KCSF Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KCSF, Nonprofit Organization, Besa Imami, Lam A, H. 1, Kat. 12, nr. 65-1, Lakrishtë, Prishtinë .

KCSF është organizatë udhëheqëse në fuqizimin e shoqërisë civile në Kosovë nga 1998, nëpërmjet granteve për shoqëri civile, ngritjes së kapaciteteve, si dhe avokimit në mbrojtje të hapësirës për qytetari aktive. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF është organizatë e pavarur, jo-fitimprurëse e fokusuar në përkrahjen e iniciativave civile lokale që çojnë në një lëvizje e fuqishme të shoqërisë civile që do të promovojë një kulturë demokratike dhe për t’iu përgjigjur nevojave socio-ekonomike të Kosovës. Perspektiva e integrimit europian të Kosovës i ka sjellë KCSF-së një fokus të fuqishëm në çështjet e lidhura në kornizën e BE-së për Ballkanin Perendimor dhe Kosovën në veçanti.

📍Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, vizitoi Gjakovën dhe Ferizajn për të bashkëbiseduar me qytetarë/e rreth...
07/10/2026

📍Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, vizitoi Gjakovën dhe Ferizajn për të bashkëbiseduar me qytetarë/e rreth vullnetarizmit dhe rëndësisë së angazhimit në komunitet.

ℹ️Gjatë infosesioneve rreth 100 pjesëmarrës/e u informuan se si Grantet për Vullnetarizëm mund të mbështesin idetë e tyre për aktivizimin e komunitetit, si dhe për kriteret dhe mënyrën e aplikimit.

📢Thirrja për aplikim për Grantet për Vullnetarizëm vazhdon të jetë e hapur. Nëse keni një ide që mund të mobilizojë qytetarët dhe të adresojë një çështje me rëndësi për komunitetin tuaj, aplikoni tani!

▪️Mbështetje deri në 5,000 EUR
▪️Kohëzgjatje deri në 12 muaj
▪️Afati i fundit për aplikim: 12 tetor 2026, ora 16:00

🔗Detajet dhe aplikimi: https://bit.ly/4zXyNmM

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Suedisë.

---

📍Resursni Centar za civilno društvo na Kosovu posetio je Đakovicu i Uroševac kako bi razgovarao sa građanima/kama o volontiranju i značaju angažovanja u zajednici.

ℹ️Tokom info-sesija, oko 100 učesnika/ca informisano je o tome kako Grantovi za volonterizam mogu podržati njihove ideje za aktiviranje zajednice, kao i o kriterijumima i načinu prijavljivanja.

📢Poziv za prijavljivanje za Grantove za volonterizam je i dalje otvoren. Ako imate ideju koja može mobilisati građane i odgovoriti na pitanje od značaja za vašu zajednicu, prijavite se sada!

▪️Podrška u iznosu do 5.000 EUR
▪️Trajanje do 12 meseci
▪️Rok za prijavu: 12. oktobar 2026. godine, do 16:00 časova

🔗Detalji i prijava: https://bit.ly/3SClbN8

Resursni Centar za civilno društvo na Kosovu sufinansiraju Evropska unija i Švedska. Njen sadržaj je isključiva odgovornost Kosovske fondacije za civilno društvo (KCSF) i Community Building Mitrovica (CBM) i ne odražava nužno stavove Evropske unije ili Švedske.

Dren Puka nga   po merr pjesë në Civil Society & Think Tank Forum (CSF) 2026 që po mbahet në Prishtinë.Në kuadër të foru...
07/10/2026

Dren Puka nga po merr pjesë në Civil Society & Think Tank Forum (CSF) 2026 që po mbahet në Prishtinë.

Në kuadër të forumit, ai ishte pjesë e panelit “Mbrojtja e hapësirës qytetare dhe demokracisë: nga zotimet tek kushtëzimi për një proces të besueshëm të zgjerimit të BE-së”. Diskutimi u fokusua në atë se si procesi i zgjerimit mund t'u japë peshë reale standardeve demokratike dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile.

