Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova - Pamkos

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova - Pamkos

Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova - Pamkos Prishtinë, KRM "Çabrati" Sh.A. Gjakovë, KRM "Ekoregjioni" Sh.A. Prizren, KRM "Pastërtia" Sh.A. Ferizaj, "Eco-Higjiena" SH.P.K. Skenderaj, NPL "Përparimi" SH.A.

Asociacioni PAMKOS, si shoqatë aktive prej vitit 2000, është themeluar me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe ofrimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Rreth Nesh
“Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova” PAMKOS është themeluar në gusht të vitit 2000 në pajtim me Rregulloren No 1999/22 nën statusin e saj si shoqatë. Asociacioni PAMKOS është themeluar me qëllim që të kontribuojë në mbrojtje të ambientit dhe ofrimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë menaxhuese të mbeturinave në Kosovë. Aktualisht, trembëdhjetë (13) anëtarë janë anëtarësuar në Asociacion, prej tyre Kompanitë Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës si KRM "Pastrimi" Sh.A. Gjilan, Ndërmarrjet Publike Lokale si, NPL "Higjiena" SH.A Deçan, NPL "Eko Natyra" SH.A. Vushtrri, NPK "Ekologjia" SH.A. Graçanicë, NPL “Kastrioti” Sh.A. Obiliq, Ndërmarrja Publike Banesore SH.A, NPL "Ambienti" SH.A. Ferizaj, NPL "Eko-Llapi" SH.A. Podujevë, të cilat ofrojnë shërbime të grumbullimit, transportimit dhe trajtimit të mbeturinave, si dhe shërbime tjera mjedisore me rëndësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve, dhe të cilat përbëjnë mbi 2700 të punësuar direkt në këtë sektor. Historiku
Në Gusht të vitit 2000 me iniciativën e disa Kompanive Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës u themelua PAMKOS sipas emërtimit “Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës”, të cilat u pajtuan ne formimin e një shoqate për avancimin e sektorit të mjedisit dhe ruajtjes se tij në tërësi. Gjatë viteve vijuese u organizuan aktivitete koordinuese të përbashkëta të sektorit dhe ku anëtarësisë në asociacionit i’u bashkuan më tutje dhe kompani tjera publike. Qëllimet e PAMKOS
Qëllimet kryesore të Asociacionit PAMKOS bazohen në zhvillimin e kapaciteteve dhe ofrimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë menaxhuese të mbeturinave në funksion të krijimit të kushteve për një ambient të qëndrueshëm. Përmes krijimit dhe përforcimit të bashkëpunimit në këtë sektor synohet të nxitet diskutim dhe bashkëpunim në mes të anëtarëve dhe institucioneve shtetërore për përmirësimin e situatës në sektorin e mjedisit duke fuqizuar kapacitetet e vetë kompanive që veprojnë në sektorin e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave. Ndër të tjerash, bashkëpunimi mes KRM-ve në Kosovë dhe akterëve institucionalë gjithashtu synon të vetëdijësojë qytetarët për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të pastër e të qëndrueshëm në Kosovë me impakt në cilësinë e jetës së qytetarëve në nivel vendi. Asociacioni PAMKOS vepron dhe realizon aktivitetet mbi katër shtylla themelore:
· Avokimi dhe Lobimi, përmes së cilës asociacioni synon të ndikojë tek institucionet përkatëse për të avancuar politikat në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përmes adresimit të sfidave në kompani publike dhe sektorin e menaxhimit të mbeturinave në tërësi.
· Bashkëpunimi me të gjithë akterët relevantë, asociacioni do të jetë shumë aktiv në zhvillimin e frymës bashkëpunuese përmes krijimit të një platforme unike me të gjithë akterët për çështjet qe ndërlidhen zhvillimin e projekteve konkrete për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit në përgjithësi.
· Ngritje të kapaciteteve përbrenda kompanive publike dhe bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare me qëllim shkëmbimin e përvojave të mira dhe replikimin e tyre në nivel vendi.
· Vetëdijësimi për ruajtje të mjedisit, PAMKOS synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të rrisë njohuritë e përgjithshme në mesin e qytetarëve dhe akterëve tjerë në lidhje me rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe mjedisit në tërësi dhe njëkohësisht të zhvillojmë mekanizma për shërbime më efikase për qytetarë. Misioni
Misioni ynë është të përfaqësojmë interesat e gjithë anëtarëve, të kontribuojmë në angazhimin në aktivitete avokuese dhe lobuese, hulumtime zhvillimore dhe ngritje të kuadrove përbrenda anëtarëve, aftësimi i kompanive publike për të ofruar shërbime profesionale, konkurruese, të qëndrueshme dhe miqësore për ambientin dhe në të njëjtën kohë promovues i sektorit publik të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Vizioni
Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova (PAMKOS) është zëri i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

