KnKub Heritage

KnKub Heritage "Kundrim. Kujtesë.

Kulturë" is a non-governmental organization dedicated to preserving and promoting cultural heritage through a focus on archaeology, anthropology, and history.

18/06/2026
15/05/2026
19/03/2026
Nxitur nga reagimi i shoqërisë civile për nevojnën urgjente të restaurimit të Kullës së Hajzer Pecit në Zhazhë të Mitrov...
15/02/2026

Nxitur nga reagimi i shoqërisë civile për nevojnën urgjente të restaurimit të Kullës së Hajzer Pecit në Zhazhë të Mitrovicës!

Është e mirëseardhun kërkesa për trajtimin e kësaj kulle. Në fakt presioni duhet të jetë që kullat e Shalës së Bajgorë të trajtohen si një problem i tërësishëm. Në gjithë Shalën sot nuk kanë mbetë ma shumë se 30 kulla e shtëpi guri së bashku.

Kullat e Shalës janë zemra e trashëgimisë fisnore të kësaj zone. Pa to historia shqiptare e këtij rajoni e humb kuptimin! Ato janë pjesë e gjallë e trashëgimisë arkitektonike. Simbolet e gdhenduna në to dëshmojnë për shtresimet e besimet e njerëzve të saj. Ndërkohë, sot ato kanë një potencial të madh turistik dhe edukativ, krejtësisht të pashfrytëzuem. Nëse institucionet nuk veprojnë në 10 vitet e ardhshme rrezikojmë humbjen e plotë të shpirtit të Shalës.

Nevojitet një ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Komuna e Mitrovicës dhe Komuna e Vushtrrisë përmes një pakoje të përgatitun posaçërisht për Shalën e Bajgorës tani gjysmë e shpopulluar por me shumë potencial që pret momentin e saj për ringritje turistike!

Fshatra si Cernusha apo një pjesë e Vllahisë dhe e Gumnishtës ende ruajnë shumë shtëpi guri që dikur përbanin bërthamën e katundit të cilat sot mund të shndërrohen lehtësisht në komplekse për turizëm kulturor e agrokulturor. Ndërsa secila kullë veç e veç plotëson mozaikun kulturorë të historisë së Shalës, duke kulmu me Kullën e Isa Boletinit, një prej personazheve ma të rëndësishme të historisë kombëtare.

Ma poshtë është lista e disa nga kullave ma të rezikuara në Shalë të evidentume disa vite ma parë nga projekti "Kujtesë në Gurë; Gdhendja e Simboleve në Kulla", libri i të cilit gjendet në sh*tje:

Kulla e Hajzer Ahmet Pecit në Zhazhë
Kulla e Ajet Malës në Vllahi
Dy kullat e Fazli Bllatës në Rashan
Kulla e Asllan Tupellës, e Kurtesh Tupellës dhe ajo e Sali Kajtazit në Kçiq
Kulla e Gjylazimit në Boshlan
Komplekse shtëpishë në Vllahi, Cërnushë, Karaçë, Gumnishtë, Skromë, Karaçë, Gojbulë!

Kulla Cool në Tiranë 🩵 Shumë të lumtur ta ndajmë këtë lajm me ju që librin tonë “Kujtesë ne Gurë: Gdhendja e simboleve n...
11/01/2026

Kulla Cool në Tiranë 🩵

Shumë të lumtur ta ndajmë këtë lajm me ju që librin tonë “Kujtesë ne Gurë: Gdhendja e simboleve në Kulla” tani mund ta gjeni në librarinë Adrion në Tiranë.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349360368

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KnKub Heritage posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KnKub Heritage:

Shortcuts

Share