19/06/2026
Anëtaret e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës morën pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, kushtuar barazisë gjinore, lidershipit të grave dhe luftës kundër femicidit.
Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare, si dhe ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Holanda, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët ndanë përvoja dhe praktika të mira për fuqizimin e grave në pozita udhëheqëse, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e partneriteteve dhe promovimin e rolit të grave në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.
Shoqata e Grave e Shërbimit Korrektues të Kosovës falënderon Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës për ftesën dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme të nismave që promovojnë barazinë gjinore, lidershipin e grave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.