Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së

Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së, Prishtinë, Pristina.

08/09/2025

KOMUNIKAT PËR MEDIA

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) njofton të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe opinionin publik se pas analizimit vendimit të marrë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), me të cilin përcaktohet orari i punës 07:00 – 15:00 për të gjitha njësitë pa dallim të natyrës së punës apo nivelit të rrezikshmërisë ka ndërmarrë hapa konkret ligjor duke vlerësuar se vendim i marrë më 01.09.2025, për ne përbën cënim të të drejtave të punëtorëve shëndetësorë, veçanërisht atyre që punojnë në kushte të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë.

Në mbrojtje të interesit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, Federata i është adresuar zyrtarisht Inspektoratit Qendror të Punës, me kërkesë për inspektim lidhur me shkeljen e Ligjit të Punës,Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë,mospërfilljen e vlerësimeve të rrezikut në vendet e punës,mohimin e të drejtave për pushim të shtuar dhe kushte të veçanta pune për kategori të rrezikuara.,Inspektoratit Qëndror të Shëndetësor, me kërkesë për hetim mbi ndikimin e vendimit në sigurinë dhe mirëqenien e stafit shëndetësor,cenimin e standardeve të mbrojtjes shëndetësore në vendin e punës si dhe pasojave të mundshme në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve gjithashtu FSSHK ka informuar edhe Ministrin e Shëndetësisë në detyrë si dhe Bordin Drejtues të SHSKUK-së.

Vendimi për unifikimin e orarit pa asnjë analizë të rrezikshmërisë është i pabazuar në vlerësime profesionale dhe ligjore,shkel të drejtat e punëtorëve që punojnë në ambiente të vështira dhe të rrezikshme,cenon shëndetin fizik dhe mendor të stafit shëndetësor,rrezikon cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve ndaj pacientëve.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës fton të gjithë punëtorët shëndetësorë që të jenë të bashkuar dhe të qëndrojnë në mbështetje të kërkesave legjitime për kushte të dinjitetshme pune, në përputhje me ligjet dhe standardet profesionale të shëndetësisë.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo hap institucional dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe nuk do të lejojmë që vendime të njëanshme dhe joprofesionale të dëmtojnë stafin shëndetësor apo pacientët tanë.

21 Maj 2025Takim i rëndësishëm mes Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së dhe ud. Drejtorit z. Osman HajdariSot, pë...
21/05/2025

21 Maj 2025

Takim i rëndësishëm mes Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së dhe ud. Drejtorit z. Osman Hajdari

Sot, përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së zhvilluan një takim konstruktiv me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, z. Osman Hajdari, ku u diskutuan çështje thelbësore që prekin të drejtat dhe trajtimin e barabartë të punonjësve shëndetësorë në këtë institucion.

Gjatë takimit, sindikalistët paraqitën kërkesën zyrtare me pikat në vijim:

1. Kompensimi i orëve shtesë – Zbatimi i Nenit 53 dhe 54 të Ligjit të Punës për pagesën e të gjitha orëve jashtë orarit të rregullt për infermierët dhe stafin përcjellës.

2. Pagesa për punën gjatë vikendeve – Trajtim i barabartë për të gjithë stafin në kompensimin e punës gjatë ditëve të pushimit javor (vikendeve), siç përcaktohet në Ligjin e Punës.

3. Barazimi i pushimit vjetor – Eliminimi i diskriminimit në numrin e ditëve të pushimit mes kategorive të stafit, duke kërkuar 30 ditë pushim për të gjithë, në përputhje me Nenin 32 të Ligjit të Punës.

4. Pagesa për rrezikshmëri – Zbatimi i kompensimit për rrezikshmëri për të gjithë punonjësit që përballen me rreziqe të natyrës profesionale, sipas Ligjit për Siguri në Punë dhe Ligjit për Shëndetësi.

5. Kompensimi i festave që bien të dielave – Kërkesa që të gjithë punonjësit të kompensohen në mënyrë të barabartë për punën në festa zyrtare që bien të dielave, duke përfshirë edhe të hënën si ditë pushimi të paguar.

