Kosova Disability Forum

Kosova Disability Forum Kosovo Disability Forum (KDF) is a non-profit umbrella organization and a representative mechanism of

Gjatë katër ditëve me ndikim në Mitrovicën e Veriut në kuadër të Projektit “Përtej Etiketave – Të Rinjtë dhe Komunitetet...
07/10/2026

Gjatë katër ditëve me ndikim në Mitrovicën e Veriut në kuadër të Projektit “Përtej Etiketave – Të Rinjtë dhe Komunitetet Kundër Gjuhës së Urrejtjes Ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara në Mitrovicën e Veriut” , të rinjtë u mblodhën për punëtori interaktive të dizajnuara për të sfiduar stereotipet dhe për të luftuar diskriminimin.

Ja çfarë përvetësuan pjesëmarrësit tanë nga kjo përvojë:

💡 Kuptimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit

Pjesëmarrësit fituan një kuptim më të thellë të asaj që është në të vërtetë gjuha e urrejtjes, se si stereotipet dhe përjashtimi rrënjosen në shoqëri, si dhe ndikimin e thellë që këto barriera kanë te personat me aftësi të kufizuara në jetën reale.

🤝 Empatia përmes reflektimit në jetën reale

Pjesëmarrësit reflektuan mbi sfidat e përditshme duke analizuar përvojat e botës reale dhe duke zbuluar se si empatia dhe dëgjimi aktiv mund të çmontojnë paragjykimet.

✍️ Hartimi i Mesazheve Gjithëpërfshirëse Së Bashku

Duke punuar krah për krah, grupi bashkëpunoi për të krijuar mesazhe të fuqishme, respektuese dhe gjithëpërfshirëse që synojnë promovimin e unitetit, mundësive të barabarta dhe respektit të ndërsjellë në të gjithë komunitetin tonë.

Ky aktivitet u organizua nga Forumi i Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, përmes veprimit të përbashkët "Luftimi kundër Diskriminimit dhe Urrejtjes", që është pjesë e programit të përbashkët "Ndihma Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë". Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/autorëve. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë si pasqyrim i mendimit zyrtar të Bashkimit Evropian ose të Këshillit të Evropës.
e Keshillit te Evropes ne Prishtine

Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti sot një konferencë për proceset zgjedhore gjithëpërfshirëse, duke bërë bashkë përfaqë...
02/10/2026

Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti sot një konferencë për proceset zgjedhore gjithëpërfshirëse, duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve, partive politike, shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Në këtë konferencë pjesë e panelit ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu.

Gjatë konferencës u diskutuan barrierat dhe mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në proceset zgjedhore të grave, komuniteteve joshumicë dhe personave me aftësi të kufizuara.

“Zgjedhjet gjithëpërfshirëse ndërtohen përmes bashkëpunimit institucional dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të personave...
25/09/2026

“Zgjedhjet gjithëpërfshirëse ndërtohen përmes bashkëpunimit institucional dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të personave me aftësi të kufizuara në proceset që i prekin ata. Dialogu i vazhdueshëm ndërmjet FKAK-së, KQZ-së dhe institucioneve relevante është thelbësor për identifikimin dhe eliminimin e barrierave që kufizojnë pjesëmarrjen e barabartë në procesin zgjedhor.

Asnjë barrierë nuk duhet të përcaktojë nëse një qytetar mund ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar. Qasshmëria, pavarësia dhe dinjiteti duhet të jenë standard i çdo procesi zgjedhor, jo përjashtim.

Ky postim eshte realizuar në kuader te projektit "Forcimi i Procesit
Zgjedhor në Kosovë". Ky projekt mbështetet nga OSBE-ja - Misioni ne Kosove.”

“Të drejtat e personave të shurdhër janë të drejta të njeriut.”
21/09/2026

“Të drejtat e personave të shurdhër janë të drejta të njeriut.”

Informacioni i qasshëm është parakusht për pjesëmarrje të barabartë demokratike.E drejta për të votuar duhet të mund të ...
04/09/2026

Informacioni i qasshëm është parakusht për pjesëmarrje të barabartë demokratike.

E drejta për të votuar duhet të mund të ushtrohet në mënyrë të barabartë nga të gjithë. Për personat me aftësi të kufizuara, kjo nënkupton edhe qasje të barabartë në informacion, materiale dhe shërbime zgjedhore të kuptueshme dhe të përshtatura sipas nevojave të tyre.

📖 Materiale në formate të qasshme
🎧 Informacion në format audio
🤟 Informacion në gjuhën e shenjave
💻 Platforma dhe përmbajtje digjitale të qasshme

Neni 29 i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD) përcakton standardin për pjesëmarrjen e plotë dhe efektive të personave me aftësi të kufizuara në jetën politike dhe publike, në baza të barabarta me të tjerët, duke përfshirë sigurimin që procedurat dhe materialet e votimit të jenë të qasshme dhe të lehta për t’u kuptuar e përdorur.

Në të njëjtën frymë, Neni 24 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton barazinë para ligjit dhe të drejtën për mbrojtje të barabartë ligjore pa diskriminim, përfshirë diskriminimin mbi bazën e aftësisë së kufizuar.

