Qendra Sociale "Komuna"

Qendra Sociale "Komuna" “Komuna” - qendër sociale e politike dhe hapësirë autonome e të majtës antikapitaliste.

Mbi 100 ditë protestë kunder shkatërrimit të mjedisor, oligarkëve, korrupsionit dhe turizmit elitar.Pse turizmi elitar ë...
10/09/2026

Mbi 100 ditë protestë kunder shkatërrimit të mjedisor, oligarkëve, korrupsionit dhe turizmit elitar.

Pse turizmi elitar është problematik!

Fjalimi i asamblese gjate protestes se 1 majit
04/05/2026

Fjalimi i asamblese gjate protestes se 1 majit

DEKLARATA E PLOTE:Deklarata e Asamblesë Antikapitaliste lidhun me Protestën e Bllokut Antikapitalist për 1 Maj.Sot, pas ...
04/05/2026

DEKLARATA E PLOTE:

Deklarata e Asamblesë Antikapitaliste lidhun me Protestën e Bllokut Antikapitalist për 1 Maj.

Sot, pas përfundimit të protestës së 1 Majit së Bllokut Antikapitalist, policia në masë t’konsiderueshme, kanë ndalë protestueset/it që ishin duke u shpërndarë, edhe kanë eskalu situatën tu i arrestu 4 protestues prezent në të.

Pas 9 vjetësh që Asambleja Antikapitaliste organizon protestën e 1 Majit, sivjet shteti ka vendosë të thirret në ligj edhe të arrestojë pjesëmarrës për kinse protestë ilegale. Ky intervenim i policisë, aspak s’na befason, sidomos që vjen në shprehje në momentin kur ne kundërshtojmë shtypjen e punëtorëve, pjesëmarrjen e Kosovës në përkrahjen e gjenocidit në Palestinë si dhe shefat e oligarkët që po i mbron pushteti shtetëror dhe të gjitha partitë. Kjo aq më shumë vëretohet me faktin që një protestuesi i është mveshë edhe dënim absurd për “thirrje për kryengritje”.

Aktivitetet s’janë klandestine, por përkundrazi, publike e të hapuna. E ne kumtojmë që rrugët nuk i takojnë policisë por janë tonat, se në fund të ditës na e i kem pagu edhe na i kem ndërtu. E pra na as nuk kena kërku, e as s’kemi me kërku asnjëherë leje për me dalë në rrugët e sheshet tona.

Ne sot kemi dalë jo me kërkesa për pushtetin, se nuk ka kuptim t’ju shtrohen kërkesat atyne që krijojnë kushte për punëtore e puntëorë mu vra, lëndu, ngacmu, e poshtnu në vende të punës, e as atyne që jau majnë zhagun kapitalit vendor e ndërkombëtar, e pushteteve gjenocidale Sioniste. Ne kemi dalë si kushtrim për organizim kolektiv nëpër sindikata radikale, nëpër mahalla, nëpër fakulltete, grupe tona shoqnore, nëpër qytete e rrugë, e ta marrim pushtetin në duart tona, te vetë-organizohemi në frymë të horizontalitet, solidariteteit dhe frymës revolucionare, kundër patriarkatit, kapitalizmit, shefave e pronarëve, homofobisë, ksenofobisë, militarizmit, nacionalizmit e çdo sistemi tjetër që shtypë e që fut ndasi ndërmjet neve si klasë punëtore.

Ne i thërrasim të gjithë të organizohemi që ti marrim mjetet e punës, ti marrim tokat, fabrikat, zyret e rruget ne duart tona, e ta krijojmë atë shoqni për të cilën sot po e thërrasim: një shoqëri të lirë e të barabartë. Përderisa votat nuk sjellin ndryshim, por veç ndrrim të atyne që marrin ma shumë pushtet – atyne që punojnë kundër interesave të punëtorëve, ne protestojme e revoltohemi!

Protestuesit janë liru, e rastet janë referu më tutje për gjykatë. Kjo neve nuk na zbraps, por përkundrazi na vërteton faktin që nëse vota edhe injorohet – rezistenca jonë s’mundet!

Deri herën tjetër që shihemi në rrugë!

Asambleja Antikapitaliste
1 Maj 2026

Address

Nazim Gafurri, 66
Pristina
10000

Opening Hours

Tuesday 18:30 - 23:30
Thursday 18:30 - 23:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Sociale "Komuna" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share