28/05/2025
Në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini” në Gjilan zhvilluam sesionin “Tech Career for Her”. Valdete Daku (DAX) dhe Burburqe Hashimi (3CIS J.S.C) ndanë përvojat e tyre në TIK, kërkesat e tregut dhe mënyrat si vajzat mund të ndërtojnë një karrierë apo biznes në teknologji. Krahas vajzave, nga kureshtja u bashkuan edhe shumë djem, duke e kthyer diskutimin në një dialog të hapur për të gjithë të interesuarit në këtë fushë.
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e projektit EnInGeP - i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatuar bashkërisht nga CARE International dhe ECIKS