Puka theksoi se vendet e rajonit tashmë kanë shumë prej mekanizmave formalë për pjesëmarrje, ndërsa sfida qëndron te ajo se çfarë ndodh kur këto mekanizma nuk prodhojnë pjesëmarrje dhe ndikim real. Ai vuri në dukje se shumë prej tyre janë ndërtuar nën shtysën e procesit të integrimit evropian dhe se, me dobësimin e kësaj shtyse, po bëhet gjithnjë më i dukshëm hendeku ndërmjet ekzistencës së mekanizmave dhe substancës së tyre.

Sipas tij, kjo kërkon veprim në dy drejtime. Në afat të shkurtër, rikthimin e peshës së kritereve demokratike dhe të pjesëmarrjes në procesin e zgjerimit. Në afat të gjatë, ndërtimin e një baze shoqërore që e bën pjesëmarrjen të qëndrueshme edhe përtej stimujve të jashtëm. Ai theksoi se BE-ja duhet të vlerësojë cilësinë e konsultimeve, t’i lidhë standardet e tyre me kriteret dhe kushtet për pagesa në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, si dhe ta përfshijë shoqërinë civile para dakordimit të Agjendave të Reformave.

Në planin afatgjatë, Puka theksoi se pronësia demokratike duhet të ndërtohet nga vetë shoqëria, përmes lidhjeve më të forta me qytetarët, lëvizjet, studentët, sindikatat dhe grupet joformale. Këto lidhje krijojnë presionin publik dhe kërkesën për llogaridhënie që u japin peshë mekanizmave formalë të pjesëmarrjes.



Open Society Foundations Western Balkans

📢 𝐂𝐀𝐋𝐋 𝐅𝐎𝐑 𝐀𝐏𝐏𝐋𝐈𝐂𝐀𝐓𝐈𝐎𝐍𝐒 | 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐔𝐌 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐂𝐓 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐓𝐒EJA Kosovo is launching a Call for Applications for Medium Project Grants...
06/10/2026

📢 𝐂𝐀𝐋𝐋 𝐅𝐎𝐑 𝐀𝐏𝐏𝐋𝐈𝐂𝐀𝐓𝐈𝐎𝐍𝐒 | 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐔𝐌 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐂𝐓 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐓𝐒

EJA Kosovo is launching a Call for Applications for Medium Project Grants!

Through this call, EJA Kosovo will support civil society organizations working on issues of public interest, engaging citizens and seeking to bring about concrete change in the communities where they work or at the national level.

Medium Project Grants should start from a clearly identified problem, have a well-considered approach to addressing it, and meaningfully involve citizens and target groups in achieving the intended change.

Through this call, proposals that address environmental issues and strengthen citizen engagement in tackling them are particularly encouraged.

▪️ 𝐔𝐩 𝐭𝐨 𝐄𝐔𝐑 𝟓𝟎,𝟎𝟎𝟎 per project
▪️ 𝟏𝟐–𝟐𝟒 𝐦𝐨𝐧𝐭𝐡𝐬 of implementation
▪️ Open to domestic NGOs registered in Kosovo that meet the eligibility criteria

📅 Application deadline: 6 November 2026 at 16:00

🔗 The Guidelines for Application, application forms and other call documents are available here: https://bit.ly/3W9hJL0

📩 For questions and clarifications: [email protected]

Medium Project Grants are part of KCSF’s EJA Kosovo programme supporting civil society, co-funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and Sweden.

📢 𝐏𝐎𝐙𝐈𝐕 𝐙𝐀 𝐏𝐑𝐈𝐉𝐀𝐕𝐄 | 𝐒𝐑𝐄𝐃𝐍𝐉𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐍𝐈 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐓𝐎𝐕𝐈EJA Kosovo otvara poziv za prijave za Srednje projektne grantove!Ovim poz...
06/10/2026

📢 𝐏𝐎𝐙𝐈𝐕 𝐙𝐀 𝐏𝐑𝐈𝐉𝐀𝐕𝐄 | 𝐒𝐑𝐄𝐃𝐍𝐉𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐍𝐈 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐓𝐎𝐕𝐈

EJA Kosovo otvara poziv za prijave za Srednje projektne grantove!

Ovim pozivom biće podržane organizacije civilnog društva koje se bave pitanjima od javnog interesa, angažuju građane i nastoje da doprinesu konkretnim promenama u sredinama u kojima deluju ili na nacionalnom nivou.