Sindikalistët shprehën shqetësimet e tyre për zbatimin selektiv të ligjit dhe trajtimin e pabarabartë mes kategorive të stafit shëndetësor, gjë që bie ndesh me parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Takimi u vlerësua si pozitiv, dhe u ra dakord që javën e ardhshme të mbahet një takim me zyrtarët e financave dhe personelit të QKUK-së për të trajtuar më tej realizimin e këtyre kërkesave.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të QKUK-së mbetet e vendosur në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe në avancimin e kushteve të punës për të gjithë stafin shëndetësor.

17/05/2025
16/05/2025

SHOQATA SINDIKALE E PUNËTORVE TË QKUK-së organizon eksurzion 3 ditor në SHQIPËRI

KOMPANIA TURISTIKE
DITA

OFERTË SPECIALE – 2 NETË / 3 DITË NË SHËNGJIN
PËR SHOQATËN SINDIKALE TË PUNËTORËVE TË QKUK-së
nga Kompania Turistike Dita

🗓 PERIUDHA E UDHËTIMIT:
30.05.2025 – 01.06.2025
NISJA BËHET NË ORA 8⁰⁰ TE RAMPA KRYESORE E QKUK

🏨 ÇFARË PËRFSHIN PAKETA?
✅ Transporti me autobusë modernë dhe komod
✅ Akomodim për 2 netë në hotel Frojd Kune
✅ Mëngjes dhe darkë të përfshirë gjatë qëndrimit
✅ Shfrytëzim i plazhit privat të hotelit
✅ Në mbrëmje muzikë argëtuese me këngëtar live gjatë qëndrimit në hotel

🎯 PROGRAMI I UDHËTIMIT

📅 Dita 1:
• Nisja herët në mëngjes nga Prishtina
• Mbërritja në Shëngjin, akomodimi në hotel
• Kohë e lirë për plazh dhe relaksim (opsionale: eksplorimi i qytetit të Shkodrës)
• Darkë e përbashkët në hotel

📅 Dita 2:
• Mëngjesi në hotel
• Ditë e lirë për plazh ose aktivitete shtesë (opsionale: vizitë në Lezhë)
• Darkë në hotel dhe argëtim në mbrëmje

📅 Dita 3:
• Lirimi i hotelit dhe mëngjesi në hotel, kohë e lirë deri në mesditë
• Nisja për në Tiranë (opsionale), qëndrim i shkurtër
• Nisja për në Prishtinë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës
• Mbërritja në mbrëmje

💰 ÇMIMI PËR PERSON: 65.00 EURO
⏳ Afati i fundit për pagesë: 25.05.2025
Për informata dhe rezervime kontaktoni:
📞 Alban Selmani – 044 840 858
📞 Mentor Sejdiu – 044 241 207
📞 Blerim Morina – 044 443 681
📞 Sami Bejtullahu – 044 123 755
📞 Gezim Beha -- 044 294 527...

15/05/2025

KËRKESË ZYRTARE
Drejtuar: Menaxhmentit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
Nga: Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së
Lënda: Kërkesë për zbatimin e të drejtave ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë stafin shëndetësor në QKUK

Të nderuar,

Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Ligjin për Inspektoratin e Punës Nr. 2002/9 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ne si Sindikatë e Punëtorëve të QKUK-së paraqesim këtë kërkesë zyrtare për zbatimin e të drejtave ligjore dhe eliminimin e praktikave diskriminuese ndaj infermierëve dhe stafit përcjellës në QKUK.

1. Pagesa e orëve shtesë (Ligji i Punës – Neni 21, 53 dhe 54)

Sipas Ligjit të Punës, çdo orë shtesë e punës jashtë orarit të rregullt duhet të paguhet me tarifë më të lartë. Aktualisht, një pjesë e madhe e orëve shtesë të kryera nga infermierët dhe stafi përcjellës nuk kompensohen fare. Kërkojmë zbatimin e Nenit 53 dhe 54 për të siguruar pagesën e të gjitha orëve jashtë orarit, pa përjashtim.

2. Pagesa për punën gjatë vikendeve (Ligji i Punës – Neni 54)

Punonjësit që angazhohen gjatë vikendeve kanë të drejtë në kompensim të shtuar. Kjo praktikë aktualisht zbatohet vetëm për disa kategori të stafit. Kërkojmë zbatim të Nenit 54 të Ligjit të Punës, ku përcaktohet qartë pagesa shtesë për punën gjatë ditëve të pushimit javor.

