Fearless Minds Kosovo

Fearless Minds Kosovo FLMK synon të zvogëlojë stigmën, të informojë dhe të ndryshojë mënyrën se si ne e shohim shëndetin mendor në Kosovë.

03/02/2026
Urime të përzemërta për Eurisa Rukovcin për këtë hulumtim të guximshëm dhe prezantim kaq domethënës mbi dhunën obstetrik...
10/10/2025

Urime të përzemërta për Eurisa Rukovcin për këtë hulumtim të guximshëm dhe prezantim kaq domethënës mbi dhunën obstetrike dhe tradhtinë institucionale në kujdesin shëndetësor në Kosovë.

Ky studim nuk është vetëm statistikë , është zëri i grave që kanë përjetuar dhimbje, neglizhencë dhe shkelje të dinjitetit të tyre. Të flasësh për këtë temë, e të sjellësh dëshmi kaq të forta para publikut, kërkon kurajo dhe përkushtim.

Këto gjetje na sfidojnë të gjithëve , si profesionistë, si institucione, dhe si shoqëri, që të punojmë për më shumë humanitet, transparencë dhe llogaridhënie në sistemin tonë shëndetësor.

Faleminderit Eurisa, që e hape këtë debat dhe i dhe zë atyre që shpesh nuk dëgjohen. Na frymëzon të gjithëve që punojmë në fushën e shëndetit mendor, të drejtave të grave dhe të drejtësisë sociale.

Ka njerëz që varen çdo ditë nga Linja e Jetës, është shpresa e tyre kur nuk shohin rrugë tjetër përpara.Linja e vetme pë...
31/08/2025

Ka njerëz që varen çdo ditë nga Linja e Jetës, është shpresa e tyre kur nuk shohin rrugë tjetër përpara.

Linja e vetme për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë, dhe ekziston falë vullnetit e mbështetjes së njerëzve.

Nëse doni me ndihmu që kjo linjë të mos mbyllet, mundeni me dhanë kontribut këtu:

👉 patreon.com/linja_e_jetes

Edhe 1 euro bën dallim.

Linja e Jetës

18/02/2025

📢 Nëse je gati me ndryshu jetën e dikujt, dhe dëshiron me qenë pjesë e ndryshimit duke kontribuar në uljen e numrit të vetëvrasjeve në vend, atëherë apliko sot dhe bashkohu me ekipin tonë të përkushtuar të vullnetarëve të Linjës së Jetës. 🌱

Mbështetja jote mundet me ndryshu jetën e dikujt. 💙

Për më shumë informata, klikoni në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScECw5f77xRSJDXslmDagVT0EvNB7Z3H1kAHAnGvBbM0kh7MA/viewform apo na shkruani në rrjetet tona sociale.

Një Vit i Ri, Një Fillim i Ri ‼️Teksa po afrohet viti 2025, ndalemi për një moment të reflektojmë mbi gjithçka që na sol...
31/12/2024

Një Vit i Ri, Një Fillim i Ri ‼️

Teksa po afrohet viti 2025, ndalemi për një moment të reflektojmë mbi gjithçka që na solli 2024-a—sfidat, mësimet dhe momentet kur kemi gjetur forcën të vazhdojmë përpara. Për ne te Fearless Minds Kosovo, ka qenë një vit plot me punë për të thyer stigmën mbi shëndetin mendor dhe për të krijuar hapësira ku njerëzit ndihen të dëgjuar dhe të mbështetur.

Viti i ri na sjell mundësi të reja, dhe shpresa jonë për 2025-ën është kjo:

Të vazhdojmë të frymëzojmë njerëzit që të kujdesen për mendjen dhe zemrën e tyre.

Të jemi aty për ata që ndihen të humbur, duke krijuar më shumë hapësira të sigurta dhe mbështetëse.

Të jemi një zë që sjell ndryshim, një hap më afër një shoqërie pa paragjykime.

Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje që keni dhënë këtë vit. Pa ju, çdo hap do të ishte më i vështirë. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shëndetin mendor në Kosovë.

Le të hyjmë në 2025-ën me zemra të hapura, më shumë mirësi dhe shumë dashuri për njëri-tjetrin.

25/11/2024

Jemi mëse të lumtur/a të ju njoftojmë se përpos linjës telefonike, nga sot Linja e Jetës do të ofrojë edhe shërbimin e Chat-it, për çdo person që ka nevojë. Mjafton të klikoni në këtë link: https://chat.linja-e-jetes.org/ apo në linkun në bio , i cili ju dërgon automatikisht tek chat-i për të komunikuar me vullnetarët/et tanë/tona. Çdo bisedë do të jetë anonime dhe të dhënat do të mbrohen me konfidencialitet të plotë. Sikurse linja telefonike, chat-i do të funksionojë çdo ditë nga ora 14:00-02:00.

