06/06/2026
THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS!
OBOTI NGO hap thirrjen për pjesëmarrje në punëtorinë njëditore “Youth Work in Practice: From Digital Skills to Employability”, e organizuar në kuadër të projektit RiseUp-WB – Raising Innovation, Skills & Empowerment for Youth in the Western Balkans, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Nëse je i/e interesuar të zhvillosh aftësitë e tua në fushën e punës rinore, bashkëpunimit digjital, marketingut digjital dhe punësueshmërisë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u bërë pjesë e një përvoje praktike dhe frymëzuese.
📌 Kriteret për aplikim:
▪️ Mosha 18–30 vjeç
▪️ Banor/e i/e Kosovës
▪️ Interes për punën rinore, zhvillimin personal dhe angazhimin në komunitet
▪️ Gatishmëri për pjesëmarrje aktive gjatë gjithë punëtorisë
🎓 Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë Youthpass, e njohur nga Bashkimi Evropian.
📅 Afati i aplikimit: 9 Qershor 2026, 14:00
📝 Apliko këtu: https://forms.gle/SwHzMqJhuA7gueUM8
Mos e humb mundësinë për të mësuar, për t’u lidhur me të rinj të tjerë dhe për të zhvilluar aftësi që mund t’i përdorësh në studime, punë dhe angazhime në komunitet!