HAI – Hub for Artificial Intelligence
• MISSION •
To help the future grow wiser — by preparing children to learn with Artificiall Intelligence — creatively, critically, independently, and ethically.
• VISION •
To empower Kosovo’s children with the skills to match — and surpass — their global peers.
• VALUES •
I. Critical and reflective thinking
We foster critical thinking and meta-thin
king as the foundation of every AI-assisted learning process, helping children understand, analyze, and consciously question the world around them. Independent learning
We empower children to learn autonomously, using technology as a tool to explore knowledge at their own pace and in a way that is both unique and personal to them. We teach that digital power must always serve human good — and never be used for cheating, plagiarism, or unfair replacement of personal effort. Equity in access and knowledge
We believe that every child, regardless of background or identity, deserves access to quality education and modern tools that place them on equal footing — and beyond — their peers around the world. Meaningful creativity
We combine technology with imagination to develop solutions, content, and ideas that are not only innovative, but also valuable for life and community.
• SCOPE OF ACTIVITY •
HAI is engaged in three strategic directions that form the foundation of its daily work and serve as instruments for achieving its mission and vision:
I. Innovative courses for children
HAI develops courses and organizes educational activities that combine technology with play, imagination, and knowledge. At HAI, children are exposed from an early age to concepts of Artificial Intelligence, learning in interactive and engaging ways. These programs contribute to the development of core skills for independent, creative, and critical thinking — as a foundation for sustainable education and the promotion of lifelong learning. Professional training for teachers
As an integral part of its mission, HAI also empowers those who educate. HAI organizes and delivers training sessions and seminars for teachers, with the aim of equipping them to lead the integration of Artificial Intelligence into education. The use of AI as a pedagogical tool supports the personalization of learning, increases the effectiveness of the learning process, and expands opportunities for professional development. Teacher training programs not only enable contemporary teaching methodologies but also aim to equip children with the necessary skills to meet the demands of the digital age. Scientific research in education
HAI operates as a research center that initiates and supports studies on the impact, potential, and challenges presented by the use of Artificial Intelligence in the learning process. These studies analyze the opportunities for personalizing learning, improving educational quality, and fostering critical thinking. The findings of these studies are shared with governing institutions and the educational community in Kosovo, ensuring that technological progress and successful innovations are disseminated across schools and other educational institutions.
• HAI X ETEA •
Hub for AI has been enabled and inspired by the non-governmental organization ETEA, which serves as its strategic partner through its digital education program. Founded in 2014, ETEA has a rich history dedicated to improving the quality of pre-university education in Kosovo. Thanks to ETEA’s commitment to educational innovation, HAI was born as an initiative that unites a shared vision for better, higher-quality, and more inclusive education. ETEA’s expertise, values, and network support HAI’s mission to reach more children and educators, and to ensure that its programs are impactful and of lasting quality. Together with ETEA, HAI is committed to advancing this mission and saying to Kosovo: “Say HAI to the future!”
- - - - -
HAI – Hub for Artificial Intelligence
• MISIONI •
Të ndihmojmë brezat e rinj të bëhen më të mençur — duke i përgatitur që në fëmijëri për të mësuar me Inteligjencë Artificiale — në mënyrë krijuese, kritike, të pavarur dhe etike.
• VIZIONI •
T’i fuqizojmë fëmijët e Kosovës me aftësi që barazojnë — dhe tejkalojnë — bashkëmoshatarët e tyre në nivel global.
