08/08/2026
Organizata KosDua ka punuar fuqishëm dhe në vazhdimësi në aspektin krijues dhe organizativ. Është e vërtetë se gjatë këtyre muajve të vitit 2026 kemi qenë më pak aktivë në rrjetet sociale, por kjo nuk do të thotë se kemi qenë pasivë në punën tonë.
Gjatë vitit 2025 kemi realizuar mbi 600 postime në të gjitha rrjetet sociale dhe kemi arritur mbi 40 milionë shikime në të gjitha platformat, duke përfshirë të gjitha faqet tona.
Gjatë këtyre muajve kemi përmbushur disa raporte të rëndësishme, të cilat na kanë marrë kohë dhe angazhim të konsiderueshëm. Paralelisht, kemi punuar në zhvillimin e projekteve të reja. Aktualisht kemi mbi 8 projekte të gatshme në forma të ndryshme: pesë prej tyre janë në fazën e skicave dhe tri janë të përfunduara edhe në aspektin e planifikimit dhe përgatitjes së projekt-propozimeve.
Ndërkohë, jemi duke përgatitur një projekt të madh, i cili synojmë të jetë kryefjala e vitit 2026 për Organizatën KosDua.
Shihemi shumë shpejt me të reja dhe projekte të reja.
Me respekt: Agron Kulla