HAVE HOPE Kosova

HAVE HOPE Kosova Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from HAVE HOPE Kosova, Nonprofit Organization, Pristina.

Sot eshte Dita Boterore e Shendetit Mendor 🧠. E une po mendoj per krejt ato here kur kemi thene “mire jam”, veç per mos ...
10/10/2026

Sot eshte Dita Boterore e Shendetit Mendor 🧠. E une po mendoj per krejt ato here kur kemi thene “mire jam”, veç per mos me e shpjegu ate qe na ka rendu ne shpirt. 💗

Per ato here kur kemi pas nevoje per nje perqafim, por kemi hesht. Kur kemi qene te lodhura, por prape kemi gjet fuqi me e vazhdu diten. Kur jemi kujdes per krejt, e veten e kemi lene per ne fund.

Edhe une kam pas dite te tilla. Dite kur buzeqeshja ka qene e sinqerte, por edhe frika ka qene aty. Te dyja kane jetu brenda meje.

Prandaj sot dua me te thone: nuk duhet me prit derisa te mos mundesh ma, per me kerku mbeshtetje. Nuk duhet me e arsyetu lodhjen tende qe dikush te te degjoje. Ti meriton kujdes edhe kur nuk di me i gjet fjalet per ate qe po ndien.

Te Have Hope Kosova, pyetja “si je?” ka rendesi. E ka edhe pergjigjja qe vjen pas saj. Dua qe secila grua ta ndieje se ka vend edhe per friken e saj, per lotet, per heshtjen… per krejt ate qe po e mban brenda.

Behu e bute me veten. Sot, lejoje edhe veten me marre pak nga dashuria qe ua jep te tjereve. 🥰

Me dashuri,
Arnisa
Have Hope Kosova

One of the best doctors!🩺🩻
26/09/2026

One of the best doctors!🩺🩻

Dr. Ardian Bicaku

Specialist i Radiologjisë

Dr. Ardian Biçaku është specialist i radiologjisë me përvojë në imazherinë diagnostike dhe radiologjinë intervenuese. Angazhimi i tij profesional karakterizohet nga përkushtimi ndaj diagnostikimit të saktë, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe përdorimit të metodave bashkëkohore të imazherisë mjekësore.

Përvoja e tij përfshin tomografinë e kompjuterizuar (CT), rezonancën magnetike (MRI), ultrazërin, radiografinë, imazherinë e gjirit dhe procedurat e radiologjisë intervenuese. Dr. Biçaku është angazhuar gjithashtu në zhvillimin e procedurave të avancuara për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të ndryshme, përfshirë rastet cerebrovaskulare dhe trajtimin intervenues të insultit akut të trurit.

Krahas punës klinike, ai ka kontribuar në kërkime dhe publikime shkencore që trajtojnë imazherinë diagnostike, patologjitë e gjirit, sëmundjet e mëlçisë dhe rrugëve biliare, tumoret e pankreasit, insultet cerebrale dhe optimizimin e ekzaminimeve me CT.

Në Biçaku Diagnostic, Dr. Ardian Biçaku angazhohet për një qasje profesionale dhe të përgjegjshme ndaj çdo pacienti, duke kombinuar përvojën klinike, teknologjinë moderne dhe analizën e kujdesshme të imazheve për të ofruar diagnoza të sakta, të shpejta dhe të besueshme. Për të, çdo imazh diagnostik është një pjesë e rëndësishme e historisë së pacientit dhe një hap vendimtar drejt trajtimit të duhur.

25/09/2026

Ne kete foto jam une, pas terapive.

Floket me jane kthyer. Buzeqeshja po ashtu. Por kjo foto nuk e tregon friken qe ndiej para nje kontrolli, as sa gjate pres me marre fryme lirshem pas nje rezultati.

Para tete vitesh shkova ne kontroll dhe u diagnostikova me kancer ne gji. Prandaj, kur them mos e shty kontrollin, nuk po e them sa per nje postim te Tetorit Roze. Po e them sepse e di sa mund te ndryshoje jeta nga ai hap.

Javen tjeter fillon Tetori Roze. Une do te flas, do te ndaj historine time dhe do t’ua kujtoj grave me u kujdes per veten. Por nese ti ke verejtur nje ndryshim, mos prit as javen tjeter. Fol me mjekun.

Tetori Roze ka 365 dite. Fillon me 1 tetor dhe vazhdon deri me 30 shtator. 🎀

Me Arnisen

Me Arnisen 🌸Kanceri i gjirit nuk pret Tetorin Roze. As ti mos prit.Kontrollat nuk duhen kujtuar vetem kur vjen tetori e ...
21/09/2026

Me Arnisen 🌸

Kanceri i gjirit nuk pret Tetorin Roze. As ti mos prit.

Kontrollat nuk duhen kujtuar vetem kur vjen tetori e gjithcka behet roze. Vetedija, kujdesi per veten dhe kontrolli me kohe duhet te jene pjese e cdo dite te vitit.

Dhe nese ke nje histori, mos ki frike ta ndash.
Tregimi yt mund te jete arsyeja pse nje grua shkon ne kontroll sot, e jo neser.

Me Arnisen…
08/09/2026

Me Arnisen…

Para nje kohe nje “shoqe” me tha:“Ti nuk e din cfare shoqe ke humb.”Ndoshta ka te drejte. Ndoshta kam humb nje shoqe.Por...
22/06/2026

Para nje kohe nje “shoqe” me tha:

“Ti nuk e din cfare shoqe ke humb.”