Srednji projektni grantovi treba da polaze od jasno prepoznatog problema, imaju dobro osmišljen pristup njegovom rešavanju i na smislen način uključe građane i ciljne grupe u ostvarivanje željene promene.

U okviru ovog poziva, posebno se podstiču predlozi koji se bave pitanjima životne sredine i jačaju angažovanje građana u njihovom rešavanju.

▪️ 𝐃𝐨 𝟓𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐄𝐔𝐑 po projektu
▪️ 𝟏𝟐–𝟐𝟒 𝐦𝐞𝐬𝐞𝐜𝐚 implementacije
▪️ Za domaće NVO registrovane na Kosovu koje ispunjavaju kriterijume poziva

📅 Rok za podnošenje prijava: 6. novembar 2026. godine do 16:00 časova

🔗 Smernice za prijavljivanje, obrasci i ostala dokumentacija poziva dostupni su ovde: https://bit.ly/4ebESTd

📩 Za pitanja i pojašnjenja: [email protected]

Srednji projektni grantovi deo su KCSF programa „EJA Kosovo“ za podršku civilnom društvu, koji zajednički finansiraju Švajcarska agencija za razvoj i saradnju (SDC) i Švedska.

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌 | 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐌𝐄𝐒𝐌𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄EJA Kosovë hap thirrjen për Grante të Mesme për Projekte!Përmes kësa...
06/10/2026

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌 | 𝐆𝐑𝐀𝐍𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐌𝐄𝐒𝐌𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄

EJA Kosovë hap thirrjen për Grante të Mesme për Projekte!

Përmes kësaj thirrjeje do të mbështeten organizata të shoqërisë civile që punojnë për çështje me interes publik, angazhojnë qytetarët dhe synojnë të sjellin ndryshime konkrete në komunitetet ku veprojnë apo në nivel vendi.

Grantet e Mesme për Projekte duhet të nisen nga një problem i identifikuar qartë, të kenë një qasje të menduar mirë për adresimin e tij dhe të përfshijnë në mënyrë kuptimplotë qytetarët dhe grupet e synuara në arritjen e ndryshimit.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, inkurajohen veçanërisht propozimet që adresojnë çështje mjedisore dhe fuqizojnë angazhimin e qytetarëve në adresimin e tyre.

▪️𝐃𝐞𝐫𝐢 𝐧ë 𝟓𝟎,𝟎𝟎𝟎 𝐄𝐔𝐑 për projekt
▪️ 𝟏𝟐–𝟐𝟒 𝐦𝐮𝐚𝐣 për zbatim
▪️ Për OJQ-të vendore të regjistruara në Kosovë që i plotësojnë kriteret e thirrjes

📅 Afati për aplikim: 6 nëntor 2026, ora 16:00

🔗Udhëzuesin për Aplikim, formularët dhe dokumentet e tjera të thirrjes i gjeni këtu: https://bit.ly/4ySidnD

📩 Për pyetje dhe sqarime: [email protected]

Grantet e mesme për projekte janë pjesë e programit të KCSF-së “EJA Kosovë” për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.

05/10/2026

| This week, Prishtina becomes the place where the speaks together, with evidence, and with something to prove.

For Open Society Foundations – Western Balkans, this moment is three years in the making. From the working groups we brought together in , to the Ignita network we built to keep that work alive, to the months of consultations, research, and preparation that have gone into this Forum, today is where it lands.

CSF Prishtina 2026 starts today. Follow the programme live at osfwb.org/csf2026/live

Proof, Not Promises.

Open Society Foundations | Western Balkans organizes the Civil Society Forums of the Western Balkans Summit Series , in partnership with the Government of Kosovo and in cooperation with the Government of Montenegro.

Sot në   u përmbyll Dialogu Strategjik për Zgjerimin me diskutimin e punës “Pas momentit gjeopolitik: A mund ta ruajë Ev...
02/10/2026

Sot në u përmbyll Dialogu Strategjik për Zgjerimin me diskutimin e punës “Pas momentit gjeopolitik: A mund ta ruajë Evropa ritmin politik për zgjerim?”, ku morën pjesë zyrtarë të ministrive të jashtme, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga disa vende të Evropës dhe Kosova.

