Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation CSL është një platformë që synon të forcojë sundimin e ligjit përmes procesit gjyqësor strategjik.

Shkarkojeni aplikacionin:
📱App Store: https://apps.apple.com/xk/app/csl-kosova-e-drejta-ime/i
📱Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id= Misioni i Qendrës është që të vihen në pah dhe të rregullohen problemet ekzistuese me:

(1) përmbajtjen e akteve juridike në Kosovë, siç janë zbrazëtitë apo paqartësitë në ligje, si dhe me

(2) implementimin apo interpretimin e këtyre akteve juridike nga institucionet publike. Duke qenë se në shumë raste institucionet publike në Kosovë shkelin të drejtat e qytetarëve duke mos zbatuar aktet juridike si duhet, misioni i Qendrës është që këto shkelje të dalin në pah e të mos përsëriten më, apo së paku, të ndëshkohen si duhet. Gjithashtu, misioni i Qendrës është që të krijohen precedentë, të ngritet vetëdija e popullit, të vihen në pah padrejtësitë, të promovohen të drejtat e njeriut si dhe të nxiten ndryshime aty ku nevojiten. Qendra punon t’i arrijë këto përmes dërgimit të rasteve strategjike në gjykatë apo administratë, si dhe duke i futur ato në agjendën publike përmes përdorimit të mediave, avokimit të vazhdueshëm, trajnimeve dhe shpërndarjes së analizave tek qytetarët.

----

The Mission of the Center is to expose and correct existing problems with

(1) the contents of legal acts in Kosovo, such as gaps and ambiguities within laws, as well as with

(2) the implementation or interpretation of these legal acts by the public institutions. Considering that in many cases the public institutions in Kosovo violate citizens’ rights by not implementing legal acts as they ought to, the mission of the Center is for these violations to be exposed and not repeated again, or at least, to be punished accordingly. In addition, the mission of the Center is to create precedents, to raise the people’s awareness, to highlight injustices, to promote human rights and to trigger change where needed. The Center works to achieve these through sending strategic cases before courts or the administration, as well as through putting them in the public agenda through the use of media, continuous advocacy, trainings and distribution of analyses to the citizens.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mbajti ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Xheladin ...
01/10/2026

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mbajti ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, me temë “Shëndeti Mendor i të Rinjve dhe Inteligjenca Artificiale”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për ndikimin dhe rreziqet e mundshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shëndetin mendor, duke promovuar një qasje kritike, të sigurt dhe të përgjegjshme ndaj përdorimit të këtyre teknologjive, rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë dhe mbështetjes profesionale në rastet kur përballen me vështirësi të shëndetit mendor.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit HumanRightivism të financuar nga Embassy of Sweden in Pristina dhe i implementuar nga Community Development Fund - CDF

01/09/2026

📢 GLPS LANSON RULE OF LAW OBSERVER – REVISTË ELEKTRONIKE

Sot, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kënaqësinë të lansojë Rule of Law Observer, revistën e parë elektronike të dedikuar për përcjelljen dhe shpjegimin e gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë. Rule of Law Observer është krijuar për qytetarët dhe do të publikohet çdo tre muaj.

Në çdo edicion:
🔍 Zhvillimet kyçe institucionale dhe ligjore
📊 Të dhëna mbi performancën e institucioneve
🧭 Analiza juridike dhe politike
🎙️ Perspektiva të ekspertëve

Rule of Law Observer është kontributi ynë për ta bërë këtë informacion më të qasshëm dhe për të siguruar që institucionet të mbeten të përgjegjshme, të drejtat të mbeten të mbrojtura dhe sundimi i ligjit të mbetet në qendër të debatit publik.

Sepse llogaridhënia fillon me informimin.

📖 Shfletoni edicionin e parë të GLPS Rule of Law Observer.

Revistën në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe mund ta gjeni në këtë link: https://legalpoliticalstudies.org/glps-rule-of-law-observer-e-magazine/

Grupi për Studime Juridike dhe Politike përkrahet nga programi i KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF-së, SDC-së, apo Suedisë.