Qasja në informacion nuk është privilegj - është parakusht për pjesëmarrje të barabartë.

Informohu. Zgjidh. Voto. 🗳️

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çliri...
20/08/2026

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, po vazhdon punën për hartimin e Udhëzimit Administrativ për Realizimin e të Drejtës në Ndihmë Materiale dhe Përfitime Financiare për Familjet me Fëmijë me Aftësi të Kufizuar të Përhershme.

Gjatë punëtorisë së sotme u prezantua drafti final i Udhëzimit Administrativ, pas shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve të mbledhura gjatë procesit konsultativ nga përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevantë.

Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një kuadri administrativ që adreson nevojat reale të fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme dhe familjeve të tyre, duke synuar një zbatim më të drejtë, transparent dhe efektiv të të drejtave dhe përfitimeve sociale.

FKAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit që fuqizojnë mbrojtjen sociale, promovojnë barazinë dhe garantojnë realizimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”, i zbatuar nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida).

👩‍🦽 A janë të drejtat e grave me aftësi të kufizuara të garantuara në praktikë?Pavarësisht përparimeve në legjislacion, ...
04/08/2026

👩‍🦽 A janë të drejtat e grave me aftësi të kufizuara të garantuara në praktikë?

Pavarësisht përparimeve në legjislacion, shumë gra me aftësi të kufizuara në Kosovë vazhdojnë të përballen me diskriminim, barriera në qasjen në shërbime, arsim, punësim dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri.

📘 Për t'i dhënë zë përvojave të tyre dhe për të nxitur ndryshim, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka publikuar hulumtimin "Të Drejtat e Grave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë". Raporti paraqet gjetjet kryesore dhe rekomandime konkrete për institucionet dhe vendimmarrësit, me qëllim avancimin e të drejtave dhe fuqizimin e grave me aftësi të kufizuara.

Ky hulumtim është realizuar me mbështetjen financiare të European Disability Forum (EDF).

📄 Lexoni raportin në gjuhën shqipe:
🔗 https://drive.google.com/file/d/1PMqOtyNRoEHabCm3MfYTjLDQn9BJuyan/view?usp=sharing

📄 Read the report in English:
🔗 https://drive.google.com/file/d/1RgeVuHR-7nlnq1N6OLhJ4YaS3j36TTZP/view?usp=sharing

💬 Ndani raportin dhe bëhuni pjesë e përpjekjeve për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku çdo grua gëzon të drejtat dhe mundësitë që i takojnë.

📍 Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çli...
28/07/2026

📍 Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, është duke organizuar punëtori për hartimin e Udhëzimit Administrativ për Realizimin e të Drejtës në Ndihmë Materiale dhe Përfitime Financiare për Familjet me Fëmijë me Aftësi të Kufizuar të Përhershme.

Punëtoria synon prezantimin e draftit fillestar të Udhëzimit Administrativ, shqyrtimin e dispozitave të tij dhe mbledhjen e komenteve e rekomandimeve profesionale nga përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevantë.

Ky proces konsultativ është një hap i rëndësishëm drejt hartimit të një udhëzimi administrativ që reflekton nevojat reale të fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme dhe familjeve të tyre, duke siguruar zbatim më të drejtë, më transparent dhe më efektiv të së drejtës në ndihmë materiale dhe përfitime financiare.

FKAK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit që forcojnë mbrojtjen sociale, promovojnë barazinë dhe garantojnë realizimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”, i cili zbatohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children Kosova/oSave, financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim.

Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore duhet të jetë e plotë dhe kuptimplotë.Përfshirja në...
24/07/2026

Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore duhet të jetë e plotë dhe kuptimplotë.
Përfshirja në zgjedhje nuk kufizohet vetëm në ushtrimin e së drejtës për të votuar. Një proces zgjedhor gjithëpërfshirës kërkon gjithashtu mundësi të barabarta për pjesëmarrje në administrimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e tij.

Rritja e përfaqësimit të personave me aftësi të kufizuara në strukturat dhe mekanizmat që lidhen me proceset zgjedhore do të kontribuonte në identifikimin më të mirë të barrierave, përmirësimin e qasjes dhe forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Pjesemarrja e tyre në këto procese nuk duhet të shihet vetëm si një masë për përmbushjen e parimit të përfshirjes. Ajo është pjesë e domosdoshme e ndërtimit të proceseve zgjedhore që pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë dhe respektojnë të drejtën e secilit për të marrë pjesë në jetën publike.

Proceset zgjedhore gjithëpërfshirëse kërkojnë jo vetëm qasje në votim, por edhe përfaqësim në proceset që e bëjnë demokracinë të funksionojë.

Ky postim është realizuar në kuadër të projektit "Forcimi i Procesit Zgjedhor në Kosovë". Ky projekt mbështetet nga OSBE-ja – Misioni në Kosovë.

Address

St Tringe Smajli
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Disability Forum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kosova Disability Forum:

Shortcuts

Share