Në diskutim kontribuuan: Bianca Fluck nga Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë, Fiona Gundacker nga Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Antoine Michon nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Francës, Matti Nissinen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës dhe Petr Tůma nga Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë.

Si diskutues morën pjesë Stefan Lehne nga Carnegie Europe dhe Lura Limani nga Open Society Foundations, ndërsa sesionin e udhëhoqi Florent Marciacq nga Austro-French Centre for Rapprochement in Europe dhe Ifri.

Diskutimi u përqendrua tek mënyra se si konteksti aktual politik në kryeqytetet evropiane po ndikon në qëndrimet e shteteve ndaj zgjerimit dhe tek mënyrat se si BE-ja mund ta ruajë ritmin politik për këtë proces, ndërkohë që zgjerimi po ndërlidhet gjithnjë e më shumë me debatet për sigurinë, migracionin, reformat institucionale dhe buxhetin e BE-së.

Donika Emini nga Balkan Research Institute e përmbylli sesionin dhe Dialogun treditor.

Përgjatë tri ditëve, programi ndërthuri debat publik, takime institucionale, vizita dhe shkëmbime mes ekspertëve mbi perspektivat evropiane për zgjerimin e BE-së duke u trajtuar ndërlidhja mes gjeopolitikës, sigurisë rajonale dhe tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Dialogu Strategjik për Zgjerimin u organizua nga KCSF, Austro-French Centre for Rapprochement in Europe, Balkan Research Institute dhe Ifri - Institut français des relations internationales me mbështetjen e Open Society Foundations Western Balkans, Austrian Embassy Pristina dhe Suedia-Embassy of Sweden in Pristina.

📌Pas diskutimit publik të mbrëmshëm mbi zgjerimin e BE-së dhe rrugën e Kosovës drejt saj, Dialogu Strategjik vazhdoi sot...
01/10/2026

📌Pas diskutimit publik të mbrëmshëm mbi zgjerimin e BE-së dhe rrugën e Kosovës drejt saj, Dialogu Strategjik vazhdoi sot me takime, vizita dhe diskutime mes përfaqësuesve institucionalë dhe ekspertëve nga vende të ndryshme të Evropës, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte shkëmbimi i perspektivave mbi zgjerimin e BE-së dhe implikimet e tij për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, duke trajtuar ndërlidhjen mes zhvillimeve gjeopolitike, sigurisë rajonale dhe tranzicionit energjetik.

▪️Delegacioni u takua me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës me Bashkimin Evropian, z.Jeton Zulfaj, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci.

👷👷‍♂️Në kuadër të programit, delegacioni vizitoi edhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku u njoh nga afër me sfidat e sigurisë dhe tranzicionit energjetik në Kosovë.

⚡️Dita u përmbyll me një diskutim pune mbi sigurinë energjetike, ku u trajtua roli i saj në procesin e zgjerimit të BE-së, ndikimi gjeopolitik i investimeve dhe infrastrukturës, si dhe rreziqet e varësive të reja energjetike në Ballkanin Perëndimor.

Dialogu Strategjik u organizua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Austro-French Centre for Rapprochement in Europe, Balkan Research Institute dhe French Institute of International Relations. Ai u mbështet nga Open Society Foundations Western Balkans, Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe Suedia.

𝐃𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë: 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐁𝐄-𝐬ë 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐭, 𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐢...
30/09/2026

𝐃𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë: 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐁𝐄-𝐬ë 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐭, 𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 𝐭ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐧ë𝐭𝐚𝐫𝐞

Prishtinë, 30 shtator 2026

Rikthimi i zgjerimit në fokus të agjendës evropiane, dallimet mes kryeqyteteve të BE-së për ritmin dhe kushtet e këtij procesi, si dhe implikimet e tyre për Kosovën ishin në fokus të diskutimit të nivelit të lartë “Qëndrimet e kryeqyteteve evropiane ndaj zgjerimit: perspektivat, prioritetet dhe rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Diskutimi mblodhi në Prishtinë, ekspertë nga vende të ndryshme të Evropës, përfaqësues institucionesh, diplomatë e pjesëtarë të shoqërisë civile të cilët diskutuan se si qasjet e shteteve anëtare të BE-së e formësojnë të ardhmen e procesit të zgjerimit dhe se çfarë nënkuptojnë ato për perspektivën evropiane të Kosovës.

