Departamenti i Gruas i BIK

Departamenti i Gruas i BIK Faqja zyrtare e Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës

07/10/2026

MUALIME E DALLUAR (Reportazh)
Agime Sogojeva
Një ëndërr e kahmotshme iu shndërrua në mision të jetës!
Mualimet në mbarë Kosovën vazhdojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në edukimin fetar dhe formimin e brezave, duke përcjellë dije, vlera dhe mësime për jetën.

Në Xhaminë Qendrore në Shtime u mbajt programi kulturor-fetar “Hyrje në Kuran”, organizuar nga Departamenti i Gruas pran...
05/10/2026

Në Xhaminë Qendrore në Shtime u mbajt programi kulturor-fetar “Hyrje në Kuran”, organizuar nga Departamenti i Gruas pranë KBI-së Shtime, me rastin e përfundimit të mësimit të shkronjave dhe fillimit të leximit të Kuranit Famëlartë nga 22 nxënës të mësueses Emine Tërshani-Asllani.

Programi shënoi një moment të veçantë për nxënësit, të cilët pas përfundimit të mësimit të shkronjave arabe, nisën një etapë të re në mësimin dhe leximin e Kuranit Famëlartë.

Në kuadër të programit, Dr. Florentina Tërmkolli foli për rëndësinë e mësimit të Kuranit Famëlartë, duke theksuar vlerën e edukimit kuranor në formimin e fëmijëve dhe në kultivimin e vlerave dhe parimeve islame që në moshë të hershme.

Departamenti i Gruas në Prishtinë përmbylli aktivitetet e muajit të MevluditDepartamenti i Gruas në Prishtinë përmbylli ...
01/10/2026

Departamenti i Gruas në Prishtinë përmbylli aktivitetet e muajit të Mevludit

Departamenti i Gruas në Prishtinë përmbylli aktivitetet e muajit të Mevludit me një program fetar të organizuar në Xhaminë “Sylejman Mustafa”.

Programi nisi me këndimin e ajeteve nga Kurani Famëlartë dhe tekbiret, të interpretuara nga nxënëset e kësaj xhamie. Më pas, mualimja Teuta Raifi, e cila udhëhoqi programin, paraqiti një përmbledhje të shkurtër mbi jetën dhe veprën e Pejgamberit Muhamed a.s.

Në fjalën e rastit, koordinatorja e Departamentit të Gruas në Prishtinë, Kadrije Dragusha-Ademi, vlerësoi angazhimin e mualimeve dhe punën e tyre gjatë aktiviteteve të zhvilluara përgjatë muajit të Mevludit.

Ligjëratën me temën “Gjurmët që ndryshojnë rrugët” e mbajti dr. Florentina Tërmkolli, përfaqësuese e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Përmes shembujve dhe mesazheve nga jeta e përditshme, ajo trajtoi rëndësinë e gjurmëve të mira që njeriu lë pas vetes dhe ndikimin e tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë.

Programi u përmbyll me një bashkëbisedim ndërmjet të pranishmeve dhe mysafireve, gjatë të cilit u parashtruan pyetje dhe u shkëmbyen mendime rreth temave të trajtuara.

Në Xhaminë “Hatunije”, në Prishtinë, u mbajt programi fetar me temën “Drita që Ndriçoi Botën- Muhamedi a.s.”, i organizu...
28/09/2026

Në Xhaminë “Hatunije”, në Prishtinë, u mbajt programi fetar me temën “Drita që Ndriçoi Botën- Muhamedi a.s.”, i organizuar në kuadër të aktiviteteve kushtuar muajit të Mevludit.

Programin e udhëhoqi mualimja Fehime Gashi-Jusufi, e cila në hapje përcolli fjalën përshëndetëse dhe uroi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë organizim.

Për figurën dhe shembullin e Pejgamberit Muhamed a.s. ligjëroi znj. Vaxhide Podvorica-Bunjaku, udhëheqëse e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në ligjëratën e saj, ajo foli për rolin e Muhamedit a.s. si udhërrëfyes për njerëzimin, duke vënë në pah shembullin e tij në besim, moral, mëshirë dhe marrëdhëniet me të tjerët. Ajo theksoi rëndësinë që mësimet dhe vlerat e tij të reflektohen në jetën e përditshme të besimtarëve.

Pjesë e programit ishte edhe interpretimi i ilahive nga Arbenita Maliqi Rexhepi.

25/09/2026

“Nëse veç 1 euro ka hy nga Serbia për Bashkësinë Islame, unë më s’jam Myfti i Kosovës”, “Çlirimtarët nuk i kemi për burgje.., ata do të kthehen!”.

