Rotaract Club Prishtina Ulpiana

Rotaract Club Prishtina Ulpiana Rotaract Club Prishtina Ulpiana

Të rinjtë kanë ide, energji dhe dëshirë për të krijuar diçka të tyren. Ajo që shpesh mungon është hapësira ku këto ide m...
22/05/2026

Të rinjtë kanë ide, energji dhe dëshirë për të krijuar diçka të tyren. Ajo që shpesh mungon është hapësira ku këto ide mund të strukturohen, të testohen dhe të kthehen në hapa konkretë.

Pikërisht këtë synon programi Know About Business – KAB: t’u ofrojë të rinjve njohuri praktike mbi ndërmarrësinë, mënyrën si ndërtohet një ide biznesi, si planifikohet, si menaxhohen resurset, si kuptohet tregu dhe si merret përgjegjësia për një iniciativë reale.

Programi KAB është zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës – ILO, ndërsa në Kosovë po zbatohet përmes projektit ILO HoReCa Kosovo. Në kuadër të këtij procesi, fasilituesit e trajnuar kanë punuar me grupe të të rinjve për ta sjellë metodologjinë e KAB në praktikë, përmes sesioneve interaktive, diskutimeve, ushtrimeve në grupe dhe zhvillimit gradual të aftësive ndërmarrëse.

Si Rotaract Club Prishtina Ulpiana, kemi qenë pjesë e këtij rrugëtimi duke organizuar dhe zbatuar trajnimin KAB me një grup të rinjsh të përzgjedhur, me qëllim që programi të mos mbetet vetëm teori, por të kthehet në përvojë reale mësimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi personal.

Rëndësia e këtij projekti qëndron te praktika. KAB nuk flet vetëm për “biznesin” si koncept, por i ndihmon të rinjtë të kuptojnë si lind një ide, si vlerësohet nëse ka potencial, si ndërtohet një plan, si mendohet për financat, klientët, ekipin dhe sfidat e tregut. Është një hap konkret drejt vetëbesimit, mendësisë ndërmarrëse dhe aftësisë për të marrë iniciativë.

Për ne, ky trajnim ishte më shumë se një aktivitet edukativ. Ishte një hap drejt krijimit të një gjenerate të re që mendon më qartë, vepron më me përgjegjësi dhe beson më shumë në kapacitetin e vet për të ndërtuar mundësi.

Faleminderit ILO HoReCa Kosovo, fasilituesve, pjesëmarrësve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në këtë proces.

Sepse kur të rinjtë mësojnë si të ndërtojnë ide, ata nuk përgatiten vetëm për tregun e punës, ata përgatiten të krijojnë vlerë.

KAB Training po zhvillohet me ritëm të mirë dhe me fokus të qartë në mësim praktik. Në çdo sesion po vërehet angazhim i ...
13/02/2026

KAB Training po zhvillohet me ritëm të mirë dhe me fokus të qartë në mësim praktik. Në çdo sesion po vërehet angazhim i lartë i pjesëmarrësve përmes punës në grupe, diskutimeve të strukturuara dhe prezantimeve të shkurtra, ku idetë testohen, argumentohen dhe përkthehen në zgjidhje konkrete.

Atmosfera është profesionale dhe e hapur: pjesëmarrësit po ndërtojnë vetëbesim në komunikim, po marrin rol aktiv në ekip dhe po e kuptojnë trajnimin si proces real zhvillimi, jo thjesht si pjesëmarrje. Si klub, jemi të kënaqur me seriozitetin dhe energjinë që po e shoqëron këtë fazë.

Vazhdojmë pas pauzës së shkurtër me pjesën tjetër të programit 😊🚀

We love getting visits in Prishtina! 🤍💙This weekend, Matteo Facchetti, President of ERIC and a dear friend of ours, visi...
09/02/2026

We love getting visits in Prishtina! 🤍💙
This weekend, Matteo Facchetti, President of ERIC and a dear friend of ours, visited us informally and we had an amazing time together.

We started on Friday night with a few drinks and a fun night out. Saturday was a long and beautiful day exploring Prishtina’s landmarks, museums, and urban life, finishing with a traditional dinner and then going out for drinks, enjoying the nightlife and local vibe of our city.

Thank you for coming Matteo, we had two very fun days. You’re always welcome here! 🇽🇰✨

Our club organized two debate sessions for the Interactors of high school “Mileniumi i Tretë”, where students from grade...
08/02/2026

Our club organized two debate sessions for the Interactors of high school “Mileniumi i Tretë”, where students from grades 10,11,12 discussed two big questions:

•Will AI replace the school system as we know it? and

•Do developed countries have a moral right to lead environmental change?

The debates sparked real discussion and gave students the chance to challenge each other’s ideas.

Klubi ynë organizoi dy sesione debati për Interactorët e shkollës së mesme “Mileniumi i Tretë”, ku nxënës të klasave 10, 11 dhe 12 diskutuan dy pyetje të mëdha dhe shumë aktuale:

•A do ta zëvendësojë AI sistemi shkollor siç e njohim sot? dhe

•A kanë vendet e zhvilluara obligim moral të udhëheqin ndryshimet mjedisore?

Debatet sollën diskutime reale dhe u dhanë nxënësve mundësinë të sfidojnë idetë e njëri-tjetrit.

02/02/2026

KOHA PËR APLIKIM

Aplikimi për Bursën e Paqes Rotary për vitin 2027, plotësisht e financuar, tani është i hapur si për programet e masterit, ashtu edhe për programin e certifikatës për zhvillim profesional të avancuar. Afati i fundit për aplikim është 15 Maji.