Ngjarja u organizua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Austro-French Centre for Rapprochement in Europe, Balkan Research Institute dhe French Institute of International Relations.

Në fjalën hyrëse, Dren Puka, drejtor ekzekutiv i KCSF-së, theksoi se momentumi i ri i zgjerimit pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës po ndryshon edhe logjikën e këtij procesi, ku siguria, përafrimi gjeopolitik dhe gatishmëria politike e shteteve anëtare po marrin peshë krahas reformave. Sipas tij, rasti i Kosovës nxjerr në pah këtë kontradiktë brenda vetë logjikës së zgjerimit, ku ky proces ishte dashur të bazohet në meritë, ndërsa avancimi varet edhe nga vendime politike të shteteve anëtare mbi njohjen e Kosovës dhe konsensusit brendapërbrenda BE-së.

Jean-François Huchet, ambasador i Francës në Kosovë, u shpreh se zgjerimi është rikthyer në qendër të agjendës strategjike evropiane, por se, përtej konsensusit strategjik, kryeqytetet e BE-së ende kanë dallime rreth ritmit, kushteve dhe metodave se si duhet të zhvillohet zgjerimi i BE-së. Për Francën, zgjerimi duhet të jetë i besueshëm, i bazuar në meritë dhe i shoqëruar me përgatitjen e vetë BE-së për anëtarë të rinj, përmes përshtatjes së institucioneve, politikave dhe buxhetit të saj. Ai vlerësoi hapat e Kosovës, si aplikimi për anëtarësim dhe liberalizimi i vizave, por theksoi se rruga përpara kërkon reforma, sundim të ligjit dhe angazhim të vazhdueshëm në dialog.

Georg Schnetzer, ambasador i Austrisë në Kosovë, theksoi se zgjerimi është prioritet strategjik për sigurinë dhe autonominë strategjike të Evropës, por se qasja aktuale nuk i përgjigjet urgjencës gjeopolitike. Sipas tij, procesi duhet të ecë më shpejt përmes hapave konkretë, përfshirë vlerësimin e aplikimit të Kosovës nga Komisioni Evropian drejt statusit kandidat, thjeshtimin e procedurave, ku Austria mbështetë votimin me shumicë të cilësuar, dhe shmangien e bllokadave nga çështjet bilaterale, pa kompromis në kriteret dhe reformat themelore. Ai e paraqiti integrimin gradual si mënyrë për përfitime konkrete para anëtarësimit, duke nënvizuar se anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet synimi përfundimtar.

Kurse Jeton Zulfaj, kryenegociator i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian në fjalën e tij u përqendrua te hendeku mes avancimit të Kosovës në reforma dhe integrim praktik me BE-në, pavarësisht vonesave nga bllokada në Kuvend, dhe ngecjes së aplikimit për anëtarësim, për të cilin, sipas tij, Këshilli ende nuk i ka kërkuar Komisionit opinion. Sipas tij, prioriteti duhet të jetë marrja e statusit kandidat dhe hapja e negociatave, ndërsa dialogu me Serbinë mund të trajtohet përmes një kapitulli të veçantë gjatë procesit të anëtarësimit, sikurse Kapitulli 35. Ai theksoi se, në kontekstin aktual gjeopolitik, përafrimi i plotë i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe me vlerat themelore të Unionit duhet të peshojë në vlerësimin e avancimit të saj.

Ndërkaq gjatë diskutimit në panel, të moderuar nga Florent Marciacq, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Austro-French Centre for Rapprochement in Europe dhe bashkëpunëtor hulumtues në Institut français des relations internationales (Ifri) në Vjenë e Paris, u veçuan disa vlerësime mbi gjendjen dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit.

Në diskutim u theksua se qëndrimet e shteteve anëtare ndaj zgjerimit ndikohen nga mënyra se si secili shtet e interpreton imperativin gjeopolitik, por edhe nga interesat e brendshme, çështjet e sigurisë, kapaciteti absorbues i BE-së dhe vizionet e ndryshme për të ardhmen e vetë BE-së. Paneli theksoi se ekziston mbështetje më e madhe politike për zgjerimin pas luftës në Ukrainë, por jo domosdoshmërisht një kuptim i përbashkët se si dhe deri ku duhet të zgjerohet BE-ja.

