Project Space Sekhmet

Project Space Sekhmet Project Space Sekhmet, shërben si hapësirë e përbashkët e punës e qasshme për artistët/et, aktivistët/et dhe qytetarët/et.

Krahas këtij funksioni, në Project Space organizohen ngjarje të ndryshme kulturore.

KONKURS PËR PRAKTIKË ME PAGESËPozita: Asistent/e i/e Project Space SekhmetInstituti Sekhmet, shpall konkurs për angazhim...
03/02/2026

KONKURS PËR PRAKTIKË ME PAGESË

Pozita: Asistent/e i/e Project Space Sekhmet

Instituti Sekhmet, shpall konkurs për angazhimin e të rinjve/ave 18–30 vjeç në kuadër të një programi të punës praktike. Praktikantja/ti do të angazhohet si Asistent/e i/e Project Space Sekhmet, duke mbështetur funksionimin e përditshëm të Project Space Sekhmet, një hapësirë komunitare dhe kulturore që përfshin edhe bibliotekën e parë q***r në Kosovë.

Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës, Kohë e plotë, 10:00 – 17:00 (E hënë – E premte)
Kohëzgjatja: 4 muaj

Përgjegjësitë kryesore:
Kujdeset për funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të Project Space Sekhmet
Përgatit hapësirën për ngjarje kulturore (ekspozita, lexime, diskutime, punëtori)
Mbështet organizimin logjistik të aktiviteteve të Institutit Sekhmet
Kryen punë administrative
Ndihmon në menaxhimin e bibliotekës q***r
Bashkëpunon me Drejtorin Ekzekutiv dhe ekipin e programeve
Respekton dhe promovon vlerat e Sekhmet: barazi, përfshirje dhe respekt për komunitetin LGBTIQ+

Kriteret:
Arsimi i mesëm i përfunduar; student/e ose të sapodiplomuar në fusha kreative/ sociale
Interes i dëshmuar në art, kulturë, aktivizëm dhe punë komunitare
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
Aftësi bazike kompjuterike dhe rrjete sociale
Ndjeshmëri ndaj çështjeve LGBTIQ+ dhe grupeve të margjinalizuara
Fleksibilitet për punë në mbrëmje/fundjavë kur ka ngjarje
Njohja e gjuhës angleze është përparësi

Çka ofrohet:
Pagesë: 280.00 EUR
Sigurim shëndetësor
Pushim: 2.5 ditë në muaj
Zhvillim profesional dhe përvojë praktike në sektorin kulturor dhe kreativ
Ambient pune i sigurt, përkrahës dhe afirmues

Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në: [email protected], deri më 15 Shkurt 2026.

Address

Henrik Bariç Nr. 5
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 17:00
Tuesday 10:00 - 17:00
Wednesday 10:00 - 17:00
Thursday 10:00 - 17:00
Friday 10:00 - 14:00

Telephone

+38349170078

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Project Space Sekhmet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Project Space Sekhmet:

Shortcuts

Share