Lëvizja Feministe Studentore

Lëvizja Feministe Studentore Lëvizja Feministe Studentore është një grup i përbërë nga studente/ë aktiviste/ë feministe/ë.

NGRITET AKTAKUZË PËR NGACMIM SEKSUAL NDAJ XHEVAT KRASNIQIT, TË PËRJASHTOHET NGA UP-JA !Në shkurt të vitit të kaluar, 27 ...
11/04/2025

NGRITET AKTAKUZË PËR NGACMIM SEKSUAL NDAJ XHEVAT KRASNIQIT, TË PËRJASHTOHET NGA UP-JA !

Në shkurt të vitit të kaluar, 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë, denoncuan Xhevat Krasniqin, profesor i rregullt pranë Fakultetit të Edukimit, për ngacmim seksual. Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësise e përjashtuan Krasniqin, por jo edhe UP-ja. Këshillit të Etikës, iu dashtën gjashtë mbledhje, për të marrë vendim suspendimin e Krasniqit , i vlefshëm “deri të përfundojnë hetimet nga organet e rendit”- thanë ata.

Sot, ne u njoftuam se Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Xhevat Krasniqit për ngacmim seksual. Kjo duhet t’i jep fund gjysmë-masës së suspendimit dhe të qoj në përjashtimin përfundimtar të Xhevat Krasniqit nga institucioni i UP-së. Prania e një personi me aktakuzë aktive nga prokuroria e Kosovës në stafin akademik të një institucioni, qoftë si i suspenduar apo aktiv, është skandaloze. Ndaj ne edhe kërkojmë përjashtim të menjëhershëm!

Në përkujtim të Rosa Luxemburg – Një trashëgimi revolucionareSot përkujtojmë Rosa Luxemburgun, revolucionaren dhe mendim...
12/01/2025

Në përkujtim të Rosa Luxemburg – Një trashëgimi revolucionare

Sot përkujtojmë Rosa Luxemburgun, revolucionaren dhe mendimtaren marksiste që e dha jetën për liri dhe drejtësi më 15 janar 1919. Rosa ishte një luftëtare e palëkundur kundër kapitalizmit, imperializmit dhe autoritarizmit. Ajo guxoi të ngrinte zërin kundër një bote që po zhytej në dhunën dhe barbarinë e kapitalit dhe ku nazi-fashizmi po merrte hov.

Si Lëvizje Feministe Studentore në Kosovë, frymëzohemi nga lufta dhe analiza e saj ndaj kapitalizmit. Rosa na mëson se liria dhe çlirimi nuk mund të arrihen përmes kompromisit me sistemin ekzistues, por përmes luftës së organizuar dhe kolektive për një rend të ri shoqëror.

Sot, në universitetet tona, ku arsimi po komercializohet, ku hapësirat për mendim kritik po pakësohen dhe ku dhuna sistematike ndaj grave e studenteve është ende e pranishme, trashëgimia e Rosa Luxemburgut na mëson të mos heshtim. Ajo na mëson se veprimi kolektiv dhe solidariteti janë arma jonë më e fortë kundër shtypjes.

Ne ju bëjmë thirrje të lexoni Rosa Luxemburgun dhe të njiheni me idetë e saj përmes veprës së saj të rëndësishme “Reforma sociale apo Revolucion”. Aty ajo na kujton se reformat brenda kapitalizmit nuk janë zgjidhje; një ndryshim i vërtetë kërkon transformim rrënjësor, kërkon një revolucion.

Rosa tha: “Liria është gjithnjë dhe vetëm liri për atë që mendon ndryshe.” Sot, më shumë se kurrë, këto fjalë janë thirrje për të ndërtuar një lëvizje të guximshme, që mbron të drejtën për arsim, për barazi dhe për drejtësi sociale.

Në kujtim të Rosa Luxemburgut, ne bëjmë thirrje për veprim! Organizohuni! Le ta kthejmë universitetin në një hapësirë të çlirimit, jo të shtypjes.

30/09/2024

Të enjten më 3 Tetor në orën 18:00 te modelariumi i fakultetit të arkitekturës do të shfaqet filmi Bllokada i regjisorit Igor Bezinović. Pas filmit do të mbahet një diskutim i hapur mbi filmin dhe zbatimin e tij në kontekstin e Universitetit të Prishtinës. Ju ftojmë të na bashkangjiteni!

Përshkrimi i filmit:

Bllokada (2012)

Regjia nga Igor Bezinović • 2012 • Kroaci • 93'

BLLOKADA portretizon protestën studentore më të madhe, jetëgjatë dhe politikisht të rëndësishme në Kroaci që nga viti 1971, e cila filloi në prill të 2009-tës në fakultetin e shkencave humane dhe sociale të universitetit të Zagrebit. Duke na ofruar një pamje unike nga brenda, ky film na përçon rrëfimin e një lufte kundrejt komercializimit të arsimit, dhe bllokimit të mësimit që zgjati 34 ditë.