Për rrugën e Kosovës drejt BE-së, kjo nënkupton se momentumi gjeopolitik nuk përkthehet automatikisht në përparim. Pozita e Kosovës varet jo vetëm nga përmbushja e kritereve, por edhe nga kohezioni politik mes shteteve anëtare dhe vendi që Kosova zë në prioritetet e tyre për zgjerimin.
Në panel u argumentua se rruga evropiane e Kosovës duhet të trajtohet përtej prizmit të dialogut Kosovë–Serbi, ndërsa u përmend edhe mundësia e shfrytëzimit të mekanizmave të integrimit gradual dhe formave të reja të përfshirjes në fusha ku çështja e statusit paraqet më pak kufizime.

Në panel morën pjesë Donika Emini, drejtore ekzekutive e Balkan Research Institute në Prishtinë dhe hulumtuese në Universitetin e Grazit dhe anëtare e BiEPAG, Ruth Ferrero-Turrión, profesore në Complutense Institute for International Studies në Madrid, Kai-Olaf Lang, hulumtues i lartë në German Institute for International and Security Affairs në Berlin, Clotilde Warin, bashkëpunëtore e asociuar shkencore në Institut Jacques Delors dhe drejtore e Programit për Evropën në Eastern Circles në Paris, Doris Wydra, hulumtuese e lartë dhe drejtore ekzekutive e Salzburg Centre of European Union Studies në Salzburg.

Ngjarja u mbështet nga Open Society Foundations Western Balkans, Austrian Embassy Pristina dhe Suedia.

The high-level discussion “𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞𝐚𝐧 𝐂𝐚𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐬 𝐨𝐧 𝐄𝐧𝐥𝐚𝐫𝐠𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭: 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐩𝐞𝐜𝐭𝐢𝐯𝐞𝐬, 𝐏𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐢𝐞𝐬 𝐚𝐧𝐝 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨’𝐬 𝐏𝐚𝐭𝐡 𝐅𝐨𝐫𝐰𝐚𝐫𝐝” is now ...
30/09/2026

The high-level discussion “𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞𝐚𝐧 𝐂𝐚𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐬 𝐨𝐧 𝐄𝐧𝐥𝐚𝐫𝐠𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭: 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐩𝐞𝐜𝐭𝐢𝐯𝐞𝐬, 𝐏𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐢𝐞𝐬 𝐚𝐧𝐝 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨’𝐬 𝐏𝐚𝐭𝐡 𝐅𝐨𝐫𝐰𝐚𝐫𝐝” is now underway in Prishtina.

Experts from across Europe, institutional representatives, diplomats and civil society representatives have come together to exchange perspectives on the future of EU enlargement, the priorities of European capitals, and Kosovo’s path towards European integration.

---

Ka nisur diskutimi i nivelit të lartë “𝐐ë𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭: 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐚𝐭, 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐁𝐄-𝐬ë”.

Diskutimi ka mbledhur ekspertë nga vende të ndryshme të Evropës, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile si dhe diplomatë, për të diskutuar të ardhmen e zgjerimit të BE-së dhe rëndësinë e këtij procesi për Kosovën.

--

Počela je diskusija na visokom nivou „𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐬𝐤𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐭𝐨𝐧𝐢𝐜𝐞 𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐬̌𝐢𝐫𝐞𝐧𝐣𝐮: 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞, 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐮𝐭 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐤𝐚 𝐄𝐔“.

Diskusija okuplja stručnjake iz različitih evropskih zemalja, predstavnike institucija, diplomatskog kora i civilnog društva, a u fokusu su budućnost proširenja Evropske unije, različite perspektive i prioriteti evropskih prestonica, kao i put Kosova ka EU.

-
Austro-French Centre for Rapprochement in Europe,
Balkan Research Institute
Ifri - Institut français des relations internationales

Address

Besa Imami, Lam A, H. 1, Kat. 12, Nr. 65-1, Lakrishtë
Prishtinë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KCSF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KCSF:

Shortcuts

Share