---

📢 GLPS LAUNCHES RULE OF LAW OBSERVER – E-MAGAZINE

Today, the Group for Legal and Political Studies (GLPS) is pleased to launch Rule of Law Observer, the first e-magazine dedicated to monitoring and explaining the state of the rule of law in Kosovo. Rule of Law Observer was created for citizens and will be published every three months.

Each edition features:
🔍 Key institutional and legal developments
📊 Data on institutional performance
🧭 Legal and political analysis
🎙️ Expert perspectives

Rule of Law Observer is our contribution to making this information more accessible and ensuring that institutions remain accountable, rights remain protected, and the rule of law remains at the centre of public debate.
Because accountability starts with being informed.

📖 Explore the first edition of the GLPS Rule of Law Observer.

The magazine is available in Albanian, English, and Serbian at the following link: https://legalpoliticalstudies.org/glps-rule-of-law-observer-e-magazine/

Group for Legal and Political Studies is supported by the Kosovo Civil Society Foundation (KCSF) ‘EJA Kosovo’ program, co-financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and Sweden. The content of this document is the sole responsibility of the Group for Legal and Political Studies and does not necessarily represent the views of KCSF, SDC, or Sweden.

---

📢 GLPS PREDSTAVLJA RULE OF LAW OBSERVER – ELEKTRONSKI ČASOPIS

Grupa za pravne i političke studije (GLPS) sa zadovoljstvom danas predstavlja Rule of Law Observer, prvi elektronski časopis posvećen praćenju i objašnjavanju stanja vladavine prava na Kosovu. Rule of Law Observer je kreiran za građane i biće objavljivan svaka tri meseca.

Svako izdanje donosi:

🔍 Ključna institucionalna i pravna dešavanja
📊 Podatke o učinku institucija
🧭 Pravne i političke analize
🎙️ Perspektive stručnjaka

Rule of Law Observer predstavlja naš doprinos tome da ove informacije budu dostupnije i da se osigura da institucije ostanu odgovorne, prava zaštićena, a vladavina prava u centru javne debate.

Jer odgovornost počinje informisanjem.

📖 Pogledajte prvo izdanje GLPS Rule of Law Observer.

Časopis na albanskom, engleskom i srpskom jeziku možete pronaći na sledećem linku: https://legalpoliticalstudies.org/glps-rule-of-law-observer-e-magazine/

Grupa za pravne i političke studije podržana je kroz program Kosovske fondacije za civilno društvo (KCSF) „EJA Kosovo“, koji sufinansiraju Švajcarska agencija za razvoj i saradnju (SDC) i Švedska. Sadržaj ovog dokumenta je isključiva odgovornost Grupe za pravne i političke studije i ne predstavlja nužno stavove KCSF-a, SDC-a ili Švedske.

🆕OP-ED | 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐤𝐨𝐡ë 𝐭ë 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞: 𝐋ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐪ë 𝐩𝐥𝐚𝐤𝐞𝐧 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐥ë𝐭✍️Në editorialin e ri njoftohuni më shumë se si g...
26/08/2026

🆕OP-ED | 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐤𝐨𝐡ë 𝐭ë 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞: 𝐋ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐪ë 𝐩𝐥𝐚𝐤𝐞𝐧 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐥ë𝐭

✍️Në editorialin e ri njoftohuni më shumë se si gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve duke mos nxjerrë vendime mbi meritat e çështjeve brenda një kohe të arsyeshme. Ky dështim flet për vonesë në vendimmarrje jo disa muajshe apo për pak vite, por për dekada.

➡️Ky editorial është produkt i Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation, në kuadër të projektit HumanRightivism të mbështetur nga Embassy of Sweden in Pristina dhe zbatuar nga Community Development Fund - CDF

Editoriali i plotë 👇

E drejta e qytetarëve që të kërkojnë mbrojtje gjyqësore është e garantuar me aktet ndërkombëtare, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin që buro

14/08/2026
𝐂𝐒𝐋 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩ë𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐩𝐚𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬 Qendra për Raste Gjyqësore Strategjik...
14/08/2026

𝐂𝐒𝐋 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩ë𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐩𝐚𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) dhe një kandidat për student - person me çrregullim të spektrit të autizmit - kanë dorëzuar padi në Gjykatën Administrative kundër Universitetit të Prishtinës (UP).