PAMKOS organizoi punëtorinë me Këshillin Profesional Operativ, me pjesëmarrjen e menaxherëve operativë dhe të njësive të...
09/10/2026

PAMKOS organizoi punëtorinë me Këshillin Profesional Operativ, me pjesëmarrjen e menaxherëve operativë dhe të njësive të ndërmarrjeve publike të menaxhimit të mbeturinave.

Përmes diskutimeve dhe punës në grupe, pjesëmarrësit trajtuan nevojat dhe prioritetet për përmirësimin e organizimit të shërbimit, planifikimit të rrugëve dhe orareve, menaxhimit të flotës, mirëmbajtjes, sigurisë në punë dhe monitorimit të performancës operative.

Gjetjet nga vlerësimet dhe kontributet e pjesëmarrësve shërbejnë si bazë për planifikimin disavjeçar të PAMKOS dhe zhvillimin e një programi të vazhdueshëm trajnimesh profesionale, të shoqëruar me mbështetje praktike sipas nevojave të ndërmarrjeve dhe njësive të tyre.

♻️ Përmes këtij procesi, në bashkëpunim me GIZ, PAMKOS synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operative të ndërmarrjeve, duke e lidhur zhvillimin e aftësive me përmirësimin konkret të proceseve, sigurinë e punëtorëve dhe ofrimin e shërbimeve më të rregullta e cilësore për qytetarët.

PAMKOS organizoi punëtorinë me Këshillin Profesional Financiar dhe Këshillin Profesional Ligjor, kushtuar vlerësimit të ...
08/10/2026

PAMKOS organizoi punëtorinë me Këshillin Profesional Financiar dhe Këshillin Profesional Ligjor, kushtuar vlerësimit të nevojave dhe planifikimit të zhvillimit të kapaciteteve në ndërmarrjet publike të menaxhimit të mbeturinave.

Përmes diskutimeve dhe punës në grupe, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike trajtuan prioritetet për përmirësimin e planifikimit financiar, kostimit të shërbimeve, kontrolleve të brendshme, harmonizimit të akteve dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.

Gjetjet sipas vlerësimeve dhe kontributet e pjesëmarrësve shërbejnë si bazë për planifikimin disavjeçar të PAMKOS dhe zhvillimin e një programi të vazhdueshëm trajnimesh profesionale, të shoqëruar me mbështetje praktike sipas nevojave të secilës ndërmarrje.

♻️ Përmes këtij procesi në bashkëpunim me GIZ, PAM.KOS synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të ndërmarrjeve, duke e lidhur zhvillimin e njohurive me përmirësimin konkret të proceseve dhe ofrimin e shërbimeve më të qëndrueshme e cilësore për qytetarët.

🌱 Drejt një sistemi më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë ♻️PAMKOS mori pjesë në punëtorinë finale “M...
22/09/2026

🌱 Drejt një sistemi më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë ♻️

PAMKOS mori pjesë në punëtorinë finale “Modeli dhe Udhërrëfyesi i Implementimit të PZP-së për Ambalazhin”, në kuadër të mbështetjes për vendosjen e sistemit të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit (PZP) në Kosovë.

Gjatë punëtorisë u prezantua dhe u diskutua modeli i propozuar i PZP-së për ambalazhin në Kosovë, korniza ligjore dhe institucionale, rolet e institucioneve, komunave, Organizatës për Përgjegjësi të Prodhuesit (OPP) dhe operatorëve, si dhe udhërrëfyesi për zbatimin, zgjerimin dhe përmirësimin e performancës së sistemit.

