09/10/2026
Gjatë kësaj jave, në kuadër të programit Klasat për Nëna, janë mbajtur sesione informuese dhe edukative në QKMF në Fushë Kosovë, ku gratë dhe partnerët e tyre kanë marrë informacione rreth shtatzënisë, përgatitjes për lindje, gjidhënies, kujdesit për të porsalinduri, ushqyerjes së shëndetshme, mirëqenies emocionale të nënës dhe temave të tjera të rëndësishme për shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Infermieret dhe mamitë e trajnuara në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor i mbajnë këto sesione përmes Dhomave për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare në 17 komuna. Sesione të programit mbahen gjithashtu në Klinikën e Neonatologjisë dhe Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë, si dhe në bashkëpunim me QKMF në Fushë Kosovë.
Faleminderit të gjitha infermiereve dhe mamive të angazhuara, të cilat me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë në realizimin e këtyre sesioneve.
Programi Klasat për Nëna mbështetet nga Action for Mothers and Children.
***
This week, educational sessions were held as part of the Mothers’ Classes program at QKMF in Fushë Kosovë, where women and their partners received information on pregnancy, preparation for childbirth, breastfeeding, newborn care, healthy nutrition, maternal emotional well-being and other important topics related to maternal and child health.
Trained nurses and midwives working in primary health care deliver these sessions through the Health Education and Promotion Rooms in Family Medicine Centers across 17 municipalities. Program sessions are also held at the Neonatology Clinic and the Obstetrics and Gynecology Clinic at UCCK in Prishtina, as well as in cooperation with QKMF in Fushë Kosovë.
We thank all the nurses and midwives involved, whose professionalism and dedication contribute to the successful delivery of these sessions.
The Mothers’ Classes program is supported by Action for Mothers and Children.