Fondacioni Team Rijad

Fondacioni Team Rijad “Team Rijad” është fondacion humanitar i cili merret me kauzën e aftësisë së kufizuar në Kosovë

SUKSESI I RADHËS!Sot në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë u realizua me sukses ndërtimi i qasjes në tualetet e shkollë...
21/10/2025

SUKSESI I RADHËS!
Sot në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë u realizua me sukses ndërtimi i qasjes në tualetet e shkollës.
Gjatë këtij projekti u bë lidhja e ujit dhe e rrymës nga fillimi, duke krijuar kushte më të mira dhe një hapësirë funksionale për të gjithë nxënësit.

Një falënderim i veçantë shkon për Fondacionin Team Rijad dhe donatorët Angel Studio dhe KEP Trust për mbështetjen dhe kontributin e tyre bujar. 🙏

👉 Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave të tilla, ju ftojmë të kontribuoni dhe të mbështesni projektet tona të ardhshme.

📩 [email protected]
| 📞 +383 46 492 492

Komunikatë për Media Sot, Team Rijad dhe Fondacioni Rrethi i Besimit, me mbështetjen e KEP Trust dhe Studio Angel, përur...
21/10/2025

Komunikatë për Media

Sot, Team Rijad dhe Fondacioni Rrethi i Besimit, me mbështetjen e KEP Trust dhe Studio Angel, përuruan tualetin e ri të përshtatur për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë. Ky investim ka për qëllim të përmirësojë kushtet bazike të infrastrukturës shkollore dhe të sigurojë qasje të barabartë për të gjithë nxënësit, pa dallim.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një shkolle gjithëpërfshirëse, e cila siguron respektimin e të drejtave themelore dhe dinjitetit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke nxitur barazi, mirëqenie dhe pjesëmarrje të plotë në jetën shkollore.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga UNICEF dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve, bizneseve dhe komunitetit për të ndërtuar një mjedis më gjithëpërfshirës për fëmijët.

08/10/2025
06/10/2025
TJETËR SUKSES DHE LAJM I MIRË PËR NEPas nënshkrimit të kontratës mes bashkëpunimit me  nëpërmjet  për mundësimin dhe kri...
17/04/2025

TJETËR SUKSES DHE LAJM I MIRË PËR NE

Pas nënshkrimit të kontratës mes bashkëpunimit me nëpërmjet për mundësimin dhe krijimin e qasjes fizike për një shkollë jemi tejet të lumtur të ndajmë me ju lajmin se edhe në SHFMU “NAIM FRASHËRI” në komunën e Prishtinës është bërë i qasshëm tualeti për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Kjo dëshmon edhe njëherë se me punë të palodhshme dhe me vullnet të mirë po shkojmë në hapa të sigurt drejt sigurimit të kushteve dhe të drejtave elementare për fëmijët me aftësi të kufizuara në vendin tonë.
Duke falenderuar për donacionin dhe kontributin e dhënë e gjithashtu për partneritetin e vazhdueshëm me ta ne bëjmë thirrje të gjithë shoqërisë dhe komunitetit që të bashkohen me ne dhe me anën e ndihmës suaj ta kemi më të lehtë që t’i mundësojmë çdo nxënësi me aftësi të kufizuara kushte të garantuara dhe të barabarta për arsimimin e tyre.

22/03/2025
Edhe këtë javë po e përfundojmë me një super lajm!E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se është arritur marrëveshja e bashk...
14/03/2025

Edhe këtë javë po e përfundojmë me një super lajm!
E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se është arritur marrëveshja e bashkëpunimit me që së bashku të ndërhyjmë që ta bëjmë një shkollë të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ne na gëzon shumë fakti që çdoherë e më shumë po rritet interesimi për kontribut në kauzën në të cilën ne veprojmë.
Duke iu falenderuar për donacionin e dhënë ne shpresojmë dhe do të punojmë pa ndalur që numri i shkollave të qasshme të jetë sa më i madh dhe nëpërmjet Team Rijad dhe bashkëpunëtorëve tanë të gjithë nxënësve me aftësi të kufizuar t’iu garantohen të drejtat elementare për shkollim!

Jemi tejet të lumtur të ju njoftojmë se edhe një projekt tjetër u realizua me sukses!SHFMU “Hasan Prishtina” është bërë ...
06/03/2025

Jemi tejet të lumtur të ju njoftojmë se edhe një projekt tjetër u realizua me sukses!
SHFMU “Hasan Prishtina” është bërë tërësisht e qasshme me tualet dhe pjerrina adekuate për fëmijët me aftësi të kufizuara,e neve edhe më shumë na gëzon fakti se tashmë nxënësja përdoruese e karrocës në këtë shkollë do ta ketë të mundshme qasjen në tualet dhe lëvizjen shumë më të lehtë nëpër korridoret e shkollës.
Kjo është një pasqyrë e punës dhe përkushtimit të madh të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë,në mënyrë që t’ua plotsojmë të gjitha kushtet e nevojshme një kategorie siç është aftësia e kufizuar!
Falë njerëzve bamirës edhe njëherë po dëshmohet se së bashku mund t’i arrijmë qëllimet tona,e ne i falenderojmë përzemërsisht donatorët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt,duke shpresuar të vazhdojmë të rrisim numrin e shkollave që i plotsojnë kushtet që një nxënës me aftësi të kufizuar të mund të vijojë mësimin pa u dalluar nga shoqëria!

Address

Rruga Braina-Bardhosh
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fondacioni Team Rijad posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share