Liderët e përkushtuar në fushën e paqes dhe zhvillimit mund të mësojnë më shumë dhe të fillojnë aplikimin ➡️

https://on.rotary.org/3J6sYLP

Një grup i vogël. Një trajnim intensiv. Një bashkëpunim me qëllim të qartë.Rotaract Prishtina Ulpiana, me mbështetje të ...
14/01/2026

Një grup i vogël. Një trajnim intensiv. Një bashkëpunim me qëllim të qartë.

Rotaract Prishtina Ulpiana, me mbështetje të ILO HoReCa Kosovo – Hospitable, Resilient & Capable, sjell programin KAB (Know About Business): një trajnim praktik për të rinjtë që duan ta rrisin mendësinë ndërmarrëse dhe ti kthejnë idetë në hapa konkret, me metodologji interaktive, jo me teori të thata.

Ky trajnim vjen si rezultat i një bashkëpunimi ku energjia vullnetare e komunitetit dhe ekspertiza profesionale takohen në një pikë: t’i fuqizojmë të rinjtë me njohuri reale, aftësi të përdorshme dhe besim për veprim. RCPU dhe ILO janë në të njëjtën linjë: zhvillim i qëndrueshëm, mundësi më të mira për punësim dhe rritje e kapaciteteve tek të rinjtë... me standard, me kujdes dhe me etikë.

Çka përfshin KAB?

-Punë praktike: ushtrime, diskutime dhe punë në grup

-Si ta strukturosh një ide dhe ta kthesh në plan veprimi

-Bazat e modelit të biznesit + kuptimi i klientit/tregut

-Komunikim, planifikim dhe prezantim i qartë i idesë

-Feedback i afërt dhe qasje “hands-on” (trajnim që të mban aktiv)

Gjatë programit do ketë edhe momente që e lidhin mësimin me terrenin dhe rrjetin në mënyrë natyrale, pa zhurmë, si pjesë e përvojës.

Pjesëmarrja është pa pagesë
Pjesëmarrësit certifikohen në fund
Vendet janë shumë të limituara (grup i vogël = cilësi + afërsi).

Aplikimi: link në bio (deri më 23.01.2026)

📍 Hotel Sirius, Prishtine
🗓️ 02.02.2026- 03.03.2026

Këtë sezon festiv, ndamë dashuri, shpresë dhe buzëqeshje me fëmijët e guximshëm në Klinikën Pediatrike Onkologjike në QK...
25/12/2025

Këtë sezon festiv, ndamë dashuri, shpresë dhe buzëqeshje me fëmijët e guximshëm në Klinikën Pediatrike Onkologjike në QKUK.

Për të tretin vit me radhë, vazhdojmë këtë traditë nga zemra. Një gjest i vogël që solli ngrohtësi, gëzim dhe buzëqeshje me kuptim. 🎁🎄

This festive season, we shared love, hope, and smiles with the brave children at the Pediatric Oncology Clinic, QKUK.

For the third year in a row, we continue this heartfelt tradition. A small gesture that brought warmth, joy, and meaningful smiles. 🎁🎄

A History of Woman StrengthNgjarja përmbyllëse e projektit global One Day For AllMbrëmjen e 30 Nëntorit, Rotaract Club P...
03/12/2025

A History of Woman Strength

Ngjarja përmbyllëse e projektit global One Day For All

Mbrëmjen e 30 Nëntorit, Rotaract Club Prishtina Ulpiana organizoi ngjarjen “A History of Woman Strength”, një mbrëmje reflektuese, artistike dhe njerëzore dedikuar forcës, historisë dhe rolit të gruas në shoqërinë tonë.

Ngjarja ishte pjesë e projektit ndërkombëtar , një iniciativë e që këtë vit bashkoi rreth 80 klube Rotaract nga mbi 30 vende të botës.

Projekti u nda në dy faza:
1–25 Nëntor: fushata sensibilizuese me histori reale të dhunës ndaj grave;
25–30 Nëntor: organizimi i ngjarjeve lokale nga secili klub pjesëmarrës.

Vepra artistike “Kosovarja”

Në qendër të mbrëmjes sonë ishte ekspozita fotografike multimediale “Kosovarja”, nga fotografi Afrim Hajrullahu, me soundtrack origjinal të krijuar për veprën nga Lis Boshtrakaj.

Kjo vepër sjell jetën dhe rezistencën e grave kosovare gjatë viteve ’90, gra që punuan, protestuan, u përballën me dhunë dhe mbajtën gjallë shpresën e një populli.
Përmes fotografisë, zërit dhe muzikës, “Kosovarja” krijon një rrugëtim emocional që nderon rolin e grave si shtyllat e mbijetesës dhe të dinjitetit në periudhat më të vështira të historisë sonë.

Qëllimi i ngjarjes

Të nderojmë fuqinë e gruas jo vetëm përmes fakteve dhe statistikave, por përmes artit, kujtesës, dialogut dhe bashkëbisedimit.
Pas shfaqjes së veprës, vazhduam me një diskutim të hapur mbi rolin e gruas sot, një bisedë e nevojshme, e sinqertë dhe e thellë.

Falenderojmë nga zemra Afrim Hajtullahu, Lis Boshtrakaj, Sami Ahmeti & Hotel Sirius, Valentina Rexha & Pronto, Ridvan Ademi & Che Bar, dhe ekipin e jashtëzakonshëm të Rotaract Prishtina Ulpiana.

Forca e gruas është forca e shoqërisë. 💛

Address

Pristina
10000

Opening Hours

18:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rotaract Club Prishtina Ulpiana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share