Me këtë padi kërkohet anulimi i pjesshëm i listës së rezultateve përfundimtare të Konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore të vitit akademik 2026/27 - Fakulteti i Arteve, e datës 15 korrik 2026.

Përmes këtij akti administrativ, UP-ja ka mohuar të drejtën e kandidatit me çrregullim të spektrit të autizmit për t’u regjistruar në studime, duke mos ia njohur si të plota dhe si kategori të veçantë të poentimit 5 pikët bonus për kandidatët me nevoja të veçanta, kriter ky i përcaktuar në konkursin publik.

CSL vlerëson se një vendim pozitiv i Gjykatës do të garantonte të drejtën e kandidatit dhe do të krijonte një praktikë të qartë për zbatimin e drejtë dhe të unifikuar të bonusit për kandidatët me nevoja të veçanta, duke u mundësuar atyre zhvillimin e aftësive dhe ndërtimin e një jete të pavarur.

Group for Legal and Political Studies
HumanRightivism
Community Development Fund - CDF
Embassy of Sweden in Pristina

𝐊𝐚𝐭ë𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 𝐭ë 𝐬𝐡𝐨𝐪ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐩𝐚𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐡𝐢...
17/07/2026

𝐊𝐚𝐭ë𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 𝐭ë 𝐬𝐡𝐨𝐪ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐩𝐚𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐡𝐢𝐝𝐫𝐨𝐜𝐞𝐧𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐃𝐞ç𝐚𝐧

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, Pishtarët, EcoZ dhe Gjethi, me 16 korrik 2026, kanë dorëzuar padi në Gjykatën Administrative në Prishtinë kundër Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPH), për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet Deçani dhe Belaja, të publikuara më 16 qershor 2026.

Padia lidhet me procedurën për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan. Megjithatë, rëndësia e saj shkon shumë përtej këtij rasti. Ky nuk është vetëm një rast për dy leje mjedisore. Ai ka të bëjë me mënyrën se si institucionet marrin vendime dhe me të drejtën e qytetarëve për të ditur nëse zëri i tyre është dëgjuar dhe është marrë seriozisht në konsideratë.

Përmes kësaj padie, organizatat kërkojnë që gjykata të sqarojë një çështje me rëndësi për çdo qytetar: A përfundon pjesëmarrja publike me dorëzimin e komenteve, apo institucionet kanë detyrimin t'i shqyrtojnë ato, të shpjegojnë si janë marrë në konsideratë dhe si kanë ndikuar në vendimin që marrin?

Për vite me radhë, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan që publiku të ketë të drejtë të marrë pjesë në procedurat për lejet mjedisore. Kjo kërkesë lindi pas rastit të lëshimit të lejeve për hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit në vitin 2020.Këto kërkesa u mbështetën edhe nga ministrja e sotme e Mjedisit në atë kohë si deputete dhe me pastaj kryesuese e Komisionit Parlamentar për Mjedis.

Në vitin 2024, 50 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan me një letër të hapur Kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Lejet Mjedisore dhe garantimin e pjesëmarrjes së publikut në këto procedura për t'i dhënë fund vendimeve arbitrare në Ministrinë e Mjedisit.

Këto përpjekje çuan në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ në vitin 2025, duke krijuar për herë të parë një procedurë të qartë për pjesëmarrjen e publikut. Rasti i vazhdimit të lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan në Prill-Maj 2026 ishte një nga rastet e para ku këto ndryshime duhej të zbatoheshin në praktikë.

Duke besuar në këtë të drejtë, organizatat dhe aktivistët dorëzuan komente, analiza teknike dhe prova që ngritën çështje serioze lidhur me procedurën. Po ashtu, publikut nuk iu dha qasje në kohën e duhur në dokumente dhe informata me rëndësi, duke e bërë të pamundur një pjesëmarrje të plotë dhe të informuar.

Përkundër se Ministria ishte në dijeni se procesi nuk po zhvillohej sipas ligjit, ajo vazhdoi me lëshimin e lejeve mjedisore për HC Deçani dhe HC Belaja pa u përgjigjur dhe pa i marrë në konsiderate komentet dhe provat e dorëzuara nga publiku.

