilloi një takim me z. Agron Beka, Drejtor Ekzekutiv i SHPRK-së, ku u diskutua për vazhdimin e partneritetit, shkëmbimin e ideve dhe mundësitë e reja për bashkëpunim.
🤝 Ky bashkëpunim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të vazhduar punën në fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e lidershipit dhe krijimin e ndikimit pozitiv në komunitet.
Me shumë entuziazëm presim dy vite të tjera të bashkëpunimit, mësimit dhe krijimit të mundësive së bashku! Bashkë, vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen! ✨ Global Learning Lab