Zhvillimi i sistemit të PZP-së për mbeturinat e ambalazhit dhe gomat, paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. 🌱♻️

Që PZP-ja të zbatohet në mënyrë efektive, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet prodhuesve, komunave, ndërmarrjeve publike të menaxhimit të mbeturinave, operatorëve privatë dhe të gjithë akterëve relevantë.🤝

Në këtë proces, besojmë se ndërmarrjet publike të menaxhimit të mbeturinave kanë një rol të rëndësishëm. Përvoja e tyre operative, shtrirja e gjerë gjeografike e shërbimeve, marrëdhëniet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe nivelin lokal, si dhe infrastruktura ekzistuese, përbëjnë një bazë të rëndësishme për mbledhjen dhe menaxhimin efikas të mbeturinave të riciklueshme.

🤝 Bashkëpunimi ndërmjet të gjithë akterëve është thelbësor për ndërtimin e një sistemi funksional, të qëndrueshëm dhe të efektshëm të PZP-së në Kosovë.

📚 Bashkë për ambiente më të mira arsimore!Me angazhim të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit, ndërmarrjet publike loka...
02/09/2026

📚 Bashkë për ambiente më të mira arsimore!

Me angazhim të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit, ndërmarrjet publike lokale kontribuojnë në krijimin e hapësirave më të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për nxënësit.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor! 🎓

🌱 NPL Eko-Theranda” po forcon kapacitetet e saj!Me rritjen dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operative, NPL “E...
01/09/2026

🌱 NPL Eko-Theranda” po forcon kapacitetet e saj!

Me rritjen dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operative, NPL “Eko-Theranda”, si ndërmarrje e re, po konsolidohet dhe po avancon hap pas hapi, duke synuar ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më efikase dhe përgjigje sa më të shpejtë ndaj kërkesave të qytetarëve.

👏 PAMKOS përgëzon ndërmarrjen për angazhimin dhe përkushtimin në avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve.

Sot, Asociacioni PAMKOS zhvilloi takim të përbashkët me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv dhe Drejtorin e Operativës të NPL “Kas...
27/08/2026

Sot, Asociacioni PAMKOS zhvilloi takim të përbashkët me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv dhe Drejtorin e Operativës të NPL “Kastrioti” Sh.A., me fokus në bashkëpunimin profesional dhe zhvillimet në menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Obiliqit.

☘️ Gjatë takimit u ndamë me informacione mbi ndryshimet e fundit në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave, si dhe mbi angazhimin e ndërmarrjes për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve.

Përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e NPL "Kastrioti" Sh.A po kontribuojnë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe kujdesit ndaj mjedisit në Komunën e Obiliqit.

🤝 PAMKOS i uron suksese Kryeshefit z. Mjekiqi dhe gjithë stafit të NPL “Kastrioti” në realizimin e objektivave dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarë. 🌱

Edhe në ditët e nxehta të verës, ekipet e NPL "Përparimi" Sh. A - Vushtrri janë në terren, duke u kujdesur për hapësirat...
11/08/2026

Edhe në ditët e nxehta të verës, ekipet e NPL "Përparimi" Sh. A - Vushtrri janë në terren, duke u kujdesur për hapësirat e gjelbra, mbledhjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike.

👏 Faleminderit për përkushtimin e përditshëm!

31/07/2026
Një mjedis i pastër dhe i mirëmbajtur është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm! 🌿 Faleminderit që çdo ditë kontribuo...
31/07/2026

Një mjedis i pastër dhe i mirëmbajtur është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm! 🌿

Faleminderit që çdo ditë kontribuoni për një mjedis më të pastër dhe një jetë më të mirë për qytetarët. 🌱♻️

💚 Pas çdo qyteti të pastër qëndrojnë njerëz të përkushtuar!Faleminderit që çdo ditë kontribuoni për një mjedis më të pas...
31/07/2026

💚 Pas çdo qyteti të pastër qëndrojnë njerëz të përkushtuar!

Faleminderit që çdo ditë kontribuoni për një mjedis më të pastër dhe një jetë më të mirë për qytetarët. 🌱♻️

Address

Rr. Malush Kosova, City View
Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344399434

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova - Pamkos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova - Pamkos:

Shortcuts

Share