Për organizatat, thelbi i këtij rasti është i thjeshtë. Nëse qytetarët japin komente, paraqesin prova për mjedisin ku jetojnë, por institucionet nuk i marrin në konsideratë, atëherë cili është kuptimi i konsultimit publik?

Përmes kësaj padie, organizatat kërkojnë që gjykata të anulojë lejet mjedisore për HC Belaja dhe HC Deçani dhe ta kthejë procedurën në pikën ku u shkel e drejta e publikut. Ato kërkojnë që Ministria të zhvillojë një konsultim publik të ri, duke i bërë të qasshme në kohën e duhur të gjitha dokumentet dhe informacionet me rëndësi dhe duke treguar në mënyrë të arsyetuar se si komentet dhe provat e qytetarëve janë marrë në konsideratë përpara marrjes së vendimit.

Si paditës besojmë se kjo është një mundësi që Gjykata të vendosë një standard për mënyrën se si institucionet marrin vendime, respektojnë procedurat dhe nuk ua mohojnë qytetarëve pjesëmarrjen në vendimmarrjen mjedisore si e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sinqerisht,
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation
EcoZ
Pishtarët
Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike e përfaqësuar nga z. Liridon Salihi sot mbajti takim me Kryetarin e Lidhjes së Pe...
03/07/2026

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike e përfaqësuar nga z. Liridon Salihi sot mbajti takim me Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, z. Sherif Kastrati, ku u diskutua gjerësisht mbi sfidat e pensionistëve në Kosovë dhe mbi mundësitë e aplikimit të procesit gjyqësor strategjik në adresimin e kërkesave të tyre.

Z. Kastrati vlerësoi lartë punën e Qendrës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë edhe te pensionistëve, kurse z. Salihi theksoi se CSL mbetet e gatshme të kontribuojë që mirëqenia dhe jeta dinjitoze e kësaj kategorie të shoqërisë të mbetet fokus i institucioneve publike.

Group for Legal and Political Studies
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
HumanRightivism

18/06/2026
📢A vlerësoni se të drejtat tuaja janë shkelur nga veprimet ose mosveprimet e administratës publike dhe gjyqësore?Nëse PO...
15/06/2026

📢A vlerësoni se të drejtat tuaja janë shkelur nga veprimet ose mosveprimet e administratës publike dhe gjyqësore?

Nëse PO, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (Qendra) vazhdon misionin e saj në identifikimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve publike në Kosovë dhe në adresimin e këtyre shkeljeve në rrugë administrative dhe gjyqësore.

Andaj, nëse besoni se jeni dëmtuar nga veprimet apo mosveprimet e administratës publike dhe gjykatave, ju mund të aplikoni që ta sillni rastin tuaj në Qendër. Aplikimin tuaj mund ta bëni përmes Aplikacionit Mobil "CSL Kosova - E drejta ime" ose sipas udhëzimeve në linkun: https://cslkosovo.org/apply/ si dhe ta dërgoni atë nëpërmjet e- mailit në [email protected]

Raportimi i juaj do të vlerësohet nga Komisioni i Vlerësimit të Rasteve. Komisioni vlerëson të gjitha raportimet me kujdes dhe përzgjedh vetëm rastet të cilat konsiderohen si strategjike. Pasi të përfundon procesi i vlerësimit, ju do të njoftoheni nëpërmjet e-mailit për vendimin e Komisionit dhe procedurat e mëtejshme.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation
Community Development Fund - CDF
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina

  në Media | Koha.netNë Emisionin  , Koordinatori i CSL-së, z. Liridon Salihi, shpalosi detaje nga vendimi i fundit i Gj...
09/06/2026

në Media | Koha.net

Në Emisionin , Koordinatori i CSL-së, z. Liridon Salihi, shpalosi detaje nga vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit përmes së cilit u vërtetua paligjshmëria e Lejes Mjedisore për Projektin “Parku i Aventurave” në Gërmi. Po ashtu, gjatë emisionit u diskutua edhe për rastet e tjera që përfaqëson Qendra dhe misionin e saj në mbrojtjen e interesit publik dhe promovimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Emisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=poGJUQSnVwQ&t=1160s

Address

Str. Rexhep Luci, 16/1
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike - Centre for Strategic Litigation:

Shortcuts

Share