23/06/2024
Prezantimi i Makinave të Ëndrrave
Përfundon me sukses prezantimi final i projekteve për "Makinën e Ëndrrave" nga nxënësit e shkollave fillore "Kelmend Rizvanolli" dhe "Zekeria Rexha" në Gjakovë. Ata shfaqën me krenari Lapsin Magjik dhe Pajisjen Ndihmëse për Shëndetin, duke e bërë realitet vizionin e tyre.
"Puna me MyMachine ishte një përvojë e jashtëzakonshme, një qasje e re për ne si mësimdhënës dhe për nxënësit tanë." tha Teuta Muhaxhiri Gllogjani, mësuese e shkollës "Zekeria Rexha".
Ndërkaq, mësuesja Arieta Dautaga e shkollës "Kelmend Rizvanolli" falënderoi MyMachine për këtë mundësi që u tregoi nxënësve se idetë nuk mbesin vetëm në letër, por me vizion, punë dhe bashkëpunim ato bëhen realitet.
"Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, sepse së bashku arritëm ta përmbyllim me sukses realizimin e Makinës së Ëndrrave. Lapsi Magjik dhe Pajisja Ndihmëse për Shëndetin janë rezultat i imagjinatës së fëmijëve, konceptimit dhe skicimit nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës dhe zhvillimit të prototipeve nga nxënësit e shkollës profesionale "Nexhmedin Nixha" në Gjakovë" tha Koordinatori Nacional për MyMachine Kosovë, Besim Mustafa.
Faleminderit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për mbështetjen e këtij projekti.
Faleminderit të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, profesorëve, ekipit te MyMachine Kosovo si dhe ABSM.
Nga sot nxënësit e shkollave të Kosovës janë pjesë e imagjinuesve në rrjetin global MyMachine. Piet Grymonprez
ABSM