3. Pushimi vjetor – diskriminimi në ditë pushimi (Ligji i Punës – Neni 32)

Rregullorja e brendshme në QKUK parashikon 30 ditë pushim për mjekët, ndërsa infermierët dhe stafi përcjellës trajtohen me 20 ditë. Sipas Nenit 32 të Ligjit të Punës, çdo punëtor ka të drejtë në pushim vjetor të barabartë, pa diskriminim. Kërkojmë barazimin e ditëve të pushimit për të gjithë punonjësit.

4. Pagesa për rrezikshmëri (Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë – Neni 5 dhe 6; Ligji për Shëndetësi – Neni 17)

Infermierët dhe stafi përcjellës janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj rreziqeve profesionale, por për ta nuk zbatohet kompensimi për rrezikshmëri. Bazuar në Ligjin për Siguri në Punë (Neni 6) dhe Ligjin për Shëndetësi (Neni 17), kërkojmë që kjo pagesë të aplikohet për të gjithë punonjësit që përballen me rreziqe gjatë ushtrimit të punës së tyre.

5. Pagesa gjatë festave që bien të dielave (Ligji i Punës – Neni 31 dhe 54)

Në rastet kur një festë zyrtare bie ditën e diel, infermierëve u paguhet vetëm ajo ditë, ndërsa e hëna si ditë pushimi nuk paguhet fare për ta, por u kompensohet mjekëve. Sipas Nenit 31 dhe 54 të Ligjit të Punës, të gjitha ditët e festave dhe punët e kryera gjatë tyre duhet të paguhen si ditë të veçanta festive, në mënyrë të barabartë për të gjithë.

---

Kërkesë

Duke u bazuar në dispozitat e mësipërme ligjore dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kërkojmë nga Menaxhmenti i QKUK-së që:

1. Të kompensohen të gjitha orët shtesë për të gjithë punonjësit në mënyrë të drejtë dhe të dokumentuar;

2. Të zbatohet pagesa për punën gjatë vikendeve për të gjithë punëtorët shëndetësorë;

3. Të barazohet pushimi vjetor për të gjithë stafin shëndetësor;

4. Të aplikohet pagesa për rrezikshmëri për të gjithë punonjësit që përballen me kushte të rrezikshme pune;

5. Të paguhen në mënyrë të barabartë ditët e festave – përfshirë edhe rastet kur festa bie të dielën dhe e hëna është ditë pushimi.

Zbatimi selektiv dhe trajtimi i pabarabartë i kategorive të ndryshme të stafit shëndetësor është në kundërshtim me parimet ligjore dhe kushtetuese për barazi dhe drejtësi.

Në emër të Sindikatës, ju ftojmë për një takim urgjent për të shqyrtuar këto kërkesa dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve në përputhje me ligjin.

15/05/2025

Shoqata Sindikale e Punëtorve të QKUK-së organizon EKSKURSION në SHQIPËRI!
📅 Data e nisjes: 30 Maj 2025
⏳ Qëndrim: 3 ditë pushim & argëtim
💶 Çmimi: Vetëm 65€ për person!

Të dashur punëtorë të QKUK-së,
Ejani me ne në një udhëtim relaksues e plot energji në bregdetin shqiptar!
Një mundësi e shkëlqyer për të pushuar, për t’u shoqëruar me kolegët dhe për të krijuar kujtime të bukura!

Çka ju pret?
☀️ Rrezet e diellit
🌊 Deti i kaltër
⛰ Natyrë e mrekullueshme
🎉 Argëtim dhe atmosferë pozitive

Për kë është ky ekskursion?
👩‍⚕️👨‍⚕️ Për të gjithë punëtorët e QKUK-së – të gjithë janë të mirëseardhur!

Pagesa duhet të bëhet më së largu deri më: 25.05.2025
Vendet janë të kufizuara – rezervo sa më parë!

Për informata dhe rezervime kontaktoni:
📞 044 840 858
📞 044 241 207
📞 044 443 681

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK-së:

Shortcuts

Share