• VLERAT •
I. Të menduarit kritik dhe reflektues
Ne nxisim të menduarit kritik dhe meta-mendimin si themel të çdo procesi të të nxënit me mbështetjen e inteligjencës artificiale, duke i ndihmuar fëmijët të kuptojnë, të analizojnë dhe të vënë në pikëpyetje me vetëdije botën që i rrethon. Të mësuarit e pavarur
Ne i fuqizojmë nxënësit të mësojnë në mënyrë të pavarur, duke e përdorur teknologjinë si mjet për të eksploruar dijen sipas ritmit dhe mënyrës së tyre unike dhe personale. Etikë dhe përgjegjësi
Çdo përdorim i inteligjencës artificiale duhet të udhëhiqet nga ndershmëria, transparenca dhe respekti. Ne mësojmë se fuqia digjitale duhet gjithmonë të jetë në shërbim të së mirës njerëzore — dhe assesi për mashtrim, plagjiaturë apo zëvendësim të padrejtë të përpjekjes personale. Barazi në qasje dhe dije
Ne besojmë se çdo fëmijë, pa marrë parasysh prejardhjen dhe përkatësinë, meriton qasje në arsim cilësor dhe në mjete moderne që e vendosin në një pozitë të barabartë dhe përtej bashkëmoshatarëve në mbarë botën. Krijimtari me kuptim
Ne nxisim bashkëveprimin e teknologjisë me imagjinatën për të zhvilluar zgjidhje, përmbajtje dhe ide që nuk janë vetëm inovative, por edhe me vlerë për jetën dhe komunitetin.
• FUSHËVEPRIMTARIA •
HAI angazhohet në tri drejtime strategjike që përbëjnë themelin e punës së përditshme dhe shërbejnë si instrumente për realizimin e misionit dhe vizionit të saj:
I. Kurse inovative për fëmijë
HAI zhvillon kurse dhe organizon aktivitete edukative që ndërthurin teknologjinë me lojën, imagjinatën dhe dijen. Në HAI, fëmijët ekspozohen që në moshë të hershme ndaj koncepteve të Inteligjencës Artificiale, duke mësuar në mënyrë interaktive dhe atraktive. Këto programe kontribuojnë në ndërtimin e shkathtësive themelore për të nxënë të pavarur, kreativ dhe të menduar kritik — si bazë për një arsimim të qëndrueshëm dhe për të nxitur të mësuarit gjatë gjithë jetës. Trajnime profesionale për mësimdhënës
Si pjesë përbërëse e misionit, HAI fuqizon edhe ata që edukojnë. HAI organizon dhe ofron trajnime dhe seminare për mësimdhënës, me qëllim që ata të jenë të aftë të udhëheqin procesin e integrimit të Inteligjencës Artificiale në arsim. Përdorimi i IA-së si mjet pedagogjik ndihmon në personalizimin e të nxënit, rrit efektivitetin e procesit mësimor dhe zgjeron mundësitë për zhvillim profesional. Programet e trajnimit të mësimdhënësve në HAI, jo vetëm që mundësojnë metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies në arsim, por përmes tyre pajisin fëmijët me aftësi të nevojshme për të përmbushur kërkesat e epokës digjitale. Hulumtime shkencore në arsim
HAI funksionon si qendër hulumtuese që inicion dhe mbështet studime mbi ndikimin, potencialin dhe sfidat që paraqet përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin mësimor. Këto hulumtime analizojnë mundësitë për personalizimin e të nxënit, rritjen e cilësisë në arsim dhe nxitjen e mendimit kritik. Të gjeturat e studimeve ndahen me institucionet qeverisëse dhe me komunitetin arsimor në Kosovë, duke siguruar që progresi teknologjik dhe inovacionet e suksesshme të përhapen në shkolla dhe institucione të tjera edukative.
• HAI X ETEA •
Hub for AI është mundësuar dhe frymëzuar nga organizata joqeveritare ETEA, e cila shërben si partneri strategjik përmes programit të saj për edukim digjital. ETEA, e themeluar në vitin 2014, ka një histori të pasur dedikuar përmirësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar në Kosovë. Falë përkushtimit të ETEA-së ndaj risive arsimore, HAI lindi si një iniciativë që bashkon vizionin e përbashkët për arsim më të mirë, cilësor dhe gjithëpërfshirës. Ekspertiza, vlerat dhe rrjeti i ETEA-s ndihmon misionin e HAI të arrijë më shumë fëmijë e mësimdhënës, dhe të sigurojë që programet përkatëse të jenë cilësore e me ndikim afatgjatë. Së bashku me ETEA-n, HAI është e vendosur ta çojë përpara misionin përkatës dhe t’i thotë Kosovës: “Say HAI to the future!”