Andaj, kurdo që ke nevojë për një hapësirë me bisedu, me u dëgju, e me të mbështet, mos hezito me telefonu pa pagesë në 0800 12345 ose me komuniku nëpërmjet chat-it, kurdo prej orës 14:00-02:00.

Ne jemi këtu për ty! 💚🌱

Pershendetje shpirta! Meqenëse Dita Botërore e Shëndetit Mendor po afrohet (10 Tetor), ne te Fearless Minds Kosovo (FLMK...
08/10/2024

Pershendetje shpirta!

Meqenëse Dita Botërore e Shëndetit Mendor po afrohet (10 Tetor), ne te Fearless Minds Kosovo (FLMK) kemi përgatitur një Pako Burimesh për Shëndetin Mendor për të ndihmuar komunitetin tonë të menaxhojë stresin, ankthin, dhe depresionin, duke përfshirë teknika praktike dhe burime mbështetëse për të gjithë ata që kanë nevojë.

📖 Në broshurën tonë do të gjeni:

Këshilla për menaxhimin e depresionit dhe stresit 🌻

Shërbime falas të ofruara për mbështetje të shëndetit mendor në Kosovë 📞

Mit vs. Fakt për Shëndetin Mendor ➡️

Nëse dëshironi një kopje të printuar të broshurës, ju mund ta gjeni te Eventi i organizuar nga Forumi i Studentëve më 10 Tetor, nga ora 10:00 – 18:00, te Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina.”

📲 Link për broshurën në bio!

🔖 Mohim përgjegjësie: Të gjitha informatat e përfshira në këtë broshurë janë vetëm për qëllime edukative dhe informuese. Ky material nuk zëvendëson këshillat profesionale të shëndetit mendor. Për këshilla specifike ose ndihmë, rekomandohet të konsultoheni me një specialist të licencuar të shëndetit mendor.

Na ndiqni për përmbajtje të reja dhe evente në .

04/10/2024

𝐀 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐎𝐉𝐐, 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐨𝐬𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝ë𝐫 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐪ë 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë? 🌿🧠

𝐀 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐛𝐫𝐨𝐬𝐡𝐮𝐫𝐚 𝐨𝐬𝐞 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫 𝐪ë 𝐣𝐚𝐧ë 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐭ë 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐳𝐲𝐫𝐞𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐚?🗂

Për ta liruar hapësirën në zyret tuaja dhe për ta pasuruar Panairin e Burimeve të Shëndetit Mendor, ju mirëpresim t’i ndani këto broshura dhe materiale informuese me ne, që ne t’i ndajmë me të gjithë vizitorët e panairit të 10 tetorit.📚

Kjo është edhe një hapësirë shtesë për të ndarë informacionin tuaj me publikun dhe për të ndihmuar komunitetin të marrë mbështetjen e nevojshme.

🔸Për të marrë pjesë, ju lutem na dërgoni një email paraprakisht me versionin digjital të broshurave ose materialeve tuaja. 📧 Na shkruani në [email protected] për të diskutuar detajet!

Së bashku për një mirëqenie më të mirë dhe të përbashkët! 🧡

🧠 NGA NJË MENDJE NË TJETRËN 🧠Me datë 10 Tetor, n’kuadër t’Ditës Botërore t’Shëndetit Mendor, Forumi Studentor i Psikolog...
02/10/2024

🧠 NGA NJË MENDJE NË TJETRËN 🧠

Me datë 10 Tetor, n’kuadër t’Ditës Botërore t’Shëndetit Mendor, Forumi Studentor i Psikologjisë organizon një panair dhe burime t’komunitetit për shëndetin mendor, n’përkrahje t’qendrave t’shëndetit mendor n’Kosovë.

📚 Ky panair ka për qëllim me mbledh libra, lojëra tavoline, edhe materiale edukative që ndihmojnë n’mirëqenien mendore t’secilit prej nesh. Çdo material që dhurohet ka me shku te qendrat e shëndetit mendor që kanë ma s’shumti nevojë. 🙌

✨ Ju ftojmë krejt me u bo pjesë e këtij solidariteti kolektiv, me dhuru libra ose materiale që ju kanë ndihmu juve n’përvojat e juaja. Bashkohum për me kriju një t’ardhme ma t’mirë për mirëqenien mendore.

📍 Vendi: Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
🗓 Data: 10 Tetor 2024
🕙 Ora: 10:00 – 18:00

**Forumi Studentor i Psikologjisë është një nismë e udhëhequr nga studentët, e dedikuar për të promovuar përvoja pozitive akademike, zhvillim profesional dhe avokim për shëndetin mendor brenda Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Synimi i FSP është të përmirësojë mirëqenien mendore dhe të ofrojë mbështetje për studentët në edukimin dhe zhvillimin e tyre profesional.

Address

Pristina
12000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fearless Minds Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share