Kjo qëndresë u shpërnda në më shumë se 20 fakultete përreth Kroacisë, dhe studentët u shëndrruan në subjekt aktiv dhe relevant politik. Regjisori Igor Bezinović ndoqi gjithçka: që nga takimet ngashëryese përgatitore dhe bllokimin e mësimit, e shenjat e para të dërrmimit dhe bisedat personale vonë natës, deri te çasti kur ja kthyen shpinën lëvizjes, dhe përpjekja për të vendosur kontakt me ministrin e zhdukur të edukimit.

Në solidaritet me studentët/et palestinez/e dhe hebre/je të Universitetit të Haifës - Të shkëputet bashkëpunimi me insti...
11/09/2024

Në solidaritet me studentët/et palestinez/e dhe hebre/je të Universitetit të Haifës - Të shkëputet bashkëpunimi me institucionet që përkrahin aparteidin dhe gjenocidin në Palestinë!

Pamjet tmerruese që na përçohen gati që një vit nga territori i okupuar i Palestinës, e që vijnë si pasojë e poltikave koloniale dhe gjenocidale të fuqisë okupuese zioniste të Izraelit përgjatë shekullit të kaluar e deri më sot, kanë ngritur në revoltë miliona studentë/e nëpër botë. Gjenocidi i tanishëm në rripin e Gazës, vrasjet dhe spastrimet etnike në bregun perëndimor, janë produkt i marrëdhënieve koloniale dhe raciste, të cilat ndodhin edhe brenda të ashtuquajturit shtet të Izraelit. Brenda kufinjëve të njohur ndërkombëtarisht të Izraelit, ku sipas parullave të mediave liberale perëndimore sundon “demokracia e vetme në lindjen e mesme”, aparteidi vazhdon të zbatoj politika raciste ndaj popullatës palestineze.

Popullit palestinez në entietin zionist, përveç përballjeve me geto-izim dhe asimilim, i cënohet edhe liria dhe vetëvendosja në fushën e arsimit. Në vazhdën e kësaj, pamë veprimet e fundit të Univeristetit të Haifas (një partneri zyrtar i Universitetit të Prishtinës) i cili bllokoi regjistrimin dhe u ndaloi votimin studentëve/eve arabë/e dhe hebre/je të cilët/at kundërshtojnë politikat zioniste në zgjedhjet studentore, ndonëse pjesë e trupës studentore janë më shumë se 50% arabë. Duke u përpjekur të shuaj në këtë mënyrë lirinë dhe vetëvendosjen e studentëve/eve të vet, ky institucion që një kohë të gjatë tashmë ka humbur çdo mëtim të sinqertë të shpërndarjes së diturisë, e cila asesi nuk mund të ndodh nën kushte të nënshtrimit apo shtypjes.

Gati një vit më parë, UP-ja nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim akademik dhe shkëmbim të stafit dhe studentëve/eve me universitetin e Haifës, marrëveshje e cila vazhdon në mënyrë skandaloze edhe sot, përgjatë kohës kur Izraeli ka vrarë së paku 40,000 palestinezë/eze, ka lënduar e zhdukur me dhjetëra e qindra mijëra të tjerë. Të dyja universitetet, si Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës vazhdojnë të mbajnë marrëveshje dhe marrëdhënie bilaterale me institucionet e tjera si:
Kolegji Akademik Zefat
Kolegji Perëndimor i Galilesë dhe
Universiteti Bar Ilan

Duke e vlerësuar lirinë e studentëve/eve dhe edukimin e tyre në kushte të lira, të drejtën e tyre për t’u vetëvendosur në Universitetet e tyre, si pashmangshmërisht të ndërthurrur me lirinë e popullit të tyre, ne, si LFS dhe LPU qëndrojmë palëkundshëm në anën e studentëve/eve dhe thërrasim që UP-ja dhe UT-ja të shkëpusin menjëherë marrëdhëniet me Universitetin e Haifas dhe/ose me institucionet e tjera që kanë humbur çdo legjitimitet dhe integritet akademik e moral.

Ne ju bëjmë thirrje studentëve/eve, në Prishtinë e Tiranë, të qëndrojnë në solidaritet me vuajtjet dhe sfidat e studentëve/eve dhe popullit palestinez dhe të vazhdojnë thirrjet për një Palestinë të lirë nga okupimi dhe aparteidi.



Për Universitetin

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Feministe Studentore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lëvizja Feministe Studentore:

Share