Forumi i Grave per Zhvillim

Forumi i Grave per Zhvillim FGZH është një organizatë joqeveritare që mbështet fuqizimin dhe zhvillimin e grave në shoqëri.

Me iniciativën e Organizatave Jo-qeveritare të udhëhequra nga gratë e Podujevës dhe Grupit Joformal të Grave Asambleiste...
14/07/2026

Me iniciativën e Organizatave Jo-qeveritare të udhëhequra nga gratë e Podujevës dhe Grupit Joformal të Grave Asambleiste, mbështetur nga Komuna e Podujevës, u organizua Panairi humanitar në mbështetje të Egzona Mehmetit.

Falënderojmë gjitha gratë që pa hezitim përgaditën gjëra ushqimore e i ofruan për sh*tje në Panair, si dhe gjithë sponzorët e pjesëmarrësit.
Egzonës i urojmë shërim të plotë

14/07/2026

Përgaditje për Hapje të Panairit Humanitar

Kur i gjithë komuniteti ngrihet në këmbë për një kauzë të madhe...Ju faleminderit të gjithë juve që jeni bashkangjit në ...
11/07/2026

Kur i gjithë komuniteti ngrihet në këmbë për një kauzë të madhe...
Ju faleminderit të gjithë juve që jeni bashkangjit në organizim të Panairit , e juve që do kontriboni në mënyra të ndryshme për jetën e çmuar të Egzones.

Përfaqësuesja jonë nga Forumi i Grave për Zhvillim mori pjesë në konferencën “Gratë në Biznes-She Rises 2026”, një ngjar...
21/06/2026

Përfaqësuesja jonë nga Forumi i Grave për Zhvillim mori pjesë në konferencën “Gratë në Biznes-She Rises 2026”, një ngjarje që mblodhi gra lidere, ndërmarrëse dhe përfaqësues të lartë institucionalë për të diskutuar fuqizimin ekonomik të grave dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

Konferenca u nderua edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe partnerëve, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e grave në biznes, lidership dhe vendimmarrje. Forumit i Grave për Zhvillim mbetet i përkushtuar në mbështetjen dhe promovimin e rolit të gruas në çdo sferë të jetës shoqërore dhe ekonomike. 🌸💜

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Women's Economic Forum
Dhoma Ekonomike e Grave te Kosoves - G7

27/05/2026

Urime Festa e Bajramit për gjithë besimtarët mysliman.
Shëndet e mirësi për ju.

Me respekt: Forumi i Grave për Zhvillim

Një biznes i ri ju ka shtuar së fundi Podujevës, Është Make up & Hair Studio" Duo Nita " , i specializuar për nuse & eve...
21/05/2026

Një biznes i ri ju ka shtuar së fundi Podujevës, Është Make up & Hair Studio" Duo Nita " , i specializuar për nuse & evente.
Kishim kënaqësinë të merrnim pjesë në inaugurimin e tij, ku pamë dhe entuziazmin e gatshmërinë për të ofru punë të bukur e profesionale.

Adresa ku mund ta gjeni Sallonin: rr. Vëllezërit Frashëri 167- Podujevë
Numri kontaktues për termine:
+383 43 827837
Linku i Instagramit:
https://www.instagram.com/duonita.studio?igsh=MWpvaWM0djhva2xicg==

Imazhe nga Takimi i organizuar me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit rreth Shëndetit Mendor. Falënderojmë psikologen Ard...
13/05/2026

Imazhe nga Takimi i organizuar me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit rreth Shëndetit Mendor.

Falënderojmë psikologen Ardiana Hetemi- Ajeti e cila na ligjëroj rreth kësaj teme kaq të rëndësishme, dhe drejtorinë e Kulturës së Komunës së Podujevës, me drejtoreshë Valbonë Azemin për mbështetjen në lejen e përdorimit të hapësirës së Galerisë.
Shihemi në takime të radhës
----------------------------------------------------------------------

Images from the gathering we organized on the occasion of Mental Health Awareness month.

Thanks to psychologist Ardiana Hetemi-Ajeti who lectured us on this very important topic, and to the Podujeva Municipality, with Director of Culture Valbonë Azemi for allowing us to use the Gallery.
See you at the next meetings.

Miq të dashur, këtë fundjavë po e përmbyllim duke u prezantu një dyqan shumë të veçantë në Podujevë.Teuta Restelica, e d...
10/05/2026

Miq të dashur, këtë fundjavë po e përmbyllim duke u prezantu një dyqan shumë të veçantë në Podujevë.
Teuta Restelica, e diplomuar në rrobaqepësi në vitin 2000, tash e disa vite drejton biznesin e saj privat, ku mundesh me gjet shumëllojshmëri veshjesh tradicionale të punuara me shumë përkushtim, gjithashtu gjeni çdo shërbim tjetër të rrobaqepësisë.

Adresa e dyqanit: Rr.Bahri Fazliu, afër spitalit,
Nr.kontaktues: +383 45 669519
Faqja e Instagramit: https://www.instagram.com/rrobaqepse_teuta?igsh=dG9qZXE0NWR3cXVz

Mikesha të dashura, A jeni lodh nga stresi i zakonshëm, trishtimi i shpeshtë, humbje vullneti e dëshire, momente ankthi ...
07/05/2026

Mikesha të dashura,

A jeni lodh nga stresi i zakonshëm, trishtimi i shpeshtë, humbje vullneti e dëshire, momente ankthi e dhimbje krahërori.. këto simptoma, e shumë të tjera kanë shpjegime psikologjike për ty dhe mua.
Si të përballemi me stresin, depresionin, ankthin e shumë çrregullime tjera emocionale?
Mblidhemi bashkë për të dëgju më shumë nga profesioniste të Shëndetit Mendor.

Me datë 13 Maj, ditë e mërkure, duke filluar nga ora 16:00, eja e mëso se si shkaktohen e trajtohen.
Muaji Maj njihet si muaji i Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, andaj kemi mendu me organizu këtë event ku do mund të dëgjojmë, bashkëbisedojmë e pyesim gjëra që na interesojnë rreth Shëndetit Mendor.

●Merre miken, familjaren e fqinjen●
U mirëpresim me datë 13

Forumi i Grave për Zhvillim

Një vizitë tjetër e kësaj jave u zhvillua tek mikja jonë Ujvara, e cila tash e 12 vite drejton me shumë sukses biznesin ...
06/05/2026

Një vizitë tjetër e kësaj jave u zhvillua tek mikja jonë Ujvara, e cila tash e 12 vite drejton me shumë sukses biznesin e saj "Studio Ujvara".

Kjo studio, përpos që ofron shërbime ondulimi, ofron gjithashtu Art në thonjë e grim.

Si me e gjet Ujvaren dhe ekipin e saj të mrekullueshëm?
○ Në zemër të Podujevës, te rruga Nuhi Gashi, afër shesh*t○
Nr.kontaktues për termine e më shumë informata është : +383 44 359 149

E për me pa punën e bukur që bëjnë, ju ftoj me i vizitu këto linke më poshtë:
Instagram: https://www.instagram.com/studioujvara?igsh=MWp3ZGZoc25vZ2Uybw==

Facebook: https://www.facebook.com/share/1DxaQeJEc8/

Address

Podujeve
Podujevë
11000

Telephone

+38348736672

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi i Grave per Zhvillim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forumi i Grave per Zhvillim:

Shortcuts

Share