Shkëputje nga fjala e Myftiut Naim ef. Tërnava në përurimin e Xhamisë qëndrore në Lipjan

Në Xhaminë e Klinës, Departamenti i Gruas organizoi një ligjëratë kushtuar jetës dhe mësimeve të Pejgamberit Muhamed a.s...
25/09/2026

Në Xhaminë e Klinës, Departamenti i Gruas organizoi një ligjëratë kushtuar jetës dhe mësimeve të Pejgamberit Muhamed a.s., në kuadër të aktiviteteve të muajit të Mevludit.

Programin e hapi mualimja Mirsije Musliu, e cila përshëndeti të pranishmet dhe një fjalë përshëndetëse e mbajti koordinatorja e departamentit të gruas në Klinë znj. Ganinete Bojaj.

Ligjëratën kryesore e mbajti znj. Vaxhide Podvorica-Bunjaku, udhëheqëse e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Në ligjëratën e saj, ajo trajtoi aspekte nga jeta dhe shembulli i Pejgamberit Muhamed a.s., duke përcjellë mesazhe dhe këshilla për të pranishmet.

Në pjesën e fundit të programit, fjalën e mori dr. Florentina Tërmkolli, e cila përcolli mesazhe në kuadër të këtij organizimi.

Programi u përmbyll me një dramë islame të përgatitur për këtë rast.

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri, përkatësisht Departamenti i G...
24/09/2026

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri, përkatësisht Departamenti i Gruas, organizoi tribunën islame me temë “Ndriçues i jetës, gjallërues i zemrave”, kushtuar jetës dhe mësimeve të Pejgamberit Muhamed a.s. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 200 gra dhe vajza.

Programin e hapi koordinatorja e Departamentit të Gruas në Vushtrri, Rovena Klinaku, e cila përshëndeti të pranishmet dhe mysafiret e këtij organizimi.

Ligjëratën e mbajti znj. Vaxhide Podvorica-Bunjaku, udhëheqëse e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila trajtoi shembuj nga jeta e Pejgamberit Muhamed a.s., duke u ndalur te mëshira, durimi, dashuria dhe udhëzimi që përcillet përmes shembullit të tij.

Në kuadër të tribunës ligjëroi edhe teologia Agime Sogojeva, e cila përcolli mësime dhe reflektime mbi jetën e të Dërguarit të Allahut dhe rëndësinë e zbatimit të mësimeve të tij në jetën e përditshme.

Programi u pasurua me ilahi të interpretuara nga ilahistja Merita Burrniku, ndërsa nxënësit, fitues të Garës së Diturisë në nivel kombëtar, prezantuan një pjesë teatrale me mesazh edukativ.

Në Xhaminë “Medina” në Fushë Kosovë u mbajt program me rastin e përfundimit të Hatmes së Kuranit nga 11 nxënës.Në kuadër...
21/09/2026

Në Xhaminë “Medina” në Fushë Kosovë u mbajt program me rastin e përfundimit të Hatmes së Kuranit nga 11 nxënës.

Në kuadër të programit, katër nxënës bënë hyrjen në Kuran së bashku me nënat e tyre, duke shënuar fillimin e rrugëtimit të tyre në mësimin e Kuranit.

Fjalën përshëndetëse e mbajti mualimja Sherife Kryeziu, ndërsa ligjëratën e mbajti dr. Florentina Tërmkolli, e cila foli për rëndësinë e mësimit të Kuranit dhe edukimit të brezit të ri.

Duaja e Hatmes u bë nga mualimja Meka Ilazi, ndërsa në përmbyllje u bë edhe shpërndarja e certifikatave për nxënësit që përfunduan Hatmen e Kuranit.

Programi u pasurua me këndim të Kuranit, ilahi dhe poezi kushtuar Pejgamberit Muhamed a.s.

21/09/2026
Në Xhaminë e Kaçanikut të Vjetër u mbajt Dua e Hatmes së 11 nxënësve, në kuadër të aktiviteteve të muajit të Mevludit. K...
21/09/2026

Në Xhaminë e Kaçanikut të Vjetër u mbajt Dua e Hatmes së 11 nxënësve, në kuadër të aktiviteteve të muajit të Mevludit. Ky aktivitet shënoi përfundimin e leximit të Kuranit nga nxënësit e parë të kësaj xhamie që përfundojnë Hatmen.

Programi nisi me lexim të Kuranit nga 11 nxënësit, të cilët përfunduan leximin e tij nën udhëheqjen e mualimes Ajnure Topojani Ceka, njëherësh koordinatore e Departamentit të Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik. Në fjalën e saj, ajo foli për punën dhe përkushtimin gjatë procesit të mësimit të nxënësve.

Ligjëratën kushtuar jetës dhe shembullit të Pejgamberit Muhamed a.s. e mbajti Vaxhide Podvorica-Bunjaku, udhëheqëse e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo përcolli mesazhe mbi jetën, moralin dhe mësimet e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s.

Në kuadër të programit u interpretuan edhe ilahi nga mualimja Blertona Kriva.

Address

Prishtinë

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38338224024

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Gruas i BIK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share