Ndoshta ka te drejte. Ndoshta kam humb nje shoqe.

Por jeta ma ka marre njerez te gjakut e te shpirtit, humbje qe dhem shume ma shume se humbja e nje Personi qe nuk te vlerson!!

Kete vikend me ndodhi dicka e bukur.

Para disa koheve, duke shfletu rrjetet sociale, me ra ne sy nje faqe me figura te punuara me dore. I shkrujta vetem nga kureshtja me pyet per cmimin. Aq.

Pas nje kohe, mora nje mesazh:
“Porosia jote eshte gati.” 😳

U habita, sepse nuk kisha porosit asgje.

U takuam, dhe aty njoha Noren, nje vajze pozitive me energji te mire. Kur e pash, kuptova se nuk behej fjale per ndonje porosi. Ishte nje surprize e pergaditur nga nje njeri qe sapo e kisha njohur.

Aty e kuptova edhe nje here se Zoti, kur ta mbyll nje dere, ta hap nje tjeter.

Ndoshta humbim njerez rruges, por gjithmone na sjell te tjere qe na kujtojne se miresia, zemergjeresia dhe njerezit e mire ende ekzistojne. ❤️

Faleminderit shume, Nora! ❤️

Per surprizen, per buzeqeshjen dhe per kujdesin qe tregove ndaj nje njeriu qe sapo e kishe njohur.
Ne nje kohe kur shume njerez harrojne sa vlere kane gjestet e vogla, ti me kujtove se miresia ende ekziston.

Te uroj qe zemergjeresia qe dhuron te te kthehet gjithmone shume here me shume. 🌷

7 Qershori, dita e te mbijetuarve nga kanceri. 💜Nuk eshte veç nje date… eshte deshmi e forces, shpreses dhe jetes qe vaz...
07/06/2026

7 Qershori, dita e te mbijetuarve nga kanceri. 💜

Nuk eshte veç nje date… eshte deshmi e forces, shpreses dhe jetes qe vazhdon edhe pas stuhise.

Per çdo luftetar qe nuk u dorezu kur jeta u bo ma e veshtire! 🎗️

📸 From the archives ♉️Per te gjithe ata/qe kalojne ne cfardo situate te veshtire te jetes…💙Para 7 viteve, pa filter dhe ...
13/03/2026

📸 From the archives ♉️

Per te gjithe ata/qe kalojne ne cfardo situate te veshtire te jetes…💙

Para 7 viteve, pa filter dhe pa zbukurime. Vetem une dhe nje periudhe e jetes qe nuk ishte aspak e lehte. Thuhet qe njeriun mund ta lexosh nga syte… dhe eshte e vertete. Ne kete foto jane sy ku mund te shihen shume gjera: jete, frike, pasiguri, por edhe guxim.
Edhe kur nuk e dija cfare do te sillte e nesermja, nje gje e dija, nuk do te dorezohesha.

Sot kur e shoh kete foto nuk them “kuuu cfare jete”. Jo. Sot them faleminderit. Sepse çdo mengjes qe zgjohemi eshte nje dhurate.

Dhe per te gjithe ata qe po kalojne momente te veshtira ne jete dua te them dicka shume te thjeshte: nese une kam mujt, edhe ju mundeni. As une nuk e kam pas lehte, por jeta gjithmone gjen menyre te te forcoje.
Mos u dorezoni dhe vazhdoni perpara. Sepse edhe kur jeta nuk behet me e lehte, njeriu behet me i forte se sfidat qe kalon. Dhe nje dite e kupton qe gjithcka qe te ka sfiduar, ne fakt te ka ndertuar.
Sot mund te them me zemer te plot se jeta eshte e mire… dhe nuk me mungon asgje, perveç mirenjohjes per çdo mengjes qe zgjohem.

Shnet e dashni 🧿
P.S: kushtuar gjithe atyre qe kalojne momente te veshtira!!!

Arnisa♾️🫶





💫

📣 THIRRJE PËR SOLIDARITETGratë janë ndjeshmëri që ndjen thellë, por forcë që ngrihet çdo herë, pavarësisht gjithçkaje.Në...
01/03/2026

📣 THIRRJE PËR SOLIDARITET

Gratë janë ndjeshmëri që ndjen thellë, por forcë që ngrihet çdo herë, pavarësisht gjithçkaje.

Në prag të 8 Marsit, Ditës së Gruas, Shoqata Have Hope Kosova po bën thirrje të hapur për solidaritet për gratë që çdo ditë po luftojnë me guxim betejën me kancerin.

Synimi ynë është që, përmes dhuratave simbolike, t’u dhurojmë pak dashni, shpresë dhe buzëqeshje grave që janë në këtë rrugëtim të vështirë.

Ftojmë bizneset, institucionet, por edhe secilin individ me zemër të hapur, të bashkohen në këtë nismë, sepse edhe një gjest i vogël ka vlerë të madhe.

Me këtë rast, duam të falënderojmë publikisht Go Shipping Kosova, e cila vitin e kaluar shpërndau mbi 100 dhurata për gratë në luftë me kancerin 🤍

Në këto ditë të shenjta të Ramazanit, le ta kthejmë mirësinë në vepër dhe dashninë në shpresë.

📩 Për t’u bashkuar në këtë nismë, na shkruani në Instagram & Facebook:

Së bashku mund të bëjmë më shumë. 🤍

Me dashni,
Arnisa Osmani 💖
Have Hope

